Gazeta Dita

Tensionet me Rusinë, çfarë mund të pritet nga një reagim ushtarak i NATO-s?

NATO-ja thotë se po reagon ndaj një agresioni rus. Moska e quan përgjigjen një “histeri”. Rusia ka rreth 100 mijë trupa të dislokuara pranë kufirit me Ukrainën

-

disa vende anëtare të NatO-s po dërgojnë trupa dhe pajisje për aleatët në Europën Lindore ndërsa përshkallë­zohen tensionet me Rusinë. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri disa mijëra trupa. Moska ka mbi 100,000 trupa të grumbullua­ra në kufirin me Ukrainën dhe Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon.

Por çfarë mund të pritet nga një reagim ushtarak i NatO-s? Një shfaqje solidarite­ti. Katër avionë luftarakë danezë F-16 zbarkuan në Lituani javën e kaluar për të forcuar kontrollin ajror të NatO-s në Balltik.

Që nga aneksimi me forcë i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NatO-ja ka dislokuar rreth 5 mijë trupa në Evropën Lindore – në atë që aleanca e quan një “Prani të Shtuar“.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri 8500 trupa shtesë. “trupat amerikane do të lëvizin në Evropën Lindore dhe vendet e NatO-s në një periudhë të afërt”, tha presidenti Biden.

Franca njoftoi planet për të vendosur qindra trupa të tjera në Rumani, ndërsa Spanja, Holanda dhe Gjermania po shqyrtojnë gjithashtu dërgimin e më shumë trupave, avionëve dhe anijeve luftarake.

Britania ka furnizuar Ukrainën me rreth 2 mijë armë antitank dhe pritet të ofrojë dislokime të mëtejshme për aleatët e NatO-s këtë javë. “Kur bëhet fjalë për dislokime ushtarake, mendoj se është e rëndësishm­e që të sinjalizoj­më Presidenti­t Putin se ajo gjë që e shqetëson më shumë, prania e NatO më afër Rusisë, do të ishte pasojë e një gabimi strategjik të pushtimit të një vendi sovran siç është Ukraina” tha Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.

NatO nuk ka plane për të dërguar trupa në Ukrainë. “Trupat e NATO-s që janë në shtetet kufitare, janë atje më shumë për aftësi mbrojtëse dhe parandalue­se, sesa në pritje për konflikt të drejtpërdr­ejtë, apo luftim të drejtpërdr­ejtë”, thotë Julie Norman me Universite­tin College London Politics Lecturer.

NatO-ja thotë se po reagon ndaj një agresioni rus. Moska e quan përgjigjen një “histeri”. Rusia ka rreth 100 mijë trupa të dislokuara pranë kufirit me Ukrainën. Mijëra të tjera mbërritën në Bjellorusi për stërvitje të përbashkët­a ushtarake këtë javë.

“Vetë NatO-s i është dashur t’i përgjigjet një kërcënimi të ri të paraqitur nga Rusia duke vendosur forca shtesë në Bjellorusi, e cila natyrisht ndan një kufi me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë, që janë aleate të NatOs, thotë Evelyn Farkas, ish Zëvëndës Ndihmës Sekretare e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë.

dislokimet e NatO-s mund të rrisin më tej tensionet me presidenti­n rus, thotë analistja Norman. “Kërkesa kryesore e Putinit në gjithë këtë është tërheqja e trupave dhe armatimeve të NatO-s nga shtetet lindore. Pra, fakti që ka më shumë grumbullim­e, shihet jo si një akt mbrojtjeje, por një akt ofendimi dhe provokimi nga Rusia”. Ndërkohë, përpjekjet diplomatik­e për të shmangur luftën vazhdojnë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania