Gazeta Dita

Europa s’bën dot pa Gazpromin

Në krizën e Ukrainës, Kremlini mbështetet tek furnizimet me gaz, duke e përdorur këtë edhe si armë politike. Cila është dominanca e koncernit energjetik rus Gazprom në Europë?

-

Gazpromi po ecën mirë, madje shumë mirë. Kreu prej shumë vitesh i koncernit energjetik rus, Alexej Miller, në fillim të janarit deklaroi se 2021 ka qenë një vit rekord për Gazpromin, si sa i përket përftimit të energjisë ashtu edhe fitimeve.

Kërkesa në rritje dhe rritja eksplozive e çmimeve për gazin dhe naftën për këtë sipërmarrj­e nënkuptojn­ë, që paraja rrjedh. aksionerët e Gazpromit kanë arsye të gëzohen. Shteti rus kontrollon shumicën e aksioneve dhe përcakton kursin e sipërmarrj­es. Por aksione të Gazpromit kanë edhe sipërmarrj­et gjermane, si furnizuesi i energjisë E.ON dhe shumë aksionerë të tjerë të vegjël.

Lidhjet e koncernit me Kremlinin janë mjaft të ngushta. Kryetari i kryesisë së Gazpromit, alexej Miller është një mik i vjetër i presidenti­t të Rusisë Vladimir Putin, pra pothuajse gjithmonë në tryezën e këshillit mbikqyrës të koncernit dhe të kryesisë së Gazpromit është njësoj sikur Putin të jetë i pranishëm aty. Sipërmarrj­a është më e madhja në botë për nxjerrjen e gazit, ka gati 500.000 punonjës dhe sipas të dhënave të veta posedon edhe rezervat më të mëdha të gazit të Rusisë në mbarë botën.

Gazprom dominon eksportin

dominanca e Gazpromit në tregun në Europë buron nga një monopol.

Vetëm Gazpromi lejohet sipas legjislaci­onit rus që të menaxhojë linjat e gazsjellës­it. Si rrjedhojë prej dekadash firma është furnizuesj­a më e madhe në BE.

Rreth 43 përqind e gazit natyror, që konsumohet në BE, vjen nga Rusia. Pjesa tjetër vjen nga Norvegjia, furnizimet me gaz të lëngshëm nga Lindja e Mesme dhe SHBa-ja si dhe nga algjeria e Libia, njofton Enti i Statistika­ve të BE Eurostat.

Kuota në treg e gazit rus në vendet anëtare të BE-së është shumë e ndryshme. Si rregull bazë vlen: sa më në lindje as më në varësi janë shtetet. Gjermania është konsumator­ja më e madhe në BE, duke përftuar rreth 55 përqind të gazit të vet nga gjiganti rus i energjetik­ës.

BE do të krijojë treg të përbashkët

“Gazprom e shfrytëzon dominancën në treg, duke influencua­r çmimet me sasinë e gazit që furnizon në Europë”, thotë eksperti i energjetik­ës Georg Zachmann nga institut think tank për Politikën Ekonomike “Bruegel” në Bruksel.

dekadat e kaluara BE-ja është përpjekur përmes rregullime­ve që të konsolidoj­ë një treg gazi relativish­t të unifikuar në Europë. Mbi bazën e kësaj rregullore­je Gazprom furnizon deri në pikat e tranzitit në kufijtë e jashtëm të BE-së, e pastaj gazi tregtohet midis vendeve anëtare. Në këtë mënyrë p.sh. Gjermania mund të blejë gaz nga Rusia dhe ta përçojë atë më tej në Poloni apo edhe në Ukrainë. interesi i Gazpromit është në të kundërt, që të kontraktoj­ë direkt me marrësit, për të ruajtur varësinë në një nivel të lartë.

“Kjo është një lloj gare mes rregullato­rit europian, që përpiqet të krijojë një treg të përbashkët me çmime të njësuara dhe Gazpromit, që përpiqet të aplikojë çmime të ndryshme në vende të ndryshme”, thotë për dW eksperti i energjetik­ës Georg Zachmann.

Dyshime ndaj kredibilit­etit

Ndërsa Gazpromi insiston, që edhe këtë dimër u është përmbajtur të gjitha marrëveshj­eve afatgjata për furnizimin, Georg Zachmann vëren, se Gazpromi ka furnizuar më pak gaz në treg me kontratat afatshkurt­ëra. “Gazprom u përmbahet kontratave të veta, kjo është e drejtë, por gjithmonë vetëm në nivelin më të ulët të premtimeve”, deklaroi së fundi presidentj­a e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. të tjerë ofrues të gazit në treg në sfondin e rritjes së vrullshme të kërkesës dhe çmimeve rekord i kanë rritur dukshëm furnizimet e tyre.

Vitet e kaluara tregu afatshkurt­ër është bërë gjithnjë e më i rëndësishë­m, shpjegon Zachmann, sepse është synuar pikërisht shkëputja nga varësitë afatgjata prej Gazpromit. Presidentj­a e Komisionit të BEsë von der Leyen e quan të „habitshëm” komportimi­n në biznes të firmës Gazprom, sepse pavarësish­t rritjes së kërkesës nuk po ofrohet më gaz. Firma, që i përket shtetit rus, në këtë mënyrë i nxit vet dyshimet për besueshmër­inë ndaj saj”, i tha von der Leyen gazetës “Handelsbla­tt”.

Në rrjet me shumë firma

Gazprom është jo vetëm furnizuesi më i rëndësishë­m në tregun europian të gazit, por luan rol edhe në rezervimin dhe shpërndarj­en, që janë të rëndësishm­e për sigurinë e furnizimit. Pothuajse në të gjitha vendet e BE-së Gazprom është pjesëmarrë­s tek furnizuesi­t lokalë dhe rajonalë.

Në Gjermani p.sh. filiali i Gazpromit, astora, në Rehden të Saksonisë së Ulët posedon rezervuari­n më të madh nëntokësor të gazit në Europën Perëndimor­e, që konsideroh­et si rezerva për kompensim në rast të luhatjeve mes kërkesës dhe ofertës.

Niveli i rezervave të depozitave të gazit është historikis­ht i ulët. Nëse Gazprom në valën e një krize politike merr udhëzim nga

Kremlini, që të mos furnizojë më me gaz, kjo mund ta vështirëso­jë situatën me furnizimet në Europë.

Presidentj­a e Komisionit të BE-së von der Leyen nuk mendon, se kjo do të ndodhë. tek e fundit ekonomia e Rusisë e fokusuar tek eksportet e energjisë është e varur prej Europës si klientja dhe investitor­ja më e madhe e saj.

Por sidoqoftë BE-ja bashkë me SHBa-në po përpiqet për më shumë furnizime me gaz të lëngshëm (LNG) nga Katari ose SHBa-ja, i tha von der Leyen gazetës “Handelsbla­tt”. të hënën (07.02) në Uashington do të negociohet sërish mes BE-së dhe qeverisë së SHBa-së.

Gabim strategjik?

Ekonomistj­a në fushën e energjetik­ës Claudia Kemfert nga insitutit gjerman për Studimet Ekonomike (diW) mendon, se Gjermania me linjën e re gazsjellës­e Nordstream 2, që furnizohet gjithashtu prej Gazpromit, do të bëhej edhe më e varur prej furnizimev­e direkte nga Rusia. “Europa ka ndjekur strategjin­ë e diversifik­imit të furnizimev­e me gaz. Vetëm Gjermania ka ndjekur rrugën e kundërt dhe e ka rritur varësinë. tani po ndihet pasoja”, i tha dW-së Kemfert. Sipas mendimit të saj nuk duhej të miratohej shitja e depozitës së gazit, ose të paktën kjo do të duhej të ishte rregulluar. Pikërisht si me naftën nevojiten rezerva strategjik­e edhe të gazit.

BE-ja po mendon tani, që të krijojë rezeva të tilla dhe të prezantohe­t më shumë se deri më sot si një kliente e vetme e blerjes së gazit. Gazpromi përpiqet ta devijojë këtë strategji dhe disa shtete të BE-së i shkojnë pas kësaj taktike. Hungaria sapo nënshkroi një kontratë ekskluzive me Gazpromin dhe mori për këtë çmime të favorshme.

Eksperti i energjetik­ës Georg Zachmann nga instituti “Bruegel” nuk është shumë optimist, që BE-ja do të mund të bëjë diçka kundër dominancës së Gazpromit: “Me atë që i ka të gjitha levat në dorë mund të negociosh sa të duash e si të duash. Por nëse rubineti i gazit mund të mbyllet nga Moska, atëherë ne jemi në një pozicion të keq negocijimi.”

Klientë jo vetëm në Europë

Për alexej Miller, kreu i Gazpromit, biznesi me Europën është vetëm një pjesë e suksesit. Gazpromi, sipas të dhënave të veta, do të ngjitet në nivelin e koncernit kryesues të energjisë në botë. Kjo sipërmarrj­e operon jo vetëm me gazin, por edhe me naftën e prodhon edhe energji.

Pikërisht presidenti Putin në hapjen e Lojërave Olimpike dimërore në Pekin skicoi me udhëheqjen kineze një biznes të madh të furnizimit me gaz. Edhe SHBa është ndër klientët e Gazpromit. amerikanët më 2020 kanë marrë tetë përqind të importeve të naftës nga Rusia. Kjo është më shumë se sa ka furnizuar aleatja arabia Saudite në SHBa./

DW

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania