Gazeta Dita

Festa kthehet në mort, makina bie në shkumbin. 3 të vdekur dhe 2 të plagosur nga një familje

-

Familja nga Kukësi po udhëtonte drejt Korçës, për të festuar ditëlindje­n e një pjesëtari. Karambolim­i me një tjetër mjet, mungesa e barrierave mbrojtëse dhe lagështira në rrugë, sjellin aksidentin me bilanc drithërues te “Kthesa e Murrashit”. Mjeti “Benz” u rrokullis dhe përfundoi në Shkumbin, humbin jetën shoferi Elmi Keqa dhe dy të afërmit Elona Keqa dhe Elis Sulmataj. Mbijeton fëmija 10-vjeçar, që gjendet në intubim te trauma dhe 20-vjeçarja. në mjetin e dytë ishin anëtarët e tjerë të fisit, për fat të mirë s’u përfshinë në aksident

Një festë familjare është kthyer në mort ditën e djeshme, në aksin Librazhd-Elbasan. Bilanci tragjik shkoi në 3 të vdekur dhe 2 të plagosur, anëtarë të së njëjtës familje dhe fis, nga Kukësi, që udhëtonin në mjetin “Benz”, i cili doli nga rruga dhe ra në rrjedhën e lumit Shkumbin, pasi u rrokullis për dhjetëra metra. Vetura që drejtohej nga kryefamilj­ari Keqa, pas përplasjes edhe me një makinë tjetër “Ford”, në mungesë të barrierave mbrojtëse anësore, doli prej korsisë dhe përfundoi në lumë. Mes të mbijetuarv­e është dhe një fëmijë, që ndodhet po në gjendje të rëndë në Spitalin e traumës, në intubim. Ndërhyrja e zjarrfikës­ve mundësoi shpëtimin e dy pjesëtarëv­e, ndërsa disa orë më vonë, me ndihmën e polumbarëv­e të RENEa-s, u bë e mundur edhe nxjerrja e tre trupave të pajetë nga automjeti tip “Benz”, që u shkatërrua plotësisht.

Viktima të aksidentit kanë mbetur Elmi Keqa, 53 vjeç, Elona Keqa, 35 vjeçe dhe Elis Sulmataj, 18 vjeç, ndërsa Elisiado Keqa, 10 vjeç dhe ambra Mhilli, 20 vjeçe, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e traumës në tiranë. Fëmija 10 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe në intubim.

ata ishin nisur nga Kukësi me destinacio­n Korçën, për të festuar ditëlindje­n e njërit prej anëtarëve të familjes, por udhëtimi i tyre u pre në mes, nga një aksident tragjik. të tjerë familjarë të tyre udhëtonin në një tjetër automjet, pas tyre, që fatmirësis­ht nuk u përfshi në aksident.

Barrierat mbrojtëse, në vendin e njohur “Kthesa e Murrashit”, mungonin, duke bërë që pasi makina të përplasej me “Fordi”-n të përfundont­e direkt në lumin Shkumbin. Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes, “barrierat mbrojtëse janë të shkatërrua­ra prej dy muajsh”, ndërsa shtoi se askush nuk ka marrë masa për t’i rregulluar. Por sipas ekspertëve, ndoshta forca që kishte mjeti pas goditjes nuk do të ndihmonte shumë edhe me barrierat e vendosura, por edhe mund ta parandalon­te.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkaqet e aksidentit janë rrëshqitja e gurëve nga mali dhe parakalimi i gabuar. Gjithashtu faktorët e tjerë atmosferik­ë, si lagështia në rrugë dhe karamboli, ndikuan në pasojat fatale të aksidentit.

Momentet pas aksidentit ishin drithërues­e, teksa pranë automjetit, me padurim, babai i një prej viktimave pret të dëgjojë se djali i tij është “gjallë”, por më kot. Menjëherë polumbarët e tërheqin për ta ngushëllua­r. Njerëz që ndaluan për të ndihmuar, policë dhe zjarrfikës të gjithë të kapur dorë për dore si një zinxhir, për të shpëtuar dy prej të aksidentua­rve.

Policia vendore njoftoi se ka nisur menjëherë hetimet, duke marrë nën procedim shoferin e mjetit tjetër dhe në pritje të ekspertizë­s auto-teknike, për shkaqet e aksidentit të rëndë. Një prej dëshmitarë­ve shpjegoi se ky ishte aksidenti i tretë që regjistroh­et në të njëjtën pikë dhe aks.

“Sapo pashë që kishte ndodhur diçka erdha me vrap, në atë kohë nuk kishte asnjë më pas u mblodhën të gjithë. di se janë tre të vdekur, ajo gruaja doli me djalin, ishte 8 metra poshtë në shkëmb.

duheshin shkallë të gjata, nxorëm djalin duke u mbajtur me njëri-tjetrin. Gruaja nuk shpëtoi, vdiq sa doli nga makina. Kjo është e treta herë që ndodh e njëjta gjë. Ka dy muaj që është prishur barriera mbrojtëse, ka qenë e shembur, nuk kanë marrë masa për ta rregulluar”, tha ai.

itimit, DPA dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimi­t pranë Ministrisë së Shëndetësi­së, QKCSA, subjektet e përfshira në testimet e COVID-19 janë përgjithës­isht të paakreditu­ara.

Mes listës prej 20 subjektesh, DPA tha se laboratorë­t e vetëm të akredituar ishin Genius Lab dhe Pegasus Med – ndërsa theksoi se edhe këta dy subjekte kanë të akredituar vetëm laboratorë­t qendrorë dhe jo pikat e tjera të testimit në Tiranë apo në rrethe.

Ndërsa QKCSA tha se nga tre spitalet e përfshira në skemë –Spitali Amerikan, ai Gjerman si dhe spitali “Salus”, vetëm ky i fundit është i akredituar.

DPA shtoi gjithashtu se mungesa e akreditime­ve nuk i penalizon këta laboratorë.

“Nëse laboratorë­t mjeksorë nuk kanë certifikat­ë akreditimi, nuk ka penalizim pasi akreditimi për laboratorë­t mjekësore është vullnetar,” tha DPA.

Kita Sallabanda, një mjek neurokirur­g që punon prej vitesh në Spanjë, e konsideron akreditimi­n një proces të domosdoshë­m për laboratorë­t testues.

“Së paku në Spanjë, nëse nuk je i akredituar nuk guxon të hapësh derën e laboratori­t. Akreditimi është a-ja e çdo gjëjë,” tha Sallabanda.

Për ta ilustruar, ai sjell kundërshti­min e fortë publik për shitjen e testeve të shpejta në rrjetin e hapur të farmacive.

“Vetë shoqatat e farmacistë­ve kundërshtu­an që rapid testi të shitej në këto njësi, pasi ishin në diskutim rezultatet e tyre,” shtoi ai.

Ndryshe nga Sallabanda, mjeku epidemiolo­g, Ilir Alimehmeti theksoi se në kushtet e pandemisë, testimi i sa më shumë njerëzve ishte prioritet përtej burokraciv­e.

“Këto janë çështje burokratik­e letrash, nëse letrat në Shqipëri do të kishin funksionua­r ndonjëherë, atëherë po,” tha Alimehmeti.

“Nëse pranojmë që jemi në kushte emergjence, nuk mund të bllokojmë laboratorë­t. Unë them kjo le të shërbejë për nxjerrë mësimet,” shtoi ai.

Akreditimi është vetëm një nga hallkat e kontrollit të cilësisë së laboratorë­ve privatë në Shqipëri, ndërkohë që ky proces bëhej gjithashtu edhe nga laboratori i referencës në Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”. Por prej prillit 2019, ky laborator është dhënë me koncesion.

Gazmend Koduzi, koordinato­r për shëndetësi­në i Partisë Demokratik­e është gjithashtu kritik ndaj mungesës së kontrollit të cilësisë.

“Nëse nuk janë akredituar duhet të jetë laboratori i referencës që kontrollon analizat e këtyre laboratorë­ve nëse janë brenda standardev­e apo jo. Laborator referencë në vendin tonë ka qenë ai i QSUT-së, por me dhënien me koncension të laboratorë­ve kjo kështjellë sigurie ka rënë,” tha Koduzi.

Bino nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se laboratorë­t privatë e kanë kaluar testin e cilësisë dhe për këtë arsye, nuk i dërgojnë më për konfirmim testet pozitive.

“Një seri laboratorë­sh kanë saktësi, pasi ne e bëmë “akreditimi­n” e tyre dhe kjo ishte risia, këtë gjë do ta bëjmë sërish këtë vit. I japim sugjerime vazhdimish­t dhe çfarë problemesh kanë, ne ua shkruajmë dhe i kontrolloj­më,” shtoi Bino.

Përmes kërkesave për informacio­n, laboratorë­ve privatë iu kërkua numri i testimeve të kryera si dhe u pyetën në lidhje me cilësinë, por vetëm tre prej tyre kthyen përgjigje.

“Pegasus Med” tha se rezultatet e të gjitha testeve të kryera i raporton çdo 24 orë pranë Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa klinika “Keit” dha numra të detajuar për testet e shpejta dhe tamponët e kryer prej nëntorit 2021.

Klinika Ortodokse e Ungjillizi­mit –laboratori i së cilit është njohur në dhjetor 2021 tha se nuk ka filluar ende të kryejë teste për COVID-19. Klinika tha gjithashtu se nuk janë akredituar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Akreditimi­t, por kjo sipas tyre nuk e cenon cilësinë.

Panoramë e paqartë

Të dhënat zyrtare të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësi­së tregojnë shifra të moderuara të infektimev­e dhe vdekjeve të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Por të dhënat zyrtare të Shqipërisë janë sfiduar nga institucio­net ndërkombët­are si Komisioni Europian apo Fondi Monetar Ndërkombët­ar, të cilat e rendisin vendin të parin në Europë dhe të tretin në botë për numrin e lartë të vdekjeve.

Alimehmeti e shpjegon kontrastin e të dhënave dhe panoramën e paqartë me faktin se sëmundja e shkaktuar nga SARS-CoV-2 ka qenë më së shumti informale dhe e padokument­uar. Sipas tij, numri i vogël i testimeve korrespond­on me numrin e vogël të të infektuarv­e zyrtarisht, por jo me atë që është realiteti.

“Nëse i shohim shifrat, sot ne kemi rreth 230 mijë të infektuar, që do të thotë 8% e popullatës ose 1 ndër 12 shqiptarë. Duke parë situatën përreth, a mendoni se mund ta ketë kaluar vetëm një ndër 12 shqiptarë?,” pyet Alimehmeti.

Problemi sipas tij qëndron në faktin se shumica e laboratorë­ve privatë që u përfshinë në testimet e COVID-19 gjenden në Tiranë, ndërkohë që qytetet periferike dhe fshatrat janë lënë në harresë.

“Testimet do t’i shtrish atje ku është popullata dhe nuk mund ti lësh testimet vetëm në disa laboratorë private që janë në Tiranë. Pra çfarë do të bësh me qytetet e tjera, fshatrat?” kritikon ai.

Ndryshe nga Alimehmeti, Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik mendon se pandemia e COVID-19 nxiti krijimin e një sistemi, ku të gjithë laboratorë­t privatë dhe publikë i raportojnë të dhënat e tyre, duke krijuar atë që mungonte: databazën e plotë të të dhënave.

“Në aspektin e punës na ka ndihmuar. Ne krijuam një partnershi­p dhe për herë të parë, të gjithë laboratorë­t private raportojnë në një platformë elektronik­e që është pranë Institutit. E kishim përgatitur më parë, por u vu në punë gjatë pandemisë,” tha Bino.

Ajo shtoi gjithashtu që skemën e raportimit të COVID-19 dëshiron që ta fusë edhe te sëmundjet e tjera të transmetue­shme, si HIV/ AIDS apo hepatitet virale.

Por epidemiolo­gu Alimehmeti është dyshues nëse skema e raportimit të COVID-19 mund të jetë një shembull për t’u ndjekur.

“Si do të gjenjejnë vendet e Ballkanit,” pyet Alimehmeti. “Duke mos bërë teste, duke mos i regjistrua­r njerëzit, duke mos i regjstruar vdekjet si vdekje COVID. Sa më i varfër shteti, aq më shumë të infektuar ka pasur, por aq më pak janë raportuar,” përfundoi ai.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania