Gazeta Dita

Këto pyetje do ta ndryshojnë realitetin ?

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë 12 pyetjet që erdhën te qytetarët për të dhënë mendimet e tyre për ndryshim duhet ta ndryshojnë realitetin. Këto përgjigjet e njerëzve duhet të lexohen me kujdes nga qeveria. Qytetarët po i japin mendimet e tyre , do të zbatohen apo jo nga qeveria. Të gjitha këto pyetje ngjajnë si

komunikata­t e partizanëv­e për të rritur moralin e partisë. Ata në ‘44 dërgonin komunikata me shembullin e tyre heroik, bënin thirrje popullit të mbanin lart moralin e luftës, bënin propagandë për gjendjen reale të luftës Nacional Çlirimtare. 12 pyetjet që po firmosin qytetarët me kënaqësi duhet ta ndryshojnë realitetin tonë. Këto duhet të lexohen me kujdes nga qeveria të gjithë po firmosin për ndryshim. Pika 4 e formularit po hezitohet nga disa qytetarë, pensionist­ët te ne punojnë akoma në zyrat e shtetit. Nuk do ketë diferencë thuhet në formular nga të tjerët. Te ne ka shumë pensionist­ë që punojnë në zyrat e shtetit , që kur të lënë punën ata të marrin pension të lartë. Në sistemin e kaluar nuk ekzistonte ky ligj, kush plotësonte moshën dilte në pension menjëherë. Me këtë ligj po rrinë pa punë të rinjtë me Master me gjuhe të huaja. Pika 6 në formular ka luhatje, të legalizohe­t hashashi për të rritur ekonominë e vendit, për të rritur mirëqenien e popullit, nuk ka shumë garanci kjo pyetje. Do na shtohen parcelat me hashash si në ‘97. Pika 11 e formularit po firmoset me kënaqësi nga të gjithë qytetarët, të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut. BE vetë thotë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për në Bashkimin Evropian. Pse nuk e veçon Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut ? Në të ardhmen mund të kenë konflikte dy shtete të tjera të BE-s si Bullgaria me Maqedoninë, prapë Shqipëria do penalizohe­t ? Qytetarët po firmosin me kënaqësi për ndryshim dhe presin ndryshim. Qeveria ti lexojë me kujdes firmat e qytetarëve për çdo pyetje se vetë e dërgoj këtë formular dhe ky është mendimi i qytetarëve.

Luftar Kuka, Patos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania