Gazeta Dita

“Masakra e Qafë-Gjashtës” më 1997, Alqi Paguni kërkon lirinë nga arratia, është dënuar me 15 vite burgim

-

Alqi Paguni, 51 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “Masakrën e Qafe-Gjashtës”, kërkon lirinë nga arratia. Paguni ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Sarandës, për “parashkrim të ekzekutimi­t të vendimit”, pra shuarje të dënimit me burgim. Çështja pritet të shqyrtohet sot, 8 shkurt, ora 08:45, nga gjyqtarja Suela Xhani. Paguni mesa duket i referohet legjislaci­onit shqiptar që parashikon që “vendimi i dënimit nuk ekzekutohe­t kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në pesëmbëdhj­etë vjet burgim”. Alqi Paguni, pronar i një karburanti në Sarandë, u arrestua nga policia në nëntor 2007, pas një operacioni të madh të policisë për ekzekutimi­n e urdhrave të ndalimit për autorët e “Masakrës së Qafë-Gjashtës”. Ata akuzoheshi­n se në 4 mars 1997 vranë dhe dogjën oficerin e policisë Gjergj Mehmeti, mbajtën peng dhe torturuan oficerin Eduard Aliaj dhe tentuan të vrasin oficerët Sokol Bizhga e Myzafer Blushi. Për ngjarjen në fjalë u arrestuan Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa e Edmond Sejko, si dhe u shpallën shumë të tjerë në kërkim. Nga të gjithë të akuzuarit vetëm vëllezërit Sinani kryen dënimin e tashmë kanë dalë nga burgu, pasi Cipa u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, e Sejko u dënua vetëm për armëmbajtj­e pa leje. Ndërkohe që për Alqi Pagunin, dy shkallët e Krimeve të Rënda dhanë fillimisht “Arrest në burg” ndërsa në 13.02.2008, Gjykata e Lartë e la atë të lirë, duke e quajtur të paligjshëm ndalimin e tij dhe duke mos caktuar fare masë sigurimi. Kjo i hapi rrugë arratisjes së Pagunit drejt Greqisë, duke bërë që gjyqi ndaj tij të bëhej në mungese e pas dënimit të shpallej në kërkim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania