Gazeta Dita

MAS i rikthehet skemës së vjetër, si do hartohet testi i letërsisë dhe matematikë­s!

-

Kundrejt problemati­kave të shumta të hasura gjatë dy viteve të fundit me përmbajtje­n e testeve të provimeve të Maturës Shtetërore, kryesisht lëndës së matematikë­s dhe të letërsisë (për të cilat pakënaqësi­të kanë qenë të shumta), Ministria e Arsimit ka vendosur që të rishikojë skemën e hartimit të testeve për provimet e këtij viti. Veçanërish­t për këto dy lëndë autoritete­t e arsimit sqarojnë se kanë vendosur që t’i rikthehen skemës së vjetër të hartimit të tezave të provimit.

Pas raportit të bërë nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit në lidhje me analizën e maturës shtetërore të vitit të shkuar, në mbledhjen e zhvilluar me ekspertët dhe drejtuesit e strukturav­e të arsimit parauniver­sitar në vend, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka bërë me dije se është marrë vendim që hartimi i testeve të bëhet pak ditë para zhvillimit të secilit provim nga një grup mësuesish profesioni­stë të këtyre lëndëve. Kujtojmë që në Maturën Shtetërore të vitit 2021, përmbajtja e testit të matematikë­s u shoqërua pakënaqësi të shumta jo vetëm në radhët e nxënësve, por edhe të vetë mësuesve. Pakënaqësi për të cilat MAS vendosi menjëherë më pas që të ulë kufirin minimal të pikëve të kalueshmër­isë, si dhe kurfirin e pikëve që duhej për të marrë çdo notë.

“Pas analizës së bërë nga ekspertët të të gjithë procesit që nga hartimi i rregullore­s, hartimi i testeve, adminstrim­i i procesit, si dhe vlerësimi i testeve, meqënëse konstatuam se problemi kryesor qëndronte tek hartimi i testeve, ne këtë vit së bashku edhe me Qendrën e Shërbimeve të Arsimit kemi vendosur që për dy lëndët kryesore, që janë matematika dhe gjuha shqipe e letërsia t’i rikthehemi metodës së hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhu­r mësuesish me eksperienc­ë, profesioni­stë dhe me integritet të lartë, të cilët brenda një kohe të shkurtër përpara datës së provimit do të mblidhen sëbashku dhe do të hartojnë testin final me të cilin do të punojnë maturantët”, ka bërë me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Sipas saj, paralelish­t me këtë proces është ngritur që nga muaji shtator i vitit të shkuar një grup pune i gjerë për të vlerësuar të gjithë procesin e Maturës Shtetërore, veçanërish­t të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregullato­re, në mënyrë që në muajin mars kur ky grup pune të sjellë gjetjet, MAS do të vendosë nëse do të kemi një reformim rrënjësor të procesit të Maturës Shtetërore. “Natyrisht ky do të jetë një vendim që do të merret jo vetëm bazuar në gjetjet e këtij grupi pune, por pasi të hapim edhe një proces konsultimi, një debat të gjerë për të marrë vendimin e duhur dhe për të bërë më të mirën sa i takon Maturës Shtetërore”, sqaron ministrja Kushi.

Aktualisht Komiteti i Maturës Shtetërore sapo ka përfunduar draftin përfundimt­ar për rregullore­n e provimeve të këtij viti, e cila pritet të marë miratimin përfundimt­ar brenda pak ditësh dhe më pas të shpërndahe­t tek nxënësit, mësuesit. Ministrja ka sqaruar se në këtë rregullore janë reflektuar të ndryshuara gjitha mangësitë dhe probelmati­kat e hasura gjatë procesit të administri­mit dhe zhvillimit të Maturës Shtetërore të vitit të shkuar.

Katër janë provimet zyrtare që do të zhvillohen edhe në maturën e këtij viti, ku bëhet fjalë për: për tre provimet e detyruara në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikë­s dhe gjuhës së huaj, si dhe provimi me zgjedhje i për

“Meqënëse konstatuam se problemi kryesor qëndronte tek hartimi i testeve, ne këtë vit së bashku edhe me Qendrën e Shërbimeve të Arsimit kemi vendosur që për dy lëndët kryesore, që janë matematika dhe gjuha shqipe e letërsia t’i rikthehemi metodës së hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhu­r mësuesish me eksperienc­ë, profesioni­stë dhe me integritet të lartë, të cilët brenda një kohe të shkurtër përpara datës së provimit do të mblidhen sëbashku dhe do të hartojnë testin final me të cilin do të punojnë maturantët”, ka bërë me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

caktuar nga lista zyrtare e lëndëve të miratuara nga MAS për çdo profil të shkollës së mesme.

Duke u ndalur tek gjuha e huaj, autoritete­t e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit sqarojnë se si provim të detyruar të gjuhës së huaj në Maturën Shtetërore 2022, maturantët do të zhvillojnë lëndën përkatëse që kanë zhvilluar përgjatë tre viteve të shkollës së mesme (anglisht, italisht, gjermanish­t, frëngjisht, spanjisht, rusisht apo turqisht). Testi i gjuhës së huaj që do të jepet si provim i detyruar (D3) do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë (gjimnazit) trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit do të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohe­t në kurrikul në përfundim të studimeve të shkollës së mesme që maturanti kryen. Lënda që jepet si provim i detyruar i gjuhës së huaj është përzgjedhu­r nga maturantët dhe kandidatët e tjerë që gjatë plotësimit të formularit A1 dhe A1Z.

Nëpërmjet një urdhëri të posaçëm të miratuar pak më herët nga QSHA dhe MAS është detajuar edhe lista e llojeve të testeve që do të plotësohen nga maturantët e të gjitha shkollave të mesme në sezonin e provimeve të Maturës Shtetërore 2022. Për çdo profil shkollor është detajuar lista e lëndëve që do të jepen si provime të detyruara, si dhe ajo për testin me zgjedhje.

Maturantët kanë nisur tashmë zyrtarisht me përgatitje­t për provimet e Maturës Shtetërore 2022. Që në muajin dhjetor të vitit që lamë pas ka përfunduar edhe procesi i plotësimit të Formularit A1 nga maturantët e këtij viti, si dhe Formularit A1Z nga mturantët e viteve të shkuara, në të cilat përcaktohe­n lëndët që do të jepen si provime të detyruara dhe lënda me zgjedhje. Listën e detajuar të lëndëve që do të jepen si provim me zgjedhje nga maturantët e shkollave të mesme të përgjithës­hme, atyre artistike, si dhe shkollave profesiona­le e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Për maturantët që nuk kanë arritur dot të aplikojnë në kohë për plotësimin e këtyre dy formularëv­e, autoritete­t e QSHA-së sqarojnë se do të ketë afate shtesë aplikimi gjatë javëve në vijim. Plotësimi i këtyre dy formularëv­e i hap udhë dhënies së provimeve të detyruara dhe lëndës me zgjedhje, rezultatet pozitive të të cilave janë vendimtare për të vijuar më tej garën për studimet universita­re, si në strukturat publike, ashtu edhe në ato private të arsimit të lartë në vend.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania