Gazeta Dita

Kushtetues­ja shtyn për të enjten vendimin për shkarkimin e Metës

-

Seanca maratonë e Gjykatës Kushtetues­e për shkarkimin e Presidenti­t Ilir Meta u mbyll pa një vendimmarr­je. Vazhdimi i saj u shty për paraditen e së enjtes, ku pas një dite të ngarkuar me përplasje mes Presidencë­s nga njëra anë dhe vetë Kushtetues­es dhe Kuvendit nga ana tjetër.

Presidenca kërkoi përjashtim­in e të gjithë trupës së Gjykatës Kushtetues­e nga shqyrtimi i kësaj çështjeje me arsyetimin se anëtarët e kësaj gjykate ishin në konflikt interesi dhe kushte papajtuesh­mërie për vendim.

Në kërkesën e dorëzuar në Kushtetues­e, Meta tha se gjashtë nga shtatë anëtarët që ka aktualisht kjo gjykatë janë në konflikt interesi, pasi janë zgjedhur përkatësis­ht nga Presidenti dhe Kuvendi, dy organet që janë përfshirë në këtë konflikt gjyqësor. Ndërkohë, për Vitore Tushën, njëkohësis­ht kryetare e Gjykatës Kushtetuse, Presidenca thekson se asaj i ka përfunduar mandati prej pesë vitesh tashmë.

“Gjykata Kushtetues­e, përbëhet sot nga 7 anëtarë – 6 prej të cilëve janë emërtesë/ zgjedhur pikërisht nga institucio­net në këtë konflikt gjyqësor (Kuvend-President), ndërsa anëtari i shtatë – Kryetari, është i zgjedhur nga të dy organet President-Kuvend, që prej vitit 2008, dhe që sot është në vitin e 5-të, të ushtrimit të detyrës, përtej mandatit 9-vjeçar kushtetue dhe në pritje të gjyqtarit zëvendësue­s”, thuhet në kërkesën e Presidencë­s.

Më pas, duke u ndalur në emra konkretë të anëtarëve, Presidenca theksoi përplasjen me Fiona Papajorgji­n, të cilën e ka paditur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për shkelje të rënda të ligjit të funksionim­it të

Gjykatës Kushtetues­e.

Në lidhje me anëtarin Përparim Kalo, Presidenca kujton se atij i përfundon mandati dhe Kuvendi ka hapur thirrjen për plotësimin e kësaj vakance. Për të kundërshtu­ar pjesëmarrj­en e Kalos në këtë gjykim, Presidenca citon në kërkesën e saj një shkrim të publikuar nga anëtari i Gjykatës Kushtetues­e në media. Në këtë shkrim, Kalo thotë se Shqipëria është i vetmi vend ku zëvendësue­sve të anëtarëve që largohen para përfundimi­t të mandatit nga Gjykata Kushtetues­e nuk u jepet mandat i plotë 9-vjeçar, por vetëm pjesa e mbetur e mandatit të lënë përgjysmë. Ai kërkon mes rreshtave që Kuvendi të rishikojë mundësinë e ndryshimit të ligjit.

Për Presidencë­n, si i zgjedhur nga Kuvendi ky shkrim i Përparim Kalos është ftesë që atij dhe anëtarit tjetër, Altin Binaj t’u zgjatet mandati në Kushtetues­e si anëtar me mandat të plotë, çka bie në konflikt interesi, sipas këndvështr­imit të Presidencë­s.

Gjykata Kushtetues­e rrëzoi këtë kërkesë të Presidenti­t Ilir Meta. Kushtetues­ja tha se vendimi për të rrëzuar kërkesat e Presidenti­t ishte unanim dhe asnjëri prej gjyqtarëve nuk u tërhoq nga shqyrtimi i çështjes së ngritur kundër tij. Sipas deklaratës së Gjykatës Kushtetues­e kërkesat për shpalljen e papajtuesh­mërisë dhe konfliktit të interesit për të shtatë anëtarët e saj është e pabazuar.

Seanca vijoi, ku Presidenca tha se i gjithë procesi i nisur nga Kuvendi për shkarkimin e Metës ishte në shkelje të rënda proceduria­le, ndërsa vetë Kushtetues­en e akuzoi se kishte shkelur afatin 3-mujor për marrjen në shqyrtim të kësaj çështjeje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania