Gazeta Dita

I kërkuar për vrasjen e 19-vjeçarit, Demirazi dyshohet se fshihet në Korçë. Gjykata e Selanikut lë në burg 9 të ndaluarit

-

Roxhers demirazi, 20-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia greke si bashkëpunë­tor në vrasjen e 19-vjeçarit alkis Kampanos, po kërkohet nga policia edhe në vendin tonë. demirazi dyshohet se ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kakavijës pa probleme, pasi akoma nuk ishte shpallur në kërkim nga autoritete­t greke. dyshohet se mund të jetë i fshehur tek të afërmit në Korçë, në vendin e origjinës së prindërve, ndërsa vetë mësohet se ka lindur në Greqi. Policia ka ushtruar disa kontrolle në Korçë, por nuk ka mundur të bie në gjurmët e të riut. Ndërkohë, në seancën për caktimin e masës së sigurisë në Selanik për të gjithë të arrestuari­t, gjykata caktoi masën “arrest me burg”, pavarësish­t se dëshmitarë­t thanë se autori i krimit nuk ishte shqiptari i kërkuar.

Gjyqi në Greqi: S’e bëri shqiptari, ishte një grek! Me të bërtitura, plot urrejtje dhe lotët e familjarëv­e, janë pritur mëngjesin e kësaj të hëne të arrestuari­t për vrasjes e alkis Kampanos,

në gjykatën e Selanikut. “Si guxon të ngresh shikimin?”, dëgjohet një zë duke iu drejtuar njërit prej të arrestuarv­e me duart e prangosura, duart që vranë 19-vjeçarin. 9 persona nga 11 personat e përfshirë në ngjarje tragjike, janë tashmë në pranga dhe të dorëzuar në dyert e drejtësisë. Policia e cila nuk ka ndalur kërkimin, ka treguar se është pranë kapjes së dy personave të tjerë. Njëri prej të cilëve është shqiptari, i cili është arratisur dy ditë më parë në Shqipëri, Roxhers demirazi, e që dyshohet se fshihet në Korçë. të arrestuari­t janë të moshës 19-23 vjeç. Prokurorët e çështjes kanë çuar për analizë armën e krimit, thikën, për të parë nëse shenjat e gishtave i përkojnë 21-vjeçarit me origjinë greke, që tashmë dyshohet të jetë edhe autori i vrasjes. Kurse të tjerët, nëse provohet, do akuzohen për bashkëpuni­m. të arrestuari­t janë shprehur se 23-vjeçari shqiptar, i cili ishte i akuzuari kryesor për vrasjen, nuk ka zbritur nga makina në momentin e ngjarjes së rëndë. autorët cilësohen si grupimi ekstremist i tifozërisë së PaOK-ut dhe incidentet ndodhën gjatë trazirave në ndeshjen me aEK-un.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania