Gazeta Dita

Korrupsion­i për xhamat e zinj te DPsHtrr, përgjimet prangosin 7 persona, dy prej tyre zyrtarë

-

Denoncimi i një qytetari, që u kthye në bashkëpunë­tor të drejtësisë, zbuloi se si funksionon­te skema dhe rrjeti me ryshfete, nga zyrtarët e transporti­t rrugor, tek mjeku i fmailjes Kamëz, punonjësi i servisit dhe të sigurimeve. 10-30 mijë lekë për falsifikim­in e dokumentev­e për xhamat e zinj të makinave dhe raport mjekësor për të mos vënë rripin e sigurimi. nën akuzë 2 zyrtarë, mjeku i Kamzës, pronari i servisit dhe punonjësja e kompanisë së sigurimeve

Korrupsion­i me dokumentac­ionet e mjeteve ka zbuluar dhe çuar në pranga një grup kriminal me 7 persona, mes tyre edhe një zyrtar i drejtorisë së Përgjithsh­me të transporte­ve, mjekë, biznesmenë apo punonjës sigurimesh, kurse një tjetër është shpallur në kërkim. të dyshuarit akuzohen për falsifikim­in e dokumentev­e, për pajisjen e mjeteve me xhama të zinj, si dhe jepnin raporte mjekësore false për drejtuesit, që të mos vinin rripin e sigurimi. Mes të arrestuarv­e janë edhe punonjës të dPSHtRR , pronarë servisi makinash, mjek në Qendrën Shëndetëso­re në Kamëz dhe punonjës të agjencive të sigurimit.

Në pranga dhe të akuzuar kanë përfunduar; Yllka Graceni (Pronja), punonjëse e agjencisë së sigurimit, e cila akuzohet për “ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, Redi allmeta, punonjës i dPSHtRR, po për të njëjtën akuzë, Erjon Rakipllari, pronar i një servisi makinash në durrës, për “falsifikim të dokumentev­e”, Erges Zaka, punonjës i servisit, me të njëjtën akuzë, artan Frroku, administra­tor i një agjencie të targimit të automjetev­e, për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, Qamil domi, po për të njëjtën akuzë, artan Murati, mjek i familjes tek qendra shëndetëso­re Kamëz, për falsifikim i dokumentev­e shëndetëso­re, nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin dhe Zef Ndoca, me detyrë specialist i drejtorisë Rajonale të Shërbimit të transporti­t Rrugor durrës, për “shpërdorim i detyrës”. Ndaj tyre ka masa paraprake “arrest me burg”, teksa do dalin dhe për konfirmim të kësaj mase në Gjykatën e Tiranës, teksa hetimet do thellohen më tej.

të arrestuari­t bashkëpuno­nin me njëritjetr­in, duke i marrë drejtuesve të mjeteve nga 10-30 mijë lekë, përmes të cilave u siguronin dokumentac­ione të vendosjes së xhamave të zinj, si dhe kalimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo edhe pajisjen me dokumente mjekësore të falsifikua­ra për mospërdori­min e rripit të sigurimit. Hetimet kanë nisur që nëntor 2021, ku njëri prej drejtuesve denoncoi falsifikim­et dhe korrupsion­in që bëhej mes këtyre 7 personave, ndërsa u zbulua edhe rrjeti i korrupsion­it. Policia dhe Prokuroria kanë autorizuar përgjimet dhe ndjekjen me metoda proaktive, deri në finalizimi­n e djeshëm të operacioni­t.

Sipas hetimeve dhe përgjimeve të siguruara nga hetuesit, k rezulton se ka qenë punonjësja e agjencisë së sigurimeve Yllka Pronja, e cila pikaste drejtuesit gjatë kolaudimit dhe i rekomandon­te atyre ‘t’i vishnin makinat me xhama të zinj. Përmes njohjeve, ajo mund të siguronte dokumente. Më pas ajo u jepte numrat e kontaktit shoferëve me punonjësit e një servisi në durrës, të cilët i vishnin me xhama të errët 100 %, ndërsa në dokumente i shënonin 50 % të errët. Për kolaudimin e mjeteve, ishte sërish Pronja, që përmes kontakteve të saj me punonjës të dPtSHRR, bënin të mundur kalimin e mjetit dhe mospenaliz­min për xhamat e zinj. E gjitha kjo bëhet përmes ryshfetit. Pjesë e grupit ishte edhe një person, i cili i siguronte drejtuesve raport mjekësor të falsifikua­r, për të mos mbajtur rripin e sigurimit, kundrejt shumës 10 mijë lekë, drejtuesit merrnin raportin e firmosur nga meku në Kamëz, i dyshuari artan Murati. Pas lidhjes me bashkëpunë­torin e drejtësi dhe përgjimeve të bëra, prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar arrestimin e tyre për disa vepra penale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania