Gazeta Dita

MËSUESJA E BORSHIT

-

Historia e saj është një histori e veçantë, sepse ajo dhe pse është rritur në qytet, ka zgjedhur të jetojë dhe të punojë në fshat me shumë dëshirë. Historia e saj fillon kështu:Një vajzë e thjeshtë nga Vlora,e sapodiplom­uar për mësuesi shkoi të punojë në fshatin e fundit të Vlorës,në Qeparo. Vazhdoi për disa vite dhe ndërkohë që punonte vazhdoi dhe një Master Profesiona­l për mësuesi. Pas shumë sfidash,nuk hoqi dorë nga arsimi dhe pse doli jashtë sistemit,ajo e praktikoi mësimdhëni­en privatisht. Pasi kaluan disa vite,ajo u kthye përsëri në Qeparo duke vazhduar përsëri punën dhe në të njëjtën kohë filloi dhe një master të dytë,këtë herë një Master Shkencor të cilin po e përfundon me rezultate të shkëlqyera. Ajo nuk pranon të largohet nga mësimdhëni­a në fshat dhe pse i kanë propozuar dhe për mësuese afër qytetit të Vlorës. Ajo tani punon në Borsh dhe në zemrën e saj e ndjen se duhet të japë kontributi­n e saj në atë fshat. Vazhdon të studiojë dhe të punojë me zemër për fëmijët. Ka botuar një libër me poezi për fëmijë,një roman,më pas dy studime kombëtare lidhur me mësimdhëni­en,ka prezantuar dhe botuar dhe një studim ndërkombët­ar në anglisht,po përgatitet të japë një studim tjetër në italisht dhe synon të prezantojë dhe botojë studime për mësimdhëni­en dhe në dy gjuhët e tjera që zotëron, në gjuhën spanjolle e frënge. Është një vajzë tepër e zakonshme dhe me pamje shumë të thjeshtë dhe të qeshur që pasionin e saj ka mësimdhëni­en dhe përmirësim­in e mësimnxëni­es te fëmijët. Aurora është shumë e thjeshtë,aq sa kur i thonë:-Përse nuk shkon të punosh jashtë Shqipërisë me gjithë këto aftësi që ke?-,ajo qetësisht me një buzëqeshje përgjigjet:-Misioni im është këtu, në fshat, këtu ku më hodhi Zoti,mes njerëzve që kanë nevojë për dashuri,përkujdesj­e dhe mbështetje. Ajo thotë se të rinjtë duhet t’a gjejnë veten në vendin e tyre dhe duhet të japin më të mirën e vetes, këtu në Shqipëri. Mësuesja nga Vlora në çdo bisedë transmeton sinqeritet dhe thjeshtësi dhe vazhdon, studion, shkruan me dashuri për fëmijët që ata të jetojnë në një botë të lumtur dhe të kenë një jetë akoma dhe më të mirë. Qëllimi i saj në jetë është që të bëjë për të tjerët atë që do të donte ajo të bënin të tjerët për të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania