Gazeta Dita

Fjalimi i Ramës në “Rilindje” ...... për Mit’hat Beun dhe të tjerë

- Ylli Meçe

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

A nuk ka ardhë koha, si thoni ju të dashur shokë Pse të mos e festojmë së bashku ballistë e Partizanë A nuk jemi të gjithë bij lindur e rritur nga kjo tokë Ku të gjithë si popull në luftë .... shkuan për vatanë?

Më shumë se ne, më thoni kush mund të ketë bërë Vërtetë dikur vdiqëm, por ja ku jemi e rilindëm përsëri Krishtin të pa fetë e gozhduan në këmbë e në llërë U dergj i ziu Krisht pas një huri e s’u kujtua më njeri !

Unë ju them se ka ardhur koha të dashur shokë Historinë ta rishohim, bile kjo duhet bërë sa më parë Boll hodhëm mbi “Ballin e Kombit” gjith’atë baltë me okë Se gjoja ata hanin pula, e në fund ia vishnin me dhallë !

“Lumo Skëndon”, nga derë e frashëllin­jve të nderuar E përzunë të shkretin, sikur të ish më i madhi mëkatar Eee..ç’u bë se me gjermanin, na paskish bashkëpunu­ar?!.. Më gomerë ishim ne, që nuk e bëmë kët punë më parë !

Brodhi i gjori Mit’hat nëpër rruzull me jakë prej diplomati E nga radio-Londra foli gjatë e gjatë “Për Shqipërinë e lirë” Zemër djeguri Lumo i “dekalogut”

ballist, plasi nga inati

Me gjuhë do lëpinte atë që dikur ai vet... e kish pështyrë !

Ja pra i takon tashmë rilindjes tonë, nderi i madh historik Ta ringjallim si Krishtin këtë trim të besës, po aq dhe i rrallë Fjalën ia dha “gjerman agait”, se për kokë do ta kishte mik E jo si ata të malit që u hodhën, me thirrjen: “Para Partizanë” !

Me nderime do ta presim se nuk ish bishti, por” balli i kombit” Ai filozof i madh do jetë për ne, si i hershmi gjermani Hegel Le të plasë nga inati i djathti Berishë i poshtëri e horr- i horrit Se dhe ne miqësinë si “Tatja”, e kemi me gjermankën Merkel !

Ju shokë e dini se Sala dhjetë vjet më parë e solli në Tiranë Mbretin pa kurorë që u merua mavrimadhi rrugëve të Evropës Bustin tre metra të lartë ja ngriti që të dukej dhe përmbi Lanë Veç Saliu dihet është i krisur, ndaj dhe na turpëroi në sytë e botës.

Them na turpëroi se shtatoren e ka lenë krejt e të vetmuar Le që Sala është hajvan dhe nga arti as kupton e as merr vesh Po si mundet vallë të derdhte gjithë atë bronx e të mos kujtohej Se”Zogji” -t të parë nga mbas i shkonte dhe një mbretëresh­ë?

Prandaj unë propozoj që për Geraldinën ta ngremë shtatoren Ajo e madhërishm­e le të ngrihet në kryeqendrë­n e vatanit tonë Vërtetë në Shqipëri ndenji vetëm një vit sa për tu shkërbythu­r

Por ama është e ka për të ngelet në shekuj nëna dhe krenaria e jonë.

Ja po na afron dhe “4 shkurti”, si mendoni të dashur shokë? Po sikur për Xhaf Devën të bënim diçka me këtë rast... si thoni ? Për masakrën ka zëra se provokator­ë u bënë ata, komunistat Ndaj dhe të rënët ishin viktimat e tyre, doni ju apo nuk doni … !

Duhet ta dini se lule kemi për të çuar dhe nga krahu tjetër Nuk bëjmë dot, pa brezin e vjetër ushtarakë e ish partizanë Berisha mendon si të hapë e të shpërthejë të tjerë Gërdecër Ne rilindasit do t’ingjallim të gjithë ata fakirë që ai i ka vrarë..!

Kur dikë e ringjallim përsëri, ta dini ai ngelet i pavdekshëm Prandaj i sollëm në atdhe dhe kockat e Lumo Skëndo beut Natyrisht, askush nga ne nuk do ti varë ato në qafë si turqit Që e ç’varrosën të bëheshin trima me lavdinë e Skënderbeu­t

- Me leje zoti kryeminist­ër, a mund ta them dhe unë nji fjalë? - Po fol morë burrë e çohu të paktën, për respekt në këmbë - Këto shpenzime, për Ballistin ta dimë kush ka për ti larë? Natyrisht paguan shteti ose me saktë...”juve s’do ju dhëmbë” !

Çudia më e madhe këtu në një kënd të këtij globi paska ngjarë Paska dhe raste që shqipet paguajnë zogjtë e qyqes tradhëtarë !”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania