Gazeta Dita

DËSHMORI I ATDHEUT, PETREF AHMET BRAÇE

RA NË KRYE TË DETYRËS NË POSTËN KUFITARE TË VALBONËS, MË 3 NËNTOR 1961

- Hysen Tabaku* *Anëtar i kryesisë së komitetit kombëtar të LANÇ

Menjëherë pas çlirimit të vendit, nisi edhe ruajtja e kufirit me forca speciale.

Mbrojtja e kufijve të vendit, u imponua si një detyrim i fuqishëm jo vetëm për shtetin, por edhe për çdo qytetar shqiptar.

ishin vitet e para pas Çlirimit kur bashkëpunë­torët e nazifashiz­mit me bandat e tyre diversioni­ste në bashkëpuni­m me reaksionin e jashtëm e të brendshëm, të përgatitur­a nga spiunazhi i huaj, hynin në tokën shqiptare duke bërë krime në njerëz të pafajshëm dhe duke sabotuar ekonomin e vendit, me qëllim për rrëzimin e Pushtetit Popullor të sapo dalë nga zjarri i luftës nacionalçl­itimtare

Gjatë viteve 1945-1990, forcat e kufirit kanë përballuar dhe zmbrapsur mbi 6 mijë provokacio­ne tokësore dhe mbi 900 provokacio­ne në det. Gjatë kësaj kohe u kapën me mijëra shkelës të kufirit që vinin nga jashtë për qëllime kriminale, agjenture, diversioni­ste që vinin të drejtuara nga zbulimet e huaja. Po ashtu, mijëra të tjera, që tentuan të shkelnin kufirin në mënyrë të jashtëligj­shme.

Mbi 200 kufitarë kanë dhënë jetën në përpjekje me bandat kriminale. Mjaft të tjerë kanë dhënë jetën në krye të detyrës për shkak të kushteve të vështira atmosferik­e, nga bora,

ngricat dhe i ftohti i madh. Dëshmorëve të luftës iu shtuan dhe dëshmorë e mbrojtjes së kufirit,

Për mbrojtjen e kufijve të RPSSH, 60 vjet më para, në postën kufitare të Valbonës, dha jetën edhe djali 21 vjeçar nga fshati Jançë i rrethit Gramsh, Petref ahmet Braçe.

Petrefi lindi më 1940 në Jançë, në një kohë kur vendi ynë ishte pushtuar i tëri nga fashistët italian. Shqipëria rënkonte nën zgjedhën e robërisë fashiste. Pak kohë me vonë Petrefit i vdes babai. Një jetë më e veshtire filloi për të. Tani do të jetonte me nënën dhe dy vëllezerit më të mëdhenj si dhe bashkë me motrën. ishin vitet e vështira të luftës. Operacioni armik i qershorit, kishte arritur kulmin. Të egërsuar nga goditjet e njëpasnjës­hme të Brigadave partizane, gjermanët nuk ndaleshin përpara krimeve ç’njerëzore. Edhe fshati Jançë nuk mbeti pa u ndëshkuar nga mizoritë fashiste. Me egërsi ata filluan plaçkitjen, torturat në pleq e fëmijë dhe djegien e shtëpive etj. I strukur nga frika, Petrefi i vogël 4 vjeçar, vështronte si i tromaksur gjithë këto mizori, por ai nuk i kuptonte. Pushtuesi gjerman në bashkëpuni­m me tradhëtarë­t e vendit i dogjën dhe shtëpinë. Ata e i lanë jetimë në qiell të hapur pa strehë. tani “strehë”ata kishin vetëm nënën e tyre dhe këshillin NAÇL, të fshatit. Vitet kalonin dhe ai do të rritej e do të kuptonte më mirë ate çka kishte ndodhur. Ato gjurmë urrejtje do ta frymëzonin djalin e ri me dashurinë për popullin dhe atdheun e vet. Episodet nga lufta që i tregonte i vëllai i tij i madh, i cili kishte marrë pjese aktive në luftën Na.-Çl. i ngjallnin urrejtje të madhe për armiqtë. Petrefi ndjente nga afër ndihmën që i dha pushteti i ri familjes së tij, si të vobekët. Këtë e shprehte kudo në bisedat me fshatarët. Para se të ngrihej kooperativ­a në fshatin Jançë, Petrefi në moshë të fare te re, për të ndihmuar ekonomikis­ht familjen, shkoi për të punuar në fermën e Beratit për hapjen e gropave në bllokun e fiqve të Roshnikut. Kur u ngrit kooperativ­a në fshatë, ai ishte i pari, që u fut në kooperativ­ë. Flet-thirrjen për të kryer shërbimin ushtarak ai e priti me gëzim. Më i madh qe gëzimi kur mori vesh që do ta kryente detyrën ushtarake në kufi. Në postën kufitare të Valbonës. Në këtë kohë, forcat e kufirit, përherë dhe më shumë e përligjën besimin dhe respektin që kishte populli për ta. Kryerja e këtij shërbimi ishte krenari për cilindo që thirrej në detyrë.

Vjeshta kishte rënë në luginën e Valbonës dhe e ka përflakur atë. Peizazhi ishte i ngjyrosur me kolorin vjeshtor.Lugina ishte ngjyrosur nga stina e vjeshtës që paralajmër­on stinën e bardhë. Bënte ftohtë, biente shi dhe era frynte si e marrë ....

Pemët po derdhënin gjethet e tyre dhe fletët binin si nga mot. Ndërsa shiu dhe bryma zunë vend, kurse shkëlqimi i ngricave zbardhonte. Erdhi kështu një vjeshtë e ftohtë, e zymtë, e trishtuar dhe e ashpër.

Petrefi gjatë kryerjes të shërbimit ushtarak njohu shokët, por edhe vendin e shërbimit, të cilin e quantë të shënjtë.

Një ditë më parë ai kishte takuar një bari dhe e kishte pyetur nëse kishte kaluar ndonjë dele matanë. Petrefit i kishte lindur dyshim për këtë njeri se nuk e kishte parë ndonjeherë, i cili kishte edhe dialekt tjetër. Këtë dyshim ai ia tha komandanti­t.

Një nga ditët e zakonshme të kryerjes së detyrës, njësiti, ku bënte pjesë Petrefi, mori shërbimin. ishte ora 1700, dielli lëvizte ngadalë drejt horizontit, në qiell kishte vetëm disa re që lundronin shpejt të nxitura nga një fllad i freskët dhe i ftohtë. Qielli ishte zbehur dhe po qante, ndërsa dielli nuk ngrohte më si parë, gjithçka ishte e zezë. Ftohtësi memece..!

Ndërkohë një erë e shurdhër ulërinte dhe mbrëmja e nxirë nxitimthi po zbriste në tokë, duke përgatitur në heshtje, gjëmën që do të sillte!

Petrefi ecte në krye të njesitit. Me përgjegjës­inë e lartë të kryerjes së detyrës, në mbrojtje të kufirit territoria­l shtetëror, nata e 3 tetorit 1961 e gjenë Petrefin në krye të detyrës.

Sapo arriten në vendin e shërbimit, zunë vend dhe po veshtronin terrenin. Pranë tyre diçka lëvizi dhe Petrefi nguli thellë veshtrimin në erresirë ku dalloi disa hije që lëviznin ngadalë. Ndal !- thirri Petrefi. Për shkelsit e kufirit qe e papritur. Ata u shtrinë menjëhërë për tokë dhe filluan të qellonin me automatik. U bë një luftë e ashpër.Pylli oshëtinte nga krismat e pushkëve që sa vinin e shtoheshin.

Pasi ai, përgjoi në heshtje çdo lëvize e pozicion të diversantv­e, Petrefi,- i thotë njërit prej shokve ta mbulojë me zjarr. Kujtoi se nuk e kishin parë, lëvizi nga vendi dhe sulet përpara për tu marre krahët. Kështu vepron dhe shoku tjetër, duke tentuar t’u delnin armiqve pas shpine. Por trimin 21 vjeçar e goditi plumbi në gjoks. Përpjekia për bllokimin e tyre zgjati pak kohë dhe armiqtë, këto korba të zinjë të errësirës së natës më në fund u dorzuan. Shokët dhe komanda e postës u hidhëruan shumë për humbjen e shokut e të tyre, kufitarit shëmbullor, Petrefit Braçe. Ai ra në krye të detyrës, në postën kufitare të Valbonës më 03/11/1961. ishte pikërisht kjo natë e errët, nata e cila numëroi edhe sekondat e fundit të jetës së tij të pa përmbushur.Jeta e të riut ushtar, mbeti atje ku skaji më i thellë i Shqipërisë, kishte nevojë vërtet për mbrojtje. ai është shpallur “dëshmor i atdheut”, ndërsa emri dhe trupi i Petref Braçes, është në atë memorial të veçantë, që jo të gjithë do ta kenë nderin të jenë pjesë e tij. Dëshmorët kёrkojnё ndihmё pёr tё mos i harruar, kёrkojnё ndihmё pёr t’ua mbajtur mirё atё copё “banesё” apo ajo cop “pasuri” prej dy metra tokё”, ku u prehen eshtrat e dёrrmuara, nga plumbat armikut gjakatar. Tё vetmen pronё qё u kemi dhёnё pёr atё “ka ata kanё bёrё, pёr”ka kanё sakrifikua­r.

Dëshmorët e Atdheut u flasin të gjallëve për historinë kombëtare permes simboleve të tyre, lapidarëve, monumentev­e, pllakave përkujtimo­re etj.

Fatin e një populli e udhëheqin në një shkallë shumë më të lartë brezat e vdekur, se sa të gjallët, sepse vetëm ata kanë hedhur themelet e kombit. Ata janё simboli i atdheut, se pa dёshmorё nuk ka atdhe.

Nderim të përjetshëm, dëshmorit të kufirit Petref Ahmet Braçe!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania