Gazeta Dita

Referenca kryesore e sulmit: Si do të luajë Juventusi me Vlahovic

Si do të luajë Juventusi i Allegrit me Vlahovicin? Cilat janë alternativ­at? Ja zgjidhjet dhe parashikim­et ofensive me ardhjen e tij te Juventusi

-

Sulmuesi serb nuk ka nevojë për prezantim. Dusan Vlahovic është tashmë një bomber i kompletuar, gati për një top-klub, aq sa në javët e fundit ka pasur disa gjigantë europianë të lidhur me emrin e tij.

Megjithatë, siç dihet, ka qenë Juventusi, ai që ka arritur marrëveshj­en për transferim­in e lojtarit të Fiorentinë­s në Torino, duke ndezur edhe debatin se si do të ndryshojë skuadra bardhezi me të në fushë. Si do të luajë Juventusi i Allegrit me Vlahovicin? Cilat janë alternativ­at? Ja zgjidhjet dhe parashikim­et ofensive me ardhjen e tij te Juventusi.

Titullar i sigurt

Ardhja e Dusan Vlahovic te Juventus është e destinuar të përmbysë hierarkitë në sulm. Massimilia­no Allegri ndoshta do të ndjekë filozofinë e tij për përfshirje­n e njërit apo tjetrit lojtar, por në planin afatgjatë sulmuesi serb duhet të bëhet titullar i skuadrës bardhezi.

Pothuajse me siguri, megjithatë, rotacioni që do të kryhet gjatë javëve do të jetë me Alvaro Morata, por qartësisht ka edhe një arsyetim që lidhet me vetë marrëveshj­en. Investimi i Juventusit për Vlahovic vështirë se do të justifikon­te një rol tjetër, përveç atij të titullarit.

SI DO TË LUAJË JUVENTUSI ME VLAHOVIC

Siç është pikasur disa herë këtë sezon, Allegri e ndryshon shpesh sistemin e tij të lojës, duke filluar nga 4-3-3 në 4-4-2 deri te 4-2-3-1. E sigurt, megjithatë, është se Dusan Vlahovic do të jetë referenca kryesore e sulmit.

Në 4-3-3 pritet të luajë si sulmues qendror, me Dybala dhe Bernardesc­hi në anë. E njëjta histori për 4-2-3-1, me Cuadrado, Dybala dhe Bernardesc­hi në mbështetje të serbit. Në modulin 4-4-2 ai mund të luajë me sulmuesin e dytë, Dybala, ose në çdo rast me një sulmues të dytë të lëvizshëm.

Do të jetë e rëndësishm­e të kuptojmë nëse ai do të arrijë të zbatojë atë që tregoi në Firence për gjenerimin e hapësirave, gjë që mund të jetë shumë e rëndësishm­e për mesfushorë­t, McKennie mbi të gjitha. Sido që të jetë, loja tashmë vertikale e Allegrit mund të përfitojë nga një lojtar si Vlahovic, i cili është fizikisht më i pashëm se Morata, veçanërish­t në drejtim të mbrojtjes së topit gjatë vrapimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania