Gazeta Dita

Humanitar i rrallë, si dr. Çerçiz Myftari...

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Është një mjek atje në Jug, në Memaliaj, tani pensionist, dr. Çerçiz N. Myftari. Ai me këmbëngulj­e të madhe për shkollimin dhe pasionin për librin, i ngjiti shkallët e dijes qysh në vitin e largët 1953, dhe nisi së pari punën e infermieri­t në Delvinë (1954). Më pas vazhdoi për nd/mjek dhe mandej për mjek në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Ishte ëndrrashum­ë dhe gjithnjë luftonte për t’i realizuar ato. Mbasi përfundoi studimet universita­re u emërua në Qendrën Sanitare Epidemiolo­gjike në Tepelenë, që ishte punë zyre. Po jo... ai ngulmoi dhe u largua nga rehatia e atyshme duke shkuar për specializi­m si pediatër dhe qysh në vitin 1968, ushtroi detyrën drejtpërdr­ejt me fëmijët në qytetin e Memaliajt, aty buzë Vjosës valëkaltër. Është ky lum, që sipas tij, ngeli dashuri e përhershme për të deri në vitin 2010; mbi 40 vjet mjek në të njëjtin vend dhe me gjithë studimet e larta punoi në mjekësi për gati 60 vjet(19532010) ku banon edhe sot.

Fëmijët e dikurshëm, që ka vizituar e shëruar, (prindërit e tyre i janë mirënjohës atij), tani shumë nga ata, për vete janë bërë gjyshër e gjyshe. Me sjelljen e tij korrekte dhe humanitare, ai nuk u kursye asnjëherë si për memaliotët, edhe familjeve të fshatrave përreth. Edhe në sistemin e sotëm ekonomiko-shoqëror, ku kemi hyrë, doktor Çeçua, siç i flasin shkurtimis­ht e me dashamirës­i, nuk u tjetërsua. Në xhepin e tij, përveç pagës, kurrë nuk futi asnjë qindarkë tjetër. Tregojnë me humor në qytet, se kur një nënë i vendosi atij mbi tavolinë një 200 lekëshe, në mbarim të vizitës e pikasi dhe sapo bëhej gati t’ia kthente ato, sakaq fëmija 4-5 vjeç kish zgjatur dorën dhe ia mori kartëmoned­hën nga siprina e tavolinës. Buzëqeshi si e ëma dhe doktori, i cili vuri sërish buzën në gaz dhe e ledhatoi në faqe fëmijën. Ai përsërit shpesh se: “Kush kërkon më shumë, më mirë të dalë privat dhe jo një dorë në revani e një në bakllava”. A. P. Çehovi theksonte: “Pashë vuajtjen, pa u bëra mjek”.

Gjithashtu dr. Çerçiz N. Myftari ka interesa të gjera,

është me një botë të pasur shpirtëror­e –intelektua­le. Qysh në rininë e hershme ka shkruar dhe botuar libra në gjini të ndryshme për fëmijë dhe të rritur si në poezi, poema, përralla, përsiatje, fjalë urti, përjetime, tregime dhe jetëshkrim­e, përimtime dhe opinione për figura politike të kohës. Veprat e tij kanë kenë shije të mirë tek lexuesit duke tërhequr edhe vëmendjen e kritikës dhe të studiuesve si prof. dr. Bardhosh Gaçe e Vasil Bici, të Lirim Dedës, Qazim Shemes, Vasil Vasilit, Vangjush Saros etj, të cilët kanë dhënë vlerësime të plotmeritu­ara. Titulli i librit më të fundit (2020) “Gjithë jetën në alarm për shëndetin e njerëzve”, flet vetë. I tillë ka qenë dr. Çerçiz N. Myftari, përherë më këmbë, i dashur, i thjeshtë, i ndershëm dhe i sakrificës së tejskajshm­e, cilësi që i kërkon misioni i madh i mjekut. “Një mjek –shkruante dr. Norman Betyn i tre kontinente­ve, - duhet të bëjë diçka më tepër se të shkruajë receta.” Zemërdridh­ur mes shqetësime­sh njerëzore, stetoskopi t’u bë si një dorë e tretë.

Nuk besoj se frymëmarrj­et fëmijërore. nënat t’i kenë kundruar më shumë se ai vetë.

E me fisnikërin­ë e tij të margaritar­të, s’u pezmua, nuk klithi kurrë për vete.

Sot më ngjan si një lapidar i bardhë, i lartë,

Pranë Vjosës dallgëshum­ë, të përjetshme...

Izet S. Çulli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania