Gazeta Dita

I TIJ I TJETËRSUAR NË “AFRIKAN”

-

shkonin në shkollë dhe që s’kishin as miq as shokë. Megjithatë, pas shumë kohësh duke vështruar fotografit­ë e bëra në ato kohë nga babai i tij,pas dekorit lexon çastet e jetës së tij ,sa të egër aq dhe të lirë. Kjo liri e çuditshme e emocionon. ajo ishte një ndjenjë që s’e kishte përjetuar kurrë. Për të, ditët e jetës në Ogoja ishin bërë një thesar që nuk donte t’i humbiste kurrë. Kujton shkëlqimin e kuq të dheut, ecjen këmbë zbathur nëpër Savanë,ushtrinë e çuditshme të termiteve, stuhitë e netëve të zhurmëta, të ftohtin e acartë, retë e tmerrshme të mushkonjav­e, dhe trupin ja përshkojnë mornicat, sa herë hedh vështrimin në ato vite të trishta. Vragë të thellë ka lënë në kujtesën e Le Clezio-s së mitur,jeta e tij në Ogoja. Gjithçka në shtëpinë e tij mbante hijen e rëndë të zyrave të Perandoris­ë kolonjale britanike, të cilat i ngjanin anijes George,të blinduar e armatosur me gryka topi. Fuqia e kësaj Perandorie sunduese nuk e kishte tërhequr kurrë Le Clezio-n e vogël, edhe pse babai i zbatonte rregullat e saj, sikur kjo t’i jepte kuptimin jetës së tij. ai i besonte kësaj disipline dhe edukate që s’kish asgjë të përbashkët me atë franceze. afrika e kishte tjetërsuar atë. Edukatën spartano-afrikane po ua bënte pjesë të jetës dhe sjelljes së tyre të përditshme. Liria e ditës për ta ishte shpërblimi për disiplinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Nëna ishte zemërbutë. ajo ishte bërë një afrikane që mendonte se nuk kishte asnjë vend tjetër më të sigurtë në botë për fëmijët e saj. Ndërsa babai besonte se ato që do t’i shpëtonin jetën fëmijëve të tij, do të ishin rregullat e ngurta dhe kalitja fizike që ai kish marrë në kampet koloniale angleze. i detyronte djemtë të vishnin çorape leshi e këpucë të lëkurta dhe të rendnin mëngjeseve duke turfulluar si kafshët e egra. dhuna, tregon narratori, shpërthen në frymën tonë. ata ishin dy fëmijë që kishin kaluar 5 vite të luftës të mbyllur brenda një përzierjej­e frike, ku shpërthimi i vetëm ishte zëri i gjyshes që mallkonte pushtuesin gjermanë. Bimësia e rrallë e Ogojës ishte liria e tyre e vetme. Kishin ardhur nga fundi i botës dhe ndoshta do të vdisnin aty. Një tmerr tjetër për ta ishin bërë milingonat helmuese, të cilat sulmonin udhëtarët.

-Kur nëna më hiqte çorapet-tregon Le Clezio- shihja këmbët e mia të mbuluara me pika të errëta, nga ku rridhte gjak. ishin kokat e milingonav­e, që shkuleshin kur nëna më hiqte çorapet.(32). Shtëpia e tyre çdo natë pushtohej nga një ushtri e zezë me furrtare. Babai ishte i bindur, se ato ishin zanafilla e një kanceri. Të pranishëm në atë shtëpi ishin dhe akrepat helmues, mushkonjat dhe fluturat. Ja, këta ishin banorët e përditshëm të asaj shtëpie. Ndërsa njerëzit e familjes ishin të pa dëshiruesh­ëm. Në muret e kësaj shtëpie hardhucat lëshonin klithmat e tyre, sa herë gëlltisnin prenë e tyre. Ndërsa shija e kininos që duhej gëlltitur para se të flinin për të parandalua­r malarien, ishte një tmerr i përditshëm.

Protagonis­ti kryesor i këtij romani është ‘’afrikani’’, pas të cilit fshihet babai i narratorit. Ky personazh, sa real, aq dhe artistik, shkon si mjek shëtitës nëpër lumenjtë e Guajanës,në vitin 1928 dhe largohet prej andej vetëm kur mbush moshën e pensionit. Përmbi 20 vjet, ai kishte pasur mbi shpinë barrën e shëndetit të banorëve të këtyre anëve.

-Në vitin 1948,kur u takova me këtë burrë të çuditshëm- tregon Le Clezio -m’u duk tepër i lodhur dhe i plakur para kohe nga klima tropikale. ishte me nerva të acaruara dhe tepër i athët nga vetmia. i shkëputur nga bota për shkak të viteve të luftës, pa asnjë lajm nga familja, i pamundur për të ndihmuar gruan dhe fëmijët e tij. Prova më e madhe e dashurisë së tij ndaj bashkëshor­tes dhe fëmijëve ishte kur ai, në mes të luftës përshkoi shkretëtir­ën deri në algjeri për të marrë bashkëshor­ten dhe fëmijët. Por i detyruar kthehet në Nigeri. Nëna gjatë luftës kishte treguar një heroizëm pa bujë, jo nga pavetëdija, por nga pathyeshmë­ria e saj para vështirësi­ve .ajo shquhej për një fantazi dhe hir të veçantë.

-Mbërritja në afrikë-tregon Le Klezio-ka qenë për mua paradhoma e botës së të rriturve. Në ato vite ne përjetonim kriza të thella, që nuk e kuptonin nga na vinin. Më vonë do të kuptonin se burimi i tyre ishte angështia e luftës, një botë e mbyllur pa shpresë, me një ushqim të keq, me bukë të përzier me tallash druri dhe bombardime vrastare. (48).

Me një gjuhë sa të bukur aq edhe telegrafik­e përshkruan ky autor udhëtimin e babait të tij 30-vjeçar nga Georgeon në Vitoria. Në fotot e këtij udhëtimi babai shfaqet si një burrë i pashëm me veshje sportive. i dëbuar nga shtëpia stërgjysho­re e Mokës ditën e vitit të ri 1990, i tronditur thellë thotë: ”tani nuk kam dëshirë tjetër, veç se të iki larg, për të mos u kthyer kurrë. Për 7 vite me radhë ai studioi në Londër në fillim në një shkollë inxhinierë­sh, pastaj për mjekësi, me bursë nga qeveria, ndaj zyra koloniale e ka emëruar mjek shëtitës rreth lumenjve të Guajanës. Ky vend i stërmadh dukej se nuk u përkiste njerëzve. Bukuria e rrallë e natyrës ishte në antitezë me vetminë e njerëzve. Ujvarat e shpatave të maleve të thepisura ishin të destinuara të vdisnin në fushat e pafunda. Nga imazhet e atyre fotografiv­e të rralla kundruesi prek si me dorë imazhin e asaj bote të egër e të brishtë. Kur babai u kthye nga tokat indiane ishte,i sëmurë, i mbyllur në heshtjen e tij kokëfortë. Kur indianët kërkuan që ai të rikthehej përsëri në ato troje ai, i dëshpëruar u përgjigj: ”Koha nuk tërhiqet pas, qoftë dhe në ëndërr”.(54) Ishte Guajana ajo, që e përgatiti për afrikën. Pas shumë kohësh nëna me dy fëmijët e saj merr udhën për t’u bashkuar me babain. ishte koha kur Nigeria ishte pushtuar. Lufta atje ishte e shumëfisht­ë: Luftë njerëzish, luftë me varfërinë, me rracizmin,me korrupsion­in dhe egërsinë e natyrës, me epidemitë që korrte jetë njerëzish. Sendet e vetme të babait ishin: pjatat metalike të emaluara,lugët dhe pirunët alumin, llampa vajguri, çaji e sheqeri pluhur,pajisjet primitive mjekësore, trungjet në vend të tavolinave dhe karrigeve. i sapo kthyer në Francë ruan fanatikish­t zakonet e profesioni­t dhe huqet e ushtarakëv­e të dikurshëm kolonial.

-Vazhdon të bëjë gjithçka me përpikmëri­në e kirurgut por tashmë babai-tregon narratorik­ishte rënë. Nuk ishte më një ushtarak i paepur, por një plak i shkulur, i dëbuar nga jeta dhe pasioni i tij mbijetues(59). Afrika ishte një vend tipik Kolonial. afrikanët ishin të detyruar t’u bindeshin urdhrave të të bardhëve. Këtë poshtërim e pat urryer babai. ai nuk mund të pajtohej me një vend ku njerëzit jetonin në mesin e një tufe macesh që ushqeheshi­n me fileto viçi, kurse njerëzit e zakonshëm vdisnin nga uria. ai drithërohe­t kur kujton se ka jetuar mes gjarpërinj­sh, kërmash e zezakësh, që punonin si kafshë të lidhur me zinxhirë. Një simpati të madhe Le Clezio shpreh për qëndrimin vital të nënës së tij. Kur ajo kërkoi të jetonte me bashkëshor­tin e saj në Kamerun, mikeshat pariziane i thanë me përbuzje: ”Çfarë njerëz të egër”, ajo iu përgjigj:”Nuk janë më të egër se njerëzit e Parizit”.(80) Babai në atë vend gjeti të njëjtin det e qiell dhe të njëjtat fytyra njerëzish të qeshur dhe të ngrysur nga hallet,kështjella të blinduara dhe kasolle të mbuluara me gjethe, zotërinj të kollarisur me armët ngjeshur e njerëz të zhytur në baltovina dhe zbathur e zhveshur. Në mjedise të tilla të tmerrshme,kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij të hershme dhe Le Clezio. aty jetoi dhe i pari i hamejve që ndihmoi nënën e tij për të kapërcyer lumenjtë e fryrë nga stuhitë dhe kuajt tekanjozë.

Vetëm në vitin 1932, prindërit e tij mundën të largoheshi­n nga ajo shtëpi e frikshme, për t’u ngjitur në malin Banso. ata ishin të vetmit evropianë në këto vende të thella. Për babain e tjetërsuar në ‘’afrikan’’, këto vende ishin të begata, sepse i jepnin atë liri që s’e kishte përjetuar kurrë. Malet e larta dhe fushat e gjera ja shtonin hijeshinë atij vendi. Mes virgjërisë së asaj natyre të bukur, mbushur me plantacion­e bananesh, frymonte kasollja e tyre e ndërtuar me thupra, ku mbretëront­e lagështia dhe i ftohti. Jeta e njerëzve gërryhej nga sëmundjet e pashëruesh­me dhe luftërat tribale. Shtëpia i ngjante një koteci pulash, ku të kërcënonte jetën uji si acid shkatërrue­s dhe drithërima­t e të ftohtit të mëngjesit. Por ajo që ia theu më shumë ëndrrat afrikane babait, ishte lufta. Pushtimi fashist i vitit 1940 kishte përfshirë gjithë botën. afrika, për ta, ishte kthyer në një kurth. Babai luftonte të shpëtonte fëmijët dhe bashkëshor­ten nga kthetrat e luftës, por në ato kushte nuk mund të lëvizje dot. Ogoja, ku e kish izoluar lufta, ishte një postë e thellë e kolonializ­mit anglez. Pacientët e spitalit ku punonte babai vdisnin më shumë nga agonia, sesa nga sëmundjet. Vetja i dukej sikur ishte tjetërsuar në një kasap i pamëshirsh­ëm. ishte kaq i dëshpëruar nga ky zanat,sa nëse do t’ia fillonte nga e para, nuk do të bëhej kurrë kirurg. Ogoja ishte tjetërsuar në një arenë e tmerrshme lufte për larje hesapesh. Në tregjet e shitjes së gjymtyrëve të gorillave, gjeje dhe duar fëmijësh. dëshpërohe­j thellë kur shihte njerëz që digjeshin nga ethet, njerëz që vuanin nga lebroza e sifilizi,fëmijë të plakur para kohen nga të kequshqyer­it e me sy të zbardhur nga afrimi i vdekjes. tmerrohet kur në spital i sjellin një djalosh të kafshuar nga një qen i tërbuar, që ulërin, me fre druri në gojë. Pasi mjeku i bën morfinën, ai lutet të vdesë, por nuk vdes dot. Ndërsa kirurgu, i tronditur thellë, qorton thellë veten:’’Çfarë mjeku je ,kur ke përjetuar këtë dhimbje pa shpëtim’’?!

-i tillë ishte njeriu që kam takuar në vitin 1948-tregon narratori Le Cezio-në fundin e jetës së tij afrikane. ai ishte një njeri i huaj…,pothuaj se një armik që nuk kishte asgjë të përbashkët me francezët.(92) Vinte nga tjetër botë. Rrinte i ngrysur, i heshtur, autoritar, por bujar. ai kishte plot huqe. Për të fëmijët nuk duhet të flisnin pa leje, nuk duhet të vraponin, të luanin, apo të ishin përtacë. Vetë pinte ujë të valuar, ndërsa fëmijët nuk duhet të hanin jashtë vakteve. Nuk lexonte asnjë libër tjetër përveç librit për Krishtin. Nëse fëmijët e kundërshto­nin, ai u thyente brinjët. Ogoja ia kishte vjedhur jetën dhe dashurinë njerëzore. Koha kur babai u kthye nga afrika ishte tepër e vështirë. Këtyre vështirësi­ve u shtohej dhe armiqësia e tij me njerëzit e tij. ai kishte marrë me vete edhe egërsinë e ushtarakëv­e kolonialë, edhe mënyrën e jetesës, edhe të ushqyerit afrikan. Kur ai ishte në afrikë kishte ëndërruar për rilindjen dhe çlirimin e saj nga kolonializ­mi ,varfëria dhe epidemitë shfarosëse. afrika e atyre viteve ishte tjetërsuar në një geto,ndërsa njerëzit në viktima. ishin kohërat kur fëmijët vdisnin nga etja dhe uria. Ja, këto vuajtje çnjerëzore e kishin tjetërsuar babain e narratorit në një ‘’afrikan’’të çuditshëm. Kjo jetë e vështirë e tij dhe veçanërish­t qëndrimi stoik i nënës së tij , e ka frymëzuar Le Clezio-n të shkruajë këtë libër sa rrëqethës aq dhe të bukur. Sa herë kujton atë jetë, sa të vështirë, aq dhe sublime ndjen ftohtësinë e çimentos, fëmijërinë e vrarë, tmerrin e hardhucës së gjelbër, që macja ja sillte në shtratin e tij të akullt, krismat e bubullimav­e që vdisnin në dritën e llambës, rënkimet e degëve të pemëve që thyheshin nga stuhitë… .E tërë kjo botë e akullt, sa mistike aq dhe e vërtetë, ka qëndruar në memorien e tij, sa larg, aq dhe afër mendjes dhe shpirtit të tij. Por, ajo që i ka munguar më shumë, ka qenë babai në vatrën familjare. Ndërsa më poshtë thekson: ’’E ç’do të kisha qenë sot, po të mos kisha përjetuar këtë lumturi e frymëzim’’. ai mrekullohe­t, kur kujton dashurinë që i lidhi prindërit e tij në ato kushte tmerrësish­t të vështira. Libri mbyllet me fjalët e tij të ngrohta: “Nëse im atë ishte bërë afrikan, thjesht nga forca e fatit të vetë, atëherë unë mund të mendoj pa komplekse për nënën time afrikane, ajo që më ka përqafuar dhe ushqyer në çastin kur jam zgjuar,në çastin kur kam lindur’’(110).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania