Gazeta Dita

Ish-ministri Tahiri takon familjarët. do transferoh­et në rrogozhinë, shkak siguria?

-

Autoritete­t dhanë leje që ish-ministri i Brendshëm, i dënuar me 3 vjet dhe 4 muaj burgim për shpërdorim të detyrës, të takojë bashkëshor­ten e tij, në prezencë edhe të dy avokatëve. Jahaj: “Gjendja e Tahirit e qetë, po përgatisim rekursin për në Gjykatën e Lartë”. Te Burgu 313 po mbahet nën vëzhgim prej katër ditësh, mbikëqyrja do vijojë për të paktën 10 ditë. Aty ndodhen të arrestuar me rrezikshmë­ri të lartë, të ndaluar gjatë kohës kur Tahiri ishte ministër

ish-ministri i Brendshëm Saimir tahiri gjendet i izoluar në Burgun 313-të “Jordan Misja” të tiranës prej katër ditësh nga dënimi i dhënë prej Gjykatës së apelit antikorrup­sion, me 3 vite dhe 4 muaj burgim. Paraditen e djeshme ish-zyrtari i lartë socialist ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgim­it me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe dritan Jahaj. Bashkëshor­tja e tij kishte kërkuar nëpërmjet mbrojtësit ligjor një takim të zakonshëm, si për çdo familjar tjetër të të dënuarve apo paraburgos­urve, kërkesë që edhe është pranuar.

Në një intervistë për mediat, Jahaj tregoi se tahiri ishte i qetë, ndërsa në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë, për të rrëzuar vendimin e apelit të GJKKO.

ish-ministri qëndron i izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucio­ni dhe në një dhomë i vetëm, i pajisur me frigorifer dhe televizor. Burime nga drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve bëjnë me dije se, në ditët në vijim pritet transferim­i i tij në burgun e Rrogozhinë­s, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruk­sion. Kjo, për shkaqe sigurie, pasi në Burgun 313 po qëndrojnë shumë nga të arrestuari­t e botës së krimit, gjatë kohës që tahiri ishte Ministër i Brendshëm.

Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritete­t e burgjeve për arsye sigurie, teksa të izoluar janë edhe të dënuar me rrezikshmë­ri të lartë.

Rekursi në Gjykatën e Lartë parashikon një marzh prej 45 ditësh, ndaj përgjatë kësaj diference kohore, autoritete­t kanë vendosur që ish-ministri të jetë i mbrojtur mirë dhe të mos cenohet.

Saimir tahiri u dënua për shpërdorim detyre, e njëjta akuzë si në procesin e parë, që Gjykata e Lartë e rrëzoi dhe urdhëroi rigjykimin. treshja e magjistrat­ëve nuk bëri asgjë më shumë se heqjen e masës së pezullimit të dënimit të mëparshëm, teksa periudha në fjalë, nga shërbim prove iu konvertua në vuajtje të dënimit.

Një fakt interesant i çështjes ka qenë prezenca e tre gjyqtarëve të ‘etiketuar’ më parë nga DSIK apo në konflikt interesi me dosjen. Konkretish­t, relatori Engert Pëllumbi ishte akuzuar nga ish-ministri gjatë vitit 2014, në listën e magjistrat­ëve me probleme, duke i vënë në dukje 3 nga rastet e lirimit të të arrestuarv­e nga Policia, për akuza të rënda. duket se pala mbrojtëse dhe vetë tahiri e kanë harruar këtë element, teksa theksuan se gjyqtari duhet të ishte dorëhequr vetë, pavarësish­t harresës së tyre. Edhe magjistrat­i tjetër aulon Kalaja, u zbulua se është vëllai i anëtarit të kshillit Kombëtar të Partisë demokratik­e, që e ka anetemuar vazhdimish­t ish-zyrtarin socialist për çështje politike. Gjithashtu ishte relatuar nga dSiK me probleme në profesion për disa dosje, por Kalaja e kaloi Vettingun në dy shkallë. E njëjta gjë edhe me gjyqtaren e

tretë të trupës, igerta Hysi, që ishte konstatuar me probleme në dhënien e vendimeve nga dSiK, por në të njëjtën kohë e kishte kaluar Vettingun.

Pikërisht këto tre detaje do të jenë një pikëmbësht­etje edhe juridike, sikurse proceduria­le, e palës mbrojtëse, për të paraqitur rekursin në Gjykatën e Lartë. Sipas rregullore­s dhe procedurav­e, një magjistrat me konflikt interesi duhet të dorëhiqet nga çështja me vullnet apo me kërkesë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania