Gazeta Dita

Gledis Nano takon numrin dy të NCA-së britanike: Të rrisim operacione­t e përbashkët­a, për të luftuar grupet kriminale dhe trafiqet

-

Shqipëria dhe Britania e Madhe do të bashkëpuno­jnë jo vetëm në shkëmbimin e informacio­nit, por edhe në organizimi­n e operacione­ve të përbashkët­a policore, për goditjen e individëve apo grupeve të krimit të organizuar në fushën e luftës kundër drogës, kontraband­imit të personave apo edhe në drejtim të pastrimit të parave, identifiki­mit dhe sekuestrim­it të aseteve që burojnë nga aktiviteti kriminal. Ky ka qenë edhe fjalimi i mbajtur gjatë takimit, që drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi me Tom Dowdall CBE, zëvendësdr­ejtor i Departamen­tit Ndërkombët­ar, Komanda e Inteligjen­cës, Agjencia Kombëtare kundër Krimit - NCA Britanike dhe delegacion­in që e shoqëronte.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori britanik, Alastair King-Smith, drejtues të tjerë rajonalë të NCA-së dhe Oficeri Ndërlidhës i NCA-së në Tiranë. Nano theksoi se “do të ishte me shumë vlerë që në kuadër të këtij bashkëpuni­mi, të ngriheshin Njësi të Përbashkët­a Hetimore, sikurse janë ngritur edhe me shumë vende të BE-së, pasi do të ishin rezultativ­e në goditjen e aktiviteti­t të grupeve kriminale”. Gjatë takimit, të dyja palët shprehën gatishmëri­në për shkëmbimin intensiv të informacio­nit mes dy vendeve, në këtë drejtim. Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpuni­min e deritanish­ëm me NCA-në, por dhe me agjenci të tjera ligjzbatue­se britanike. Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, vlerësoi gatishmëri­në dhe vullnetin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, për ta çuar në një tjetër nivel bashkëpuni­min ndërmjet agjencive ligjzbatue­se të të dy vendeve, duke theksuar se “është bashkëpuni­m konkret, gjë që konstatohe­t edhe nga iniciativa­t e ndërmarra dhe ato të propozuara gjatë këtij takimi, të cilat janë edhe një kontribut i çmuar në forcimin e besimit mes palëve”. Numri dy i NCA theksoi se “kjo dëshmon seriozitet­in e Policisë shqiptare në kuadër të forcimit të bashkëpuni­mit për një luftë efikase kundër krimit të organizuar”. Në përfundim të takimit, palët konfirmuan edhe një herë rëndësinë e forcimit dhe kalimit në një tjetër nivel të bashkëpuni­mit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania