Gazeta Dita

Shqipëria ka nevojë për shpresë, por ajo duhet gjetur

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Pas Presidenti­t, rasti për vlerësimin e këtij “zbulimi” të madh e bëri në Sukth, vetë i sprovuari i saj, Saliu i parë, kur vendosi që simboli i shpresës për Durrësin të jetë kandidati i tij. Dhe ai, nuk ja prishi bosit fosil, duke u betuar me “rob shpie”, se do t,i shihte qytetarët nga lart poshtë.

Unë nuk di se si mund t,i shohë ndryshe një shtetar ata,por them se kjo papreceden­cë,(sa qejf kur e përdor këtë fjalë ala shqiptarçe), tregon se sa seriozisht e sa optimist është kjo “fatkeqësi kombëtare”, për 6 Marsin. Për të dalë prapë tek simboli i shpresës së shqiptarëv­e, jam i sigurtë si për byrekun me gjizë, se Meta e Saliu janë pikërisht personat e duhur që do ti mësojnë shqiptarëv­e hard rock-un, si dikur tek çadra e lirisë. Edhe tek shtëpia e po kësaj lirie që na “dhuroi” e para,do të na e sjellë dhe kjo e dyta. Një lloj lirie e përsëritur kaq shpërfytyr­uese e kuptimit të vetë fjalës,sa që të bën të mendosh se edhe vetë shpresa që predikon dyshja e koalicioni­t Shtëpia e lirisë, është një mashtrim provincial e demode deri në kufijtë e çjerrjes së faqeve. Aq më tepër kur garantë të saj na dalkan dy persona të zhveshur nga ç,do lloj kamuflimi në sytë e qytetarëve, pasi njihen si paraja e kuqe për veprat e tyre të pabesa në kurriz të një populli fukara e naiv në marrëdhëni­et e reja politike dhe ekonomike të pas ‘90tës. Sigurisht që është e drejta e tyre të gënjejnë në mes të ditës,por ama edhe e drejta jonë të mos e hamë përsëri e përsëri sapunin për djathë. Konceptet sunduese të dy protagonis­tëve të kësaj shtëpie të mbushur me çorbën e një lirie të sajuar vetëm në qenësinë e mendjes së alarmuar të dy personave tashmë groteskë,është një përçapje e dëshpëruar për mbijetesë. Nuk ka në botë e as do të ketë, derisa sa të jetë në fuqi teoria e relativite­tit, liderë krejt të mirë apo të këqij. Veprat bëjnë dallimin. Këta dy tanët e kanë kaluar cakun e vlerësimit relativ,ose më shqip e kanë mbushur gotën, e nuk ka më vend për provë. Nëse vetë ne jua kërkojmë prapë provën e gotës,atëherë duhet që ne vetë të zëvendësoh­emi me një popull tjetër, mundësisht alienë. Besoj pa lëkundje se koha e koncepteve Berisha-Meta i ka tejkaluar limitet e mbijetesës. U takon vetë qytetarëve të përcaktojn­ë pika shprese referuese për të ardhmen. Nëse jo,atëherë këtyre të dyve,duhet tu ngremë një përmendore,në qendër të Tiranës,me epitafin “Pietà”(mëshirë), për ne.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania