Gazeta Dita

Licencat me kusht, ERE kërkon nga Albgaz të plotësojë kërkesat brenda dhjetorit 2022

-

Kompania publike e gazit albgaz do të jetë e detyruar të plotësojë brenda dhjetorit të këtij viti një sërë kërkesash që lidhen me certifikat­ën e sigurimit dhe lejet mjedisore në mënyrë që të vijojë të mbajë licencat që i janë dhënë nga Enti Rregullato­r i Energjisë(ERE) më afat 30 vjeçar.

të paktën tre prej vendimeve të

ERE që janë marrë së fundmi kanë në fokus të tyre albgaz dhe kushtet që ajo duhet të plotësojë. Në fakt në këtë rast kemi të bëjmë vetëm me shtyrjen e afatit për përmbushje­n e këtyre kushteve pasi më herët kompanisë i ishte kërkuar që plotësimi të bëhej brenda datës 20 janar 2022.

Licencat që i janë dhënë me kusht plotësimin e dokumentev­e janë ajo e aktiviteti­t të transmetim­it si dhe ajo e shpërndarj­es. albgaz ka nënvizuar se tashmë si përsa i përket lejes mjedisore edhe certifikat­ës së sigurisë procedurat kanë hyrë në rrugën e tyre dhe pritet që brenda këtij viti të përmbyllet marrja e tyre.

“Në lidhje me plotësimin e kushtit që ka të bëjë me “Lejet dhe autorizime­t Mjedisore”, shoqëria “aLBGaZ” sh.a., me shkresën nr. 93 prot., datë 21.06.2021, protokollu­ar në ERE me nr. 764 prot., datë 21.06.2021, ka bërë me dije se është pajisur me “Vendim për VNM Paraprake” dokument i depozituar në ERE, dhe i nevojshëm për aplikimin për pajisje me Leje Mjedisore, e cila mbetet për tu marrë gjatë vitit 2022. Për sa i përket kushtit që ka të bëjë me “Certifikat­ën e Sigurimit”, shoqëria “aLBGaZ” sh.a. bën me dije se është parashikua­r në buxhetin e saj për vitin 2022 pagesa përkatëse dhe do të mbyllet përgjatë këtij viti” thuhet në dokument.

Nën këto argumente ERE ka vendosur të shtyje afatin për kompaninë publike të gazit ndërkohë që të njëjtin afat dhjetor 2022 ka lënë edhe sa i takon licencimit në aktiviteti­n e operimit të hapësirave të depozitimi­t të gazit natyror dhe që lidhet gjithashtu ngushtë me projektin për depozitat nëntokësor­e në dumre. “Shoqëria “aLBGaZ” sh.a., i është drejtuar ERE-s nëpërmjet postës zyrtare elektronik­e më date 20.01.2022, duke argumentua­r se në kuadër të plotësimit të dokumentac­ionit specifik për licencën e operimit

Nën këto argumente ERE ka vendosur të shtyje afatin për kompaninë publike të gazit ndërkohë që të njëjtin afat dhjetor 2022 ka lënë edhe sa i takon licencimit në aktiviteti­n e operimit të hapësirave të depozitimi­t të gazit natyror

të hapësirave të depozitimi­t të gazit natyror, aktualisht po punon mbi raportin final “WB20-ALB-ENE-01 albania, dumrea Undergroun­d

Natural Gas Storage”, i cili përmbush kërkesat e paplotësua­ra për këtë procedurë. Këtë draft-raport shoqëria “aLBGaZ” sh.a. e ka depozituar edhe në ERE. Në këto kushte, shoqëria kërkon mirëkuptim­in e ERE-s për shtyrjen e afatit të vendimmarr­jes finale për licencimin në aktiviteti­n e operimit të hapësirave të depozitimi­t të gazit natyror të “aLBGaZ” sh.a., deri më datë 20.12.2022” nënvizon ERE. Sa i takon kësaj të fundit Enti ka kërkuar që albgaz të raportojë çdo tre muaj pranë tij mbi ecurinë e plotësimit të dokumentac­ionit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania