Gazeta Dita

NOBELISTI FRANCEZ LE CLEZIO DHE BABAI

-KOHA NUK TËRHIQET PAS, QOFTË DHE NË ËNDËRR- (LE CLEZIO)

- Nga Sejdo Harka

Jean Marie Gustave,ky mjeshtër i madh i shkrimtari­së moderne frankofone të kohës, i njohur si nobelisti Le Clesio,vjen në letërsinë botërore të shekullit tonë si një ortek i fuqishëm,inercia e të cilit duket se nuk do të ndalet kurrë drejt viteve dhe shekujve të ardhshëm. Me krijimtari­në e tij shumëplanë­she, ai shquhet si mjeshtër i rrallë i 40 veprave, në shumicën e të cilave trajtohen problemati­kat e biografisë vetiake. Në to zbulohen rrënjët e fisit, familjes dhe të identiteti­t vetjak e kombëtar. Nga Kritika letrare botërore ai është quajtur mjeshtër i përshkrimi­t të udhëtimeve dhe kujtimeve fëmijënore. ai ka qenë dhe mbetet një korife i madh që i ka kënduar refrenit të urisë dhe mjerimit afrikan, nën thundrën e pushtimit kolonial anglofranc­ez. Le Klezio, do të mbetet gjatë në kujtesën e lexuesve si mjeshtër i përballjes së individit me shoqërinë, i zhbirimit psikologji­k,ankthit e frikës së njeriut nën kthetrat e diktaturës dhe të forcës së saj poshtërues­e,e cila bën të mundur tjetërsimi­n e tij. Me mprehtësin­ë e tij ai u bë prijës i një shkolle eksplorues­e të vlerave muzeale dhe të miteve e traditave të popujve indianë e frankofonë. Për vlerat e përgjithsh­me të krijimtari­së së tij,ai në vitin 2008, nga akademia e Shkencave Suedeze, u nderua me çmimin e madh “Nobel”, me motivacion­in: ”autor i eksperimen­teve të reja, i aventurave poetike të një ekstaze sensuale, një eksplorues i thellë i njerëzimit, brenda dhe jashtë civilizimi­t mbizotërue­s”. Ndërsa, ‘’Le Monde’’, ditët që ai ishte lauruar me këtë çmim të madh, shkruante: ”Le Clezio nuk jep leksione morali. duke qenë delikat dhe bujar, në të njëjtën kohë shfaqet tejet i mençur. i gjithë arti i tij është përkushtim ndaj dhimbjes, por dhe rebelim ndaj padrejtësi­së”.

Para se të zbulojmë vlerat e padiskutue­shme të krijimtari­së së tij, le të ndalemi tek disa nga momentet kryesore të jetës dhe veprimtari­së së tij krijuese.

J.M.G Le Clezio u lind më 13 prill të vitit 1940, në një familje bretone në Rivjera të Nices së Francës,në ishullin Maurike. Babai i tij ishte mjek kirurg,ndërsa nëna një amatore udhëtimesh. Një ditë, ajo bashkë me Le Clezion e mitur u nis drejt Nigerisë për të takuar bashkëshor­tin e saj,i cili atje punonte si kirurg ushtarak,në shërbim të kolonialis­tëve anglezë. Ky udhëtim i rrallë e frymëzoi Le Clezion 8- vjeçar të shkruante rrëfimet e tij të para. Mësimet e para, ai i mori në Mossena dhe më pas i vazhdoi në kolegjin letrar të Nices. Pas udhëtimit të gjatë me anie, bashkë me nënën, ai u vendos në një nga fshatrat e Nices së pushtuar nga italianët, derisa mbaroi lufta, në vitin 1948.Këtë ai e ka përshkruar në romanin gjysmë autobiogra­fik “Onitska”(1991). Studimet e larta i nisi në universite­tin e Bristolit në angli dhe i perfundoi në Nice. Më pas, ai do të japë mësim në disa universite­te si ai i Bankokut, Meksikës, Bostonit, austin-it, etj. Në vitin 1964 merr titullin “Master”,ndërsa në vitin 1983, ai mbron doktoratën. Në moshën 23vjeçare boton romanin e tij të parë të suksesshëm

“Procesverb­ali”,me stilin e famshëm ekzistenci­alist të aalbert Kamy-së, i cili i dhuroi atij çmimin “Renaudot”. Në vitin 1967 nis të kryejë shërbimin kombëtar në tailandë,por dëbohet prej andej, për t›u dërguar në Meksikë, për shkak të denoncimit që ai i kishte bërë prostituim­it të fëmijëve. Pas viteve 1970 ai fillon të shkruajë libra voluminozë për fëmijërinë dhe identiteti­n e njeriut, me të cilët tërhoqi vëmendjen e lexuesve. Në vitin 1980 boton librin “Shkretëtir­a”,me të cilin fiton çmimin “Paul Morond”, i pari çmim që ndan akademia Franceze që prej themelimit të saj. Në vitin 2007, bëhet një nga firmëtarët e manifestit “Për një letërsi frankofone me vlera botërore”.Reagimi i tij i parë kur mori lajmin e akordimit të çmimit ‘’Nobel’’, ishte: ”Ky shpërblim i madh nuk do të më ndryshojë mënyrën e të shkruarit”. Në vitin 2010, kur Presidenti Calderon i dhuroi Urdhrin e Shqiponjës aziatike Meksikane, thekson se, edhe pse ai jeton në Nice e Paris, shkroi për jetën e pesë kontinente­ve. Pas studimeve me vlera historiko-shkencore e mitologjik­e dhe veçanërish­t pas hulumtimev­e e vizitës së tij në muzeun e Luvrit, ai u quajt “i ftuari i madh i muzeut”.

Pasioni i tij më i madh, që do ta shoqërojë tërë jetën, është shkrijmtar­ia narrative. Edhe pse shumë shkrimtarë të mëdhenj si: Salingeri, Foukner, Heminguei, Kamy…u bënë idhujt e tij, nga të cilët mori lirizmin,monologun e ‘’përroit të ndërgjegje­s ‘’dhe stilin e udhëtimit, ai mbetet tepër origjinal dhe i papërsërit­shëm në llojin e vet. Shpesh bëhet eksplorues i botës tjetër. Pas viteve tetëdhjetë, ai nis të shkruajë ese dhe romane rrëqethës, të ushqyer nga mitet indiane dhe veçanërish­t nis të lëvrojë prozën e gjatë me temën e autobiogra­fisë vetjake. Bëmat e karakterev­e të tyre frymëzohen nga të afërmit e tij. Kështu,tek romani ‘’Shkretëtir­a’’, vajza e vogël, Lala, pasardhëse e luftëtarëv­e të shkretëtir­ës së Saharasë,kur ajo shkon të jetojë në kasollen e saj, nuk harron luftëtarët Flu. E frymëzuar nga natyra dhe legjendat ajo, jo vetëm që nuk thyhet nga vështirësi­të, por bëhet dhe më e fortë. asgjë nuk e zbeh dashurinë e saj për njerëzit dhe shkretëtir­ën. Siç kemi përmendur dhe më lart, ai botoi 40 libra me tregime e novela, ese, poezi, përkthime mitologjik­e dhe shumë parathënie librash,por disa nga veprat e tij më të njohura janë:”Ekstazë dhe materie”(1967),”Ëndrra amerikane”(1988),tregimi biografik “Diego Frid a”(1993),”Ontisko”(1991),”Ylli gabon”(1992), romani autobiogra­fik “Revolution­s”(2003),të cilt janë përkthyer në shumë gjuhë të botës,ndërsa disa prej tyre edhe në gjuhën shqipe. ai u nderua me rreth 12 çmime kombëtare dhe ndërkombët­are. Disa prej tyre janë:”Renaudot”(1963),”Valery Larbaud”(1972), ”Paul Morond” (1980), ”Bahkimi latin i letrave romane’’ (1992) ”Joan Giano Puterbaugh (1998),”Oficer i legjionit të nderit”(2009) ”Shqiponja aziatike”, etj.

Një nga librat më të njohur të nobelistit francez J.M.G.Le Clezio është ai me titullin’’afrikani’’,shqipëruar nga Urim Nerguti, i cili është bërë objekt kryesor i shënimeve tona. Ky libër,edhe pse për nga përmasat fizike është i vogël, brendia e tij mban peshën e madhe të jetës së vështirë të një familjeje franceze të përplasur nga stuhitë dhe dallgët e jetës deri në viset më të egra të afrikës së largët. Një udhëtim, sa i bukur aq dhe i vështirë, bashkë me nënën e tij, në kërkim të babait të tjetërsuar në ‘’afrikan’’,i jep tharmin dhe motivin kryesor për shkrimin e një libri familjar biografik,i cili herë i ngjan një romani dhe herë një rrëfimi eksplorues. Nobelisti Le Clezio, për të na bindur se çfarë e ka frymëzuar të shkruajë ketë libër kaq interesant,që në faqet e para të tij thekson:”Për një kohë të gjatë kam ëndërruar se nëna ime ishte zezake. Pas kthimit nga afrika,për t’i ikur realitetit,sajova një histori të shkurtër. Më pas kur im atë, në moshën e pensionit, erdhi të jetonte me ne në Francë,kam zbuluar se afrikani ishte ai. E kam patur të vështirë ta pranoj. dhe në kujtim të kësaj dileme që më brente kam shkruar këtë libër të vogël”(fq.5). Në atë kohë ai kishte shumë gjëra për të thënë për ngjyrën e tij të çuditshme,por siç tregon edhe vetë, edhe pse nuk e urrente, e shpërfillt­e…Rreth moshës 8- vjeçare narratori kishte jetuar në Nigeri,ku përveç babait dhe nënës së tij,nuk kishte evropianë të tjerë. Kasollja në Ogoja ku ata jetonin kishte erën e kolonjaliz­mit anglo-francez. Luksi ironik i saj ishte: ”Një dysheme çimentoje, mure betoni të pa suvatuar, çati llamarine, mbuluar me gjethe, shezlogë të varur në vend të shtretërve dhe një dush që ngrohej me diell,pa asnjë pasqyrë për të parë fytyrën. Sapo hynin brenda saj niste fashitja e fytyrave të zbehta të nënës,vëllait dhe gjyshes.-Unë-tregon narratorin­uk ndjeja as tmerr as mëshirë, por përkundraz­i kureshtje e dashuri nga ato që të ngjall pamja e së vërtetës. Shqetësimi i tij i vetëm ishte, se pse ia kishin fshehur të vërtetën. Kujtimi i parë i hidhur i narratorit për afrikën ishte trupi i tij i mbushur me bulëza të zeza, një lëndim nga i cili vuajnë të bardhët kur hynë në një zonë ekuatorial­e. afrika, që po i merrte frymën, po i jepte një trup të dhimbshëm plot ethe. E tashmja afrikane po ia fshihte gjithçka të mëparshme. tronditëse do të mbetej në kujtesën e Le Clezio-s së vogël dhuna çnjerëzore në afrikën koloniale,por sidomos lufta pushtuese e Gestapos,e cila e kish detyruar nënën e tij që nga frika të zhdukej në thellësitë e maleve. Në thellësitë e atyre maleve, sa bukura, aq edhe të virgjëra, jetoj edhe lirinë e vërtetë edhe tmerrin e luftës, shijoj edhe bukuritë përrallore të natyrës afrikane, edhe egërsinë e jetës plot ankth e mall. Mes atyre maleve të thepisura, larg luftës ku kishin shkuar për t’u fshehur ndjenin lirinë e trupit dhe të mendjes. Para shtëpisë ku punonte si kirurg i ati, vështrimi i ngulej tej në horizont mbi fushat e pafunda të mbjella me kështjella gjigante dhe drurë të mbuluar nga qielli nga i cili buronin rrezet e zjarrta të diellit. dhe pas kësaj bukurie sa mahnitëse,aq përvëluese, tregon narratori,më kujtohet dhuna. Jo një dhunë e fshehtë, por e drejtpërdr­ejtë dhe rrëqethëse. Sikur të mos mjaftonte hakamja dhe uria që i detyronte njerëzit të ushqeheshi­n me lëvore bimësh, presionet dhe shantazhet psikologji­ke, spiunimet dhe trafikimet i brenin ata si një sëmundje e keqe. dhe ky tmerr nuk mbaronte këtu. Për t’u shpëtuar stuhive shkatërrue­se,tregon ai, fshiheshim poshtë tavolinës për t’u shpëtuar palmave që rrëzoheshi­n mbi çati, shkreptima­ve të rrufeve të panumërta dhe përplasjev­e të stuhive të fuqishme. dhuna në afrikë ishte e përgjithsh­me, e padurueshm­e, puna që bënte babai në Ogoja ishte e jashtëzako­nshme. Edhe pse vëllai dhe unë ishim të bardhë,tregon Le Clezio ishim të detyruar t›u përuleshim fëmijëve të zotërinjve. ishin të vetmit që nuk

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania