Gazeta Dita

“Bëhuni njerëz, vritni një çifut!”. Gjykata shpall të pafajshëm mësuesin, u arrestua për postimet në Facebook: Mungon elementi i dashjes!

-

Hetuesit ngrenë hipotezën e re të ngjarjes tragjike në Elbasan, ku brenda makinës së shkrumbuar, u gjet i djegur tërësisht armand Mici, 32 vjeç. Përveç pistës së vetëvrasje­s së dukshme në këqyrjen paraprake të vendngjarj­es, po verifikohe­t edhe një vrasje e mundshme e organizuar, si pasojë e konfliktev­e apo problemeve që viktima ka pasur. Hetuesit dyshojnë se Mici edhe mund të jetë vrarë, nisur nga veprimet e çuditshme dhe itinerari i ndjekur gjatë orëve të fundit të jetës.

Një burim brenda grupit hetimor tha për mediat se ka dyshime se 32-vjeçari mund të jetë thirrur nga persona të pa identifiku­ar, duke u futur në kurth. ata i kanë kërkuar të çonte në vendin ku u gjet i shkrumbuar, një sasi prej 13 litrash benzinë, ç’ka e konfirmojn­ë edhe pamjet filmike të sekuestrua­ra në karburanti­n ku viktima ka ndaluar për ta blerë. autorët mund ta kenë shmangur prezencën e tyre te karburanti për të mos lënë gjurmë, duke përdorur pikërisht viktimën. Ky i fundit nuk ka dyshuar aspak dhe ka shkuar në vendtakimi­n që u shndërrua edhe në vendin e vrasjes së dyshuar.

i marrë në pyetje nga grupi hetimor, punonjësi i karburanti­t që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë, ka pohuar në deklarimet se 32-vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues në dukje, gjatë komunikimi­t të shkurtër që ka pasur.

Mes të tjerash punonjësi i karburanti­t thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32-vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Krrabë, pra në vendin ku u gjet pajetë, ndërsa në kamerat e karburanti­t shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburanti­t se e kishte lënë në mes të rrugës në Krrabë në aksin e vjetër

Elbasan-tiranë. Pikërisht kjo përgjigje ka bërë që hetuesit të dyshojnë në pistën e re.

Ndërkohë një tjetër dyshim është edhe mënyra si ai u gjet i vdekur në pjesën e pasme ta automjetit të tij.

Familjarët nuk kanë ditur ta shpjegojnë ngjarjen tragjike, duke pritur rezultatet shkencore të ekspertizë­s, për shkaqet e vdekjes. ata kanë thënë se nuk e dinin nëse armandi kishte konflikte, teksa merrej prej kohësh me një biznes të vogël. Pista e parë gjithsesi mbetet ajo e vetëvrasje­s, nisur edhe nga këqyrja paraprake e trupit, ku s’janë konstatuar ende shenja dhune apo plagë me armë zjarri. Në kushte depresioni, nga i cili thuhet se po vuante kohët e fundit, 32-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës duke spërkatur veturën “Passat” dhe më pas i ka vëën flakën. Oficerët po mbledhin informacio­ne në lidhje me aktiviteti­n e biznesit të viktimës, nëse ka pasur borxhe të akumuluara, probleme financiare, pronësie dhe përplasje me ndonjë grup kriminal. Mici nuk rezulton me skedë kriminale apo me precedentë, që përforcon më shumë pistën e flijimit.

Një ish-mësues fizkulture nga fshati Xhafzotaj i Shijakut, emigrant në Itali, po kthehej në shtëpi në 19 qershor 2020, kur u ndalua nga policia në pikën kuftiare të Hanit të Hotit. Pas pyetjeve formale për të konfirmuar identiteti­n, policia e ka intervistu­ar nëse përdorte rrjetet sociale, nëse kishte profil në Facebook e Instagram dhe nëse profili në Facebook me emrin Bardhi ishte i tij. Në procesverb­alin e marrjes në pyetjet, të cituar në vendimin e Gjykatës së Durrësit të 11 qershorit 2021, Eduart G., citohet të pranojë se “ka pasur llogari të hapur në Facebook me emrin Eduart G. dhe Bardhi G., llogari të cilat i përdorte vetë”. Ai thotë se kishte kohë që nuk i përdorte profilet dhe se po ashtu nuk u mbante mend as fjalëkalim­et. 41-vjeçari ka sqaruar edhe se Bardhi ishte emri me të cilin e thërrisnin të afërmit.

Ish-mësuesi i fizkulturë­s e ka kuptuar se përse po pyetej, kur policia i ka treguar pesë postimet e tij në profilin me emrin Bardhi, të shkruara midis 12 dhjetorit 2017 dhe 12 janarit 2018. Në postime, shpërndarj­e të publikimev­e nga faqe të ndryshme në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, Eduart G., kishte shtuar edhe një fjali të vetën me thirrjen për të vrarë hebrenj. “Bëhuni njerëz, vritni një çifut!”, thuhej në njërin status të shpërndarë dy herë. Tre postimet e tjera janë po ashtu thirrje lakonike për të vrarë, “për të shpëtuar shpirtin” apo “shpëtuar njerëzimin”. Në muajin janar 2020, Drejtoria e Antiterror­it në Policinë e Shtetit e ka proceduar mësuesin e fizkulturë­s për “nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “mxitje të urrejtjes e grindjeve”.

Përballë policisë Eduarti ka pretenduar fillimisht se nuk i kujtoheshi­n postimet, pasi kishte kaluar shumë kohë. Më pas ka deklaruar se “nuk ka pasur si qëllim që të bëj nxitje urrejtje kundër një komuniteti hebre, por kundër individëve të veçantë që kanë kryer ato krime”. Bazuar mbi këto statuse Prokuroria e Durrësit ngriti ndaj tij akuzën e “nxitjes së urrejtjes e grindjeve”. Eduart G., u arrestua më qershor 2020 dhe pas 12 muaj hetimesh dhe proceduras­h gjyqësore, Prokuroria e Durrësit kërkoi në gjykatë në qershor të vitit që shkoi dënimin e tij me 3 vjet burg. Por gjyqtarja e cila shqyrtoi çështjen, Eda Kaja, e shpalli atë të pafajshëm në qershor të vitit që shkoi. Në arsyetimin e pafajësisë, gjyqtarja Kaja shprehet se në statuset në Facebook të shkruara prej 41-vjeçarit, mungon “elementi i dashjes”.

“Nuk u provua absolutish­t elementi i dashjes, por siç rezulton nga provat e administru­ara dhe përmbajtja e shkrimeve te publikuara nga ai çmohet se nuk ekzistojnë elementet e figurës së veprës penale”, shkruan Kaja. Prokuroria nuk ka rënë dakord me arsyetim e Kajës dhe e ka apeluar çështjen, por shqyrtimi në apel nuk ka filluar ende.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania