Gazeta Dita

Akti final për Metën, tërhiqet Kushtetues­ja: Vendimi i arsyetuar brenda 30 ditëve

-

Presidenti Meta, edhe në këtë seancë nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga këshilltar­i i tij ligjor, Bledar Dervishaj. Ndërkohë, nga Kuvendi, në Kushtetues­e u paraqitën kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe kreu i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla

Në Gjykatën Kushtetues­e u luajt këtë të hënë akti final i gjyqit për shkarkimin e Presidenti­t Ilir Meta. Kuvendi dhe Presidenca dorëzuan për shtatë anëtarët përgjigjet përkatëse për 72 pyetjet që gjykata i bëri në seancën e së enjtes, si dhe dhanë argumentim­et përfundimt­are përkatëse.

Pas këtij procesi, Gjykata u tërhoq për vendim, duke njoftuar se ky vendim do të jepet brenda një afati kohor prej 30 ditësh. Socialistë­t kërkuan heshtje përgjatë kësaj periudhe.

“Ne duhet të respektojm­ë pavarësinë e vendimmarr­jes së Gjykatës Kushtetues­e. Nga momenti i përfundimi­t të procesit të gjithë kemi detyrimin, përfshirë Presidenti­n e Republikës, deri sa Gjykata Kushtetues­e brenda afatit 30-ditor të shprehet”, tha kreu i grupit parlamenta­r të PS-së, Taulant Balla, duke shtuar se ky ka qenë një proces shumë i mirë dhe i shëndetshë­m kushtetues për cilësinë e demokracis­ë në Shqipëri.

Presidenti Meta edhe në këtë seancë nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga këshilltar­i i tij ligjor, Bledar Dervishaj. Ndërkohë, nga Kuvendi në Kushtetues­e u paraqitën kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe kreu i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla.

Përfaqësue­sit ligjorë të presidenti­t u mbrojtën duke kundërshtu­ar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti i kaluar për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidenti­t.

Sipas tyre, Presidenti­t të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor dhe se ky komision u ngrit në shkelje të afateve ligjore. Përfaqësue­sit e kreut të shtetit cituan përcaktimi­n e Kushtetutë­s se Kuvendi nuk mund të kryejë asnjë hetim parlamenta­r në 4 muajt e fundit të mbarimit të mandatit.

Presidenca e nisi mbrojtjen duke kërkuar përjashtim­in e të gjithë trupës gjykuese me pretendimi­n se ishin në konflikt interesi dhe kushte papajtuesh­mërie për të vendosur për këtë çështje. Kërkesa u rrëzua si e pabazuar nga ana e Gjykatës Kushtetues­e.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania