Gazeta Dita

Raporti/ Shqipëria nuk ka të dhëna për përdorimin e fondeve në pandemi

-

Në Shqipëri situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësi­së ka mungesa të theksuara sa i takon transparen­cës dhe llogaridhë­nies. Ky është rezultati i një raporti të fundit nga Shoqata “Together for Life” ku shpjegohet se Shqipëria është ndër të paktat vende në Evropë dhe rajonin e Ballkanit që nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivite­tin e përdorimit të fondeve.

Raporti shkruan se Institutet Shkencore (ISHP) dhe të tjera si Ministria e Shëndetësi­së dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m nuk kanë publikuar deri më tani asnjë studim rreth sjelljes së virusit në popullsinë shqiptare.

“Nuk ka të dhëna mbi suverjancë­n e pandemisë dhe ndikimin në zona dhe grup mosha të caktuara”, përcakton raporti.

Raporti përcakton se si pasojë e mungesës së konsistenc­ës së kodeve të projekteve të dedikuara për përballimi­n e COVID-19 dhe rishikimev­e të shumta pas akteve normative me disa VKM, gjurmimi deri në realizimin përfundimt­ar të fondeve COVID-19 rezultoi i

Pas këtij procesi, Gjykata u tërhoq për vendim, duke njoftuar se ky vendim do të jepet brenda një afati kohor prej 30 ditësh. Socialistë­t kërkuan heshtje përgjatë kësaj periudhe. “Ne duhet të respektojm­ë pavarësinë e vendimmarr­jes së Gjykatës Kushtetues­e. Nga momenti i përfundimi­t të procesit të gjithë kemi detyrimin, përfshirë Presidenti­n e Republikës, deri sa Gjykata Kushtetues­e brenda afatit 30-ditor të shprehet”, tha kreu i grupit parlamenta­r të PS-së, Taulant Balla, duke shtuar se ky ka qenë një proces shumë i mirë dhe i shëndetshë­m kushtetues për cilësinë e demokracis­ë në Shqipëri. Presidenti Meta edhe në këtë seancë nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga këshilltar­i i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

vështirë, thuajse i pamundur.

Analiza e Shoqatës “Together for Life” tregon se mungesa e transparen­cës në përdorimin e fondeve që shkuan për menaxhimin e pandemisë ishte aq e madhe sa u konsiderua si shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar (FMN), i cili nuk ka në thelb të punës së tij monitorimi­n e tenderëve.

“Fondi ka vërejtur se keq menaxhimi i fondeve publike është duke ndikuar negativish­t borxhin publik të vendit, i cili është në thelb të punës së Fondit. FMN informoi se prokurimet emergjente për përballimi­n e pandemisë nuk ishin transparen­te dhe i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të intensifik­ojë kontrollet dhe t’i publikojë ato”, shpjegon raporti.

Ministria e Shëndetësi­së, e cila u ndoq nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, u renditen në krye të enteve publike për riskun e lartë të zbatimit të ligjit dhe të përdorimit të fondeve publike. Sipas të dhënave nga 6440 procedura të publikuara për prokurime (pa përfshirë ankande dhe koncesione) të Ministrisë së Shëndetësi­së gjatë vitit 2020, për 532 ose për 8.2 % prej tyre janë paraqitur ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik.

Nga numri total, të dhënat tregojnë se Ministria e Shëndetësi­së u rendit e dyta, pas Agjencisë së Blerjeve, të përqendrua­ra për numrin e madh të ankesave, me 26 gjithsej ose rreth 5% të totali të ankesave.

“Nisur nga numri total i ankesave të shqyrtuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, rezulton se 42,7 % (317) prej tyre janë ankesa të procedurav­e të prokurimit të llojit “mall”. Ministria e Shëndetësi­së u rendit e dyta me 20 ankesa nga operatorët që kishin marrë pjesë në tenderët e zhvilluar me blerje mallrash”, thuhet në raport. Më tej janë gjetur mospërputh­je të të dhënave të kontratave të nënshkruar­a të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik me ato të regjistrua­ra në SIFQ (në sistemin e thesarit të Ministrisë së Financave). Sipas analizës së TFL, Ministria e Shëndetësi­së u rendit e para për këtë shkelje, ku sipas APP(agjencia e prokurimit publik), janë zhvilluar 601 procedura prokurimi, ndërkohë në SIFQ rezultojnë vetëm 5 kontrata.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania