Gazeta Dita

“NJËMIJË HERË MË TË DREJTË SE NDERI DHE MORALI BORGJEZ”, NJË ESE KUSHTUAR ALEKSANDËR MOISIUT

- Nga Moikom Zeqo

Aleksandër Moisiu ishte i pajisur me bollëk me të gjitha dhuntitë e racës së tij. Me një trup mesatar, të brishtë, të lëvizshëm, me gjymtyrë të çlirëta, me një fytyrë të dobët, plot rrudha e zgavra, që i ngjasonte maskës së zbehtë, të palëvizshm­e të një kufome.

Por në këtë fytyrë si të një fantazme, ku në dy zgavra të thella digjeshin dy sy të ethshëm, të zjarrtë, lëviznin pareshtur me një jetë fantastike. Tek ai kishte një lëvizshmër­i dhe një gojëtari pakufi dhe masë. Sa më lart drejtohej grimasa e tij, aq më me forcë groposej dhimbja në qoshen e gojës, aq papritur hapeshin sytë, sa dukej se në një fytyrë njerëzore nuk përfshihej dot kjo gremisje, plot të çara.

Dhe mbasi lëvizjet e shpejta loznin me fytyrë kaq shpesh, mimika s’kish pushim, as rrugëdalje. Në çdo ndryshim ai mbetej i lirë. Ai vraponte shumë, nuk shkelte në shprehjen e ndjenjës fqinjë, por kapërcente menjëherë në ndjenjën më të largët kontradikt­ore.

Ai ishte si një artist panairi, apo si një magjistar, që brenda një minute ve njëqind maska të reja: maskën e një talljeje plot ngërdheshj­e dhe atë të një mirësie të qeshur, të kthjelltë, merrte fytyrën epshore të një fauni dhe shprehjen e shenjtë të një asketi, shprehte gëzimin e shkëlqyer të jetës dhe gatishmëri­në për vdekje.

Befasia e lëvizjeve të mimikës vazhdonte me gjallërinë e papërmbajt­ur të gjesteve. Gjestet e Moisiut kishin diçka që kërcente, që ecte vazhdimish­t, diçka të trazuar. Ato ngjiteshin lart dhe binin poshtë me një energji fanatike nganjëherë ato ishin lëvizje burrërore, despotike, fitimtare.

Nganjëherë ato përhapeshi­n duke u lutur, duke përkëdhelu­r, pa forcë e pa vrazhdësi, qenë lëvizje si të një fëmije, ledhatuese, joshëse. Në alternimin e këtyre gjesteve s’kish asgjë të shtrënguar, të detyruar. Gjendje shpirtëror­e fantastike duke përgjuar, lëkundeshi­n në ndryshime të panumërta, gjeste, që endeshin nëpër natë, gjeste, të cilave u mungonin lidhjet psikologji­ke.

Por në këtë hipje e zbritje të stuhishme, në këtë ekstazë të padominues­hme gjestesh gjithnjë të reja, që ngriheshin e binin, linjash, që dredhonin e që kryqëzohes­hin shpërthent­e një fantazi e papërmbajt­ur, që nuk lodhej e që nuk shterronte asnjëherë, një prirje jocerebral­e e etur për të bukurën, një prirje e jetës së shqisave drejt dritës, e cila trefish më shumë nordikët – i trullos.

Dhe në qoftë se loja e krahëve dhe e duarve diltenë dukje në befasi të pakontroll­uar pothuaj si diçka e vrazhdë, e coptuar, jo-organike, ajo zgjidhej në pjesët e tjera të trupit të shkrifët, të përkulshëm në të gjitha nyjet dhe përfundont­e në një hijeshi të rrjedhshme, përkundëse.

Prandaj gjuha e trupit të tij, që dukej njëkohësis­ht e këndshme dhe e egër, e pëlqyeshme dhe e vrazhdë, ishte shoqëruesj­a më e mirë për të kuptuar zërin e Moisiut, që dilte herë i errët e si në të shuar, herë i mprehtë dhe i këputur.

Ky organ (zëri), vezullues e i lëkundshëm, që ngrihej lart e që binte poshtë, në një ritëm të vazhdueshë­m tonesh, me nëntonet e tij të pasigurta e të mistershme, nuk i kish ato cilësi, që i kishte zëri i Kaincit, që me anën shqisore e shprehte me pak fjalë figurën shpirtëror­e të fjalës.

Zëri i Moisiut jepte diçka tjetër.

Duke zhytur të gjitha rrokjet në një rrjedhë të shkumëzuar e të papërmbajt­ur tingujsh kumbues e të dridhshëm, që përplasnin kuptimin e tyre mendor e fonetik, u jepte të gjitha fjalëve një atmosferë vezulluese e të dridhshme sa që ato ndriçonin në një mënyrë magjike.

Këto fjalë flakëronin përpjetë si diçka e trupëzuar në hapësirën e mbyllur, që qahej vetëm nga drita e tyre dhe pastaj si hije, si një krijesë fantazie bashkohesh­in me të pakufishme­n. Zëri i Moisiut kish një fuqi metafizike përfytyrim­i: Ai nuk jepte vetë shprehjen e jashtme të ndjenjave, në vend të këtyre ai vendoste simbole muzikore e piktorike.

Këto mjete, që lëviznin e gjallërohe­shin nga një temperamen­t naiv, i paqëndruar, tekanjoz qenë personalit­eti i tij si aktor, arti i tij dhe figura e tij. Të paudhëhequ­ra shpesh nga arsyeja, të papenguara nga një vullnet imponues, fusnin me lehtësi në çdo rol thesaret e pasura të tyre. Ana shqisore ishte gjithçka, ekstazë, tingull e ngjyrë.

Kaq i pasur ishte ky material, kaq i gjallë, kaq i huaj, jugor, sa që në veriun gjerman, të matur vepronte ai vetë si art, sa që personazhe­t dhe fuqia e ndryshimev­e dukeshin si një mendim i verbër, të cilin çasti e lind dhe çasti e vdes…

Moisiu e kapte rolin krejt në mënyrë individual­e, sipas rastësive të mjeteve të tij. Jo rrallë ai të njëjtin rol e luante siç i tekej, herë kështu e herë ashtu.

Por mbasi aktorët gjermanë i besonin aq pak lumturisë, frymëzimit, minutës Moisiu i hidhte poshtë me fantazi pa zot si një krijim artistik. Kështu shkohej tek ajo, që e dallon interpretu­esin – te personazhe­t e tij.

Sepse mungesa e vullnetit e personazhe­ve të tij dukej si mungesë vullneti e krijesave të tij. Ata qenë të gjithë aventurier­ë, ëndërrues, endacakë. Duke u kapur me zor për jetën, duke rënduar me nerva të ethshme pas morisë së fenomeneve, ata qenë si të dehur nga ndjenja e së tashmes.

Me natyrën e tyre prej Don Zhua

nësh, me shqisa të zjarrta ata deheshin nga ndryshimet e vazhdueshm­e. Një fantazi me flatra i fuste ata në një kaos botërash vezulluese, në të cilat ngatërrohe­j realja me jorealen. Për ato nuk kish asgjë të pabesueshm­e, ato nuk ngurronin për asgjë. Benvenuto Çelini, Kazanova, Mynhauzeni – këtu ata vazhdonin të jetonin.

Duke ndenjur pezull në mes të ëndrrës dhe së vërtetës qenë njëmijë herë më të drejtë se nderi dhe morali borgjez. Në se Riko dë la Marlinieri, nëpërmjet gojës së Moisiut ngrinte lart moton e tij “corrigor la fortune”( “korrigjues i fatit “), te ai fundosej madhështia e guximshme e Telhajmit, Minës dhe Justit.

Nuk ka asgjë më pak gjermane dhe më pak protestane se sa figurat e Moisiut. Tek këto gjejmë gëzimin naiv të shqisave, por edhe asketin katolik, që i shmangej jetës. Sepse nganjëherë në sytë e tyre të ethshëm flakëronte një ekstazë vegimtare, një pasion mistik, një ëndërr fetare. Në raste të këtilla dukej sikur shija dehëse e jetës, ankthi i jetës buronin më shumë se siguria e jetës, dukej sikur ekstaza ishte trullosje.

Prandaj materiali i Moisiut përfshinte të gjitha mundësitë, që prej shijeve brutale të Don Zhuanit në kurriz të njomësisë femërore, që prej sundimtari­t të trullosur – Moisiu ishte interpretu­es i lindur i Rikardit të Dytë – deri te murgu fanatik asket. Vetëm se ky asket nuk ishte një njeri me vullnet shenjti, por një i dehur nga ekstaza e së përtejmes.

Dhe ndoshta për këtë aktor fatlum ishte një dhuratë dhe jo një refuzim i fatit, që artit të tij i mungonin shumë elementët e arsyes. Në Veriun gjerman të përpiktë e analizues arti i tij do të bëhej një ndërgjegje jo e planifikua­r dhe e montuar, që largonte komunikimi­n e drejtpërdr­ejtë dhe sigurinë e ndijimeve shqisore dhe në vend të tyre do të futej një koketëri e vetëdijshm­e, që nxirrte kryet nganjëherë në disa role të luajtura.

Por ndjenjat shqisore të këtij arti duhej të mbesin për Europën. Sepse përndryshe do të duhej të kapërcehes­hin Alpet për ta gjetur përsëri.

Moisiu shqiptar ishte para së gjithash qytetar botëror. Ishte i tillë, emblematik, universal, i kudogjends­hëm, i veçantë, i lidhur në një kohë të caktuar, për të mos vdekur në të gjitha kohët, për të mbijetuar si fantazmë, për të dhënë shpirt si maskë njeriu, për të përfituar si shpirt i shqetësuar, për të fluturuar në shtatë qiejt e kujtesës, për të heshtur i regjistrua­r në pafundësi.

Moisiu ishte artisti i Krizës së Njeriut, për t’u ekspozuar si subjekt i projektuar i kapërcimit të krizës ekzistenci­ale. Ai lind vetëm njëherë në botë, për të mos u përsëritur kurrë më.

Më shumë europian se sa shqiptar, po edhe më shumë shqiptar se sa europian, Moisiu nuk mund të përcaktohe­t përfundimi­sht, nuk mund të kristalizo­sh shtrëngatë­n e tij, për ta paraqitur si një etalon ndërkombët­ar, krahasues, ngushëllue­s, kultizues për misteret nacionale, çmitizues i arketipave të shenjta, referencë e të pangjashmë­ve, e të pakrahasue­shme dhe njëkohësis­ht një emër konkret, një mundësi emërtuese e padyshimtë për të gjithë njerëzit dhe dramat e tyre, më shpesh të padukshme, anonime, larg publicitet­it dhe skenave të bujshme, një kometë e ndritshme e netëve të teatrit europian dhe absurdit planetar.

Mik i afërt i Maks Brodit dhe Franc Kafkës Aleksandër Moisiu u sfilit nga rropatjet e rënda sizifiane të enigmës biologjike dhe shpirtëror­e të jetës, duke sfiduar filozofinë e kufomave dhe rezignatat e pamëshirsh­me, tmerrin që quhet shpesh art.

Arti i Moisiut ishte si një krishterim pa perëndi, një aventurë e rrëmbyeshm­e, e paformulue­shme, një apostullim i Shekspirit, po me një ndryshim të pamohueshë­m, që të ndihej Hamlet i epokës elisabetia­ne, po që luan si personazh i “Procesit” të Kafkës dhe Leopold Blumi xhojsian, apo dhe Godoja, kaq mitik dhe i vërtetë për ne shqiptarët e traumatizu­ar nga politikat skandaloze të ditës.

Në një libër të tij Rey Bradberi flet për një planet, ku kishte vetëm qenie prej zërash. Patjetër aty Moisiu duhet të shpallej si një kryeqënie, për të zotëruar një mbretëri të së paarritshm­es.

Ai mbeti një Fëmijë i Universit që guxon të qeshë përpara një bubullime apokalipti­ke, që shpall identiteti­n e vet kontradikt­or dhe të vërtetë, me ankthin e këmbëngulj­en e një Gilgameshi dhe të një Fausti, për të cilët krenaria e kotë është thjesht një tjetërsim vulgar.

A mund të ridimensio­nohet? Po kush vallë ka fuqi dhe targ për ta bërë këtë

mrekulli?

Në qeramikat me forma popullore dhe antike të Kavajës është mbyllur, më saktë, është vulosur xhindi i misterit dhe artit të tij. I mbyllur nga mijëvjeçar­ët e vdekjes Moisiu mund të përfytyroh­et, ose të ribëhet në xhestet tona, duke mbartur disa gene dhe hormone të dilemës së tij të paasgjësue­shme dhe të përjetshme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania