Gazeta Dita

Stuhia dimërore polare ‘pushton’ vendin, dëborë dhe reshje shiu. Bllokohen disa zona dhe akse në verilindje

-

Stuhia polare dimërore rikthehet për të disatën herë në Shqipëri, duke ‘pushtuar’ të gjithë vendin me reshje të dendura dëbore, shiu të ftohtë dhe erë, deri në izolime fshatrash, erozione, mungesë energjie si pasojë e defekteve dhe bllokime rrugësh. Kukësi dhe dibra kanë qenë qarqet më të prekur nga reshjet e dëborës gjatë 24 orëve të fundit. të paktën 37 borëpastru­ese mbajnë të hapur “Rrugën e Kombit” në veri të vendit, teksa i bllokuar është aksi Kukës-arrën dhe “Rruga e arbrit” në dibër. trashësia e dëborës në Shishtavec të Kukësit ka kaluar mbi 20 cm, në Valbonë 30 cm dhe në Qafë-Prushi dhe Has mbi 10 cm. Mjetet borëpastru­ese po monitorojn­ë dy segmentet tunel-Morinë dhe tunel- Rrëshen, për pastrimin e borës me trashësi mbi 7 cm dhe kriposjen.

dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në dibër, Bulqizë dhe zonën e Korçës, por deri tani pa problemati­ka dhe nuk ka bllokime rrugës. i vetmi bllokim është shfaqur ne bypassin e Qafë-Murrizit, ku po punohet nga kompanitë kontraktor­e me 4 borë pastruese, për të hapur “Rrugën e arbrit”. Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të tiranës dhe anasjellta­s nëpërmjet bypassit në Qafë-Murrizë, që të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz dhe të mos shkaktojnë trafik. I bllokuar është edhe aksi që lidh Kukësin, me njësinë administra­tive arrën.

Reshjet e dëborës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm. Megjithatë rrugët nacionale janë të lira dhe të kalueshme me zinxhirë. aksi Peshkopi-Kala e dodësKukës, Peshkopi-draj Reç-Kukës dhe dibër-Librazhd, kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Edhe në Korçë trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 cm, ndërsa akset nacionale janë të lira dhe të kalueshme vetëm me zinxhirë. akset nacionale dhe turistike Korçë-Ersekë -Leskovik, KorçëVosko­pojë, Korçë-dardhë, gjithashtu janë të lira.

Reshjet e dëborës që kanë filluar që natën e kaluar, kanë bërë që niveli i dëborës në malësinë e Krujës të shkojë deri në 20 cm. Sipas banorëve, rrugët janë thuajse totalisht të bllokuara nga dëbora dhe kjo ka bërë që afro 2000 persona të kenë shumë vështirësi në qarkullim. deri tani, rrugët janë të kalueshme me shumë vështirësi, e ndërsa dëbora vijon të bjerë pa pushim. Fatmirësis­ht nuk ka as ndërprerje energjie.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania