Gazeta Dita

Katër shqiptarë sharrojnë hekurat dhe arratisen nga burgu grek

-

Bashkë me një 35-vjeçar pakistanez, i akuzuar si vrasës në seri, ata përfituan nga pakujdesia e rojeve në paraburgim­in e Komisariat­it të Chanias, duke sharruar hekurat e qelisë. Morën një kamionçinë dhe humbën gjurmët. Kush janë shqiptarët, nga krimet e vrasjes, grabitjes, grupit kriminal dhe deri te trafiku i drogës. Zbardhet skema që përdorën për t’u arratisur. Greqia jep alarmin, policia në terren për t’i kapur

Një tjetër arratisje spektakola­re nga qelitë e burgjeve greke ka ndodhur dy ditë më parë në Kretë. Katër shqiptarë dhe një pakistanez kanë mundur të arratisen, teksa kanë qenë duke u transferua­r në një burg tjetër, por përfituan nga rrethanat dhe rasti, duke ia mbathur.

të arrestuari­t kishin mbërritur në Chania pas transferim­it të tyre nga Kreta, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, më 5 shkurt.

Katër shqiptarët dhe një pakistanez dyshohet se kanë hyrë në tualetin e qendrës së paraburgim­it dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja me një objekt të mprehtë, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariat­it të Policisë. Mungesa e të pestëve, është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit, në numërimin standard.

deri më tani policia ka mundur të sekuestroj­ë vetëm furgonin, me të cilin dyshohet se u larguan 5 të arratisuri­t. Më i rrezikshmi është 35-vjeçari pakistanez i dënuar për vrasje në seri. Kurse shqiptarët janë; Olis thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga dropulli, i është dënuar në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrj­e në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtj­e pa leje” dhe “përdorim arme.

ai u arrestua në vitin 2016, pasi mori pjesë së bashku me bandën e tij, të gjithë shqiptarë, në një grabitje, ku e vdekur mbeti një 84-vjeçare. i dyti është ardian Meta, 32 vjeç nga divjaka, i dënuar për grabitje, d.F., 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge” dhe një një 29-vjeçar, identiteti i të cilit nuk u publikua plotësisht, me inicialet F.F., i dënuar po për trafikim droge.

tashmë një alarm rreziku është ngritur në Greqi, pasi pesë të burgosurit përbëjnë kërcënim të lartë për qytetarët. të arratisuri­t kanë arritur të sharrojnë hekura në dritaren e tualetit të paraburgim­it dhe janë arratisur. Mediat helene publikuan edhe kamionçinë­n që të arratisuri­t përdorën për t’u larguar nga paraburgim­i i komisariat­it.

 ?? ?? Olis Prifti
Olis Prifti
 ?? ?? Ardian Meta
Ardian Meta
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania