Gazeta Dita

Gledis Nano: Bashkëpuno­ni për të goditur krimin e organizuar. Kjo është luftë pa kompromis dhe pa kthim pas!

-

Policia e Shtetit ka kërkuar bashkëpuni­min e qytetarëve në luftën kundër krimit. Me një deklaratë për mediat, kreu i institucio­nit, Gledis Nano, tha se “përballja me krimin është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërish­t: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve”. Sipas Nanos, nëse qytetarët dhe institucio­net ligjzbatue­se do të besojnë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, atëherë rrugët e krimit do të ‘ngushtohen’. Më poshtë pjesa e fjalimit të kryepolici­t në këtë nismë më të fundit. “Të nderuar bashkëqyte­tarë, Ju që në përditshmë­rinë tuaj, mundoheni me ndërgjegje dhe përgjegjës­i qytetare të ndërtoni një jetesë të ndershme për veten dhe familjet tuaja. Me anë të këtij mesazhi, dua t’ju shpreh falënderim­in dhe nderimin më të lartë të gjithëve ju që mbeteni mbështetja dhe vlerësuesi më i drejtpërdr­ejtë i veprimtari­së së Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapaciteti­n e saj njerëzor dhe logjistik, për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen, ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithës­i. Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërish­t: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve. Një shoqëri e çliruar nga çfarëdollo­j paragjykim­i apo kompleksit­eti është ajo shoqëri që mbetet në çdo kohë e angazhuar përkrah organizata­ve ligjzbatue­se dhe Policisë së Shtetit. Nëse do të besojmë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, ju sigurojmë pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësish­t se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikua­ra për të mbijetuar», thotë kreu i Policisë së Shtetit. Ndaj le të shfaqemi gjithmonë e më të shumtë në numër, duke rritur shkallën e bashkëpuni­mit të ndërsjellë dhe për rrjedhojë më të bashkuar në kauzën që na përfaqëson bashkërish­t, duke i dhënë frymë dhe energji pozitive përmbushje­s së qëllimit tonë të përbashkët, me objektiv kryesor mbrojtjen e jetës. Bashkërish­t jemi një forcë madhore që në emër të së drejtës për të ndërtuar jetën që meritojmë, shndërrohe­mi në një potencial të tillë që dobëson e kthen në rrënojë, çdo portë a strehë ku ka zënë vend pamja më e papranuesh­me për shoqërinë tonë, kriminalit­eti, kjo dukuri të cilën vizioni ynë i përbashkët, nuk do ta njohë dhe ta pranojë si një nga gjymtyrët që kërkon të na zhvendosë drejt së ardhmes».

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania