Gazeta Dita

Basha: Berisha bredh me logon e LSI; “Non-grates” nuk i bëhet vonë për demokratët

-

Në takimin me demokratët e degës numër 6 në Tiranë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ndal në vendimin e fundit ndaj Saimir Tahirit dhe debatit për incenerato­rët.

“Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizont­e Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson?

A ka shqiptar që e beson që 430 milionë euro nga taksat e vendit do të shkonin në xhepat e tre anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, siç e kemi paralajmër­uar para një viti, pa dijeninë e Edi Ramës? Sigurisht që jo!

Korrupsion­i, kriminaliz­imi, kanabizimi, këto janë veprat e vërteta të Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij këto 8 vite! Vrasjen e shpresës, duke vrarë instrument­et e shpresës. Cilat janë instrument­et e shpresës? Cilat janë instrument­et që e kthejnë shpresën në diçka të prekshme? Janë vota e lirë, janë zgjedhjet e lira, janë rrotacioni, ndryshimi i ujit të ndenjur...”, tha Basha

Më tej, ai iu drejtua Berishës.

“Duke marrë shkas nga shpallja “non grata”, ish kryetari i kësaj partie, ka ndërmarrë një sulm frontal, ndaj demokratëv­e që nuk mendojnë si ai. Ai mendon se demokratët dhe partia demokratik­e, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”. Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkrye­tari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratik­e! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë , dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar.

Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të

shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSIsë? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para!

E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratik­e, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësue­s të vlerave të demokratëv­e? Njerëz përfaqësue­s të komunitete­ve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë! Ky është Trekëndësh­i i Bermudës! Janë bashkë!”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania