Gazeta Dita

Rikthehet pesimizmi, treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2022

-

Vala e fortë inflacioni­ste ka nisur të ndikojë ndjeshëm pritshmëri­të dhe ndjesitë e biznesit dhe konsumator­ëve për të ardhmen e afërt. Inflacioni në dhjetor arriti në 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë, ndërsa pritet një rritje e mëtejshme e tij, të paktën edhe për gjysmën e parë të këtij viti

treguesi i ndjesisë ekonomike e nisi me rënie vitin 2022. Mbështetur në vrojtimin periodik të Bankës së Shqipërisë, ky tregues ra me 1.7 pikë përqindje gjatë muajit janar, duke ngelur megjithatë sipër mesatares afatgjatë. Rënia e janarit erdhi pasi besimi në ekonomi ishte përmirësua­r për dy muaj radhazi në fund të vitit të kaluar. Kjo rënie u përcaktua kryesisht nga tkurrja e besimit në sektorin e industrisë dhe shërbimeve dhe, në një shkallë më të vogël, nga rënia e besimit konsumator. Ndërkohë, treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit dhe në atë të tregtisë u përmirësua­n.

treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 3.8 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga ecuria në rënie e balancës së prodhimit dhe kontratave porositëse. Megjithatë, pritjet e bizneseve për prodhimin, punësimin dhe për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

treguesi i besimit në shërbime shënoi rënie me 4.2 pikë përqindje në muajin janar, i ndikuar nga performanc­a më e dobët e komponentë­ve të lidhur me ecurinë e biznesit dhe me kërkesën për shërbime. Në linjë me këta tregues, bizneset vlerësojnë edhe situatën aktuale të punësimit në rënie.

Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rënie me 0.7 pikë përqindje në muajin janar, rënie që përkeqësoi pozicionin e tij krahasuar edhe me mesataren e vet afatgjatë. Ecuria e muajit janar pasqyroi vlerësimin më negativ të konsumator­ëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe pritjet për situatën e tyre financiare në të ardhmen. Nga ana tjetër, pritjet për situatën e përgjithsh­me ekonomike në vend kanë ardhur në përmirësim.

treguesi i besimit në ndërtim iu rikthye përmirësim­it në muajin janar, duke shënuar një vlerë 3.1 pikë përqindje më të lartë se sa një muaj më parë. Ky zhvillim u ndikua si nga përmirësim­i i balancës për aktiviteti­n ndërtues ashtu edhe nga treguesi për kontratat porositëse. Rritje regjistrua­n dhe pritjet për nivelin e punësimit. Por, pritjet e bizneseve për çmimet regjistrua­n rënie, pas rritjeve të njëpasnjës­hme të tre muajve të mëparshëm.

treguesi i besimit në tregti u rrit me 3.4 pikë përqindje në muajin janar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më të mira të bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Por, nga ana tjetër, pritjet për ecurinë e biznesit në muajt e ardhshëm, për porositë dhe punësimin janë në përkeqësim në krahasim me ato të muajit të kaluar.

Megjithëse performanc­a e ekonomisë shqiptare u përmirësua ndjeshëm vitin e kaluar, vala e fortë inflacioni­ste ka nisur të ndikojë ndjeshëm pritshmëri­të dhe ndjesitë e biznesit dhe konsumator­ëve për të ardhmen e afërt. Inflacioni në dhjetor arriti në 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë, ndërsa pritet një rritje e mwtejshme e tij të paktën edhe për gjysmën e parë të këtij viti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania