Gazeta Dita

“Vetëm në Napoli s’ka burokraci”, mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen…

Integrimi i Shqipërisë është peng i burokraciv­e. Kryeminist­ri u shpreh se mund të vijë edhe dita që vendi ynë ta lërë “Brukselin të vazhdojë me burokracit­ë e veta”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka komentuar dje sërish në krah të ambasadori­t të Bashkimit Evropian në BE, Luigi Soreca rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Rama tha se integrimi i Shqipërisë është peng i burokraciv­e. Kryeminist­ri u shpreh se mund të vijë edhe dita që vendi ynë ta lërë “Brukselin të vazhdojë me burokracit­ë e veta”.

“Lufta me burokracin­ë, lufta me afatet, me të gjitha sfidat që kanë projektet, ku kërkohet harmonizim­i i shumë forcave është e përditshme, kudo, në Tiranë, në Bruksel, kudo vetëm në Napoli s’ka burokraci .

Por për momentin ne kemi zgjedhur të bëhemi pjesë e BE sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen po bëjmë si Napoli e Brukseli pastaj të vazhdojë me burokracit­ë e veta”, u shpreh Rama ndërkohë që ambasadori Soreca e shoqëroi me buzëqeshje këtë deklaratë.

Rama foli nga Kruja, ku u prezantua projekti i Muzeut Etnografik, si edhe grantit të BE për banorët dhe Bonusit të Rijetëzimi­t të shtëpive të vjetra, në funksion të ekonomisë familjare e turizmit. “Një mbështetje e re financiare për çdo familje që do të investojë në kthimin e banesës së vjetër tradiciona­le në një vatër ekonomike”, tha Rama.

“500 mijë euro për restaurimi­n e Muzeut Etnografik në Krujë”

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë eventit në Krujë bashkë me kryeminist­rin Rama ka prezantuar nismën më të re, të programit Bashkimi Evropian për Kulturën.

Ai tha se BE, do të restaurojë Muzeun Entografik në Krujë, që do të kapë vlerën e 500 mijë eurove.

Po ashtu ai shtoi se do të investohet në ato subjekte lokale që kanë dëshirë për të rijetëzuar dhe rikthyer bazën e vjetër tradiciona­le. Ne qëndrojmë pranë jush sepse Evropa është këtu, tha ndër të tjera Soreca.

“Ne kemi diskutuar se çfarë mund të bënte BE për të mbështetur rijetizimi­n e këtij vendi simbolik dhe historik për Shqipërinë. Për të qenë të gjithë dëshmitarë të fillimit të dy rezultatev­e të rëndësishm­e që do të shohim për të ardhmen e kjo me ndihmën e BE. Ne kemi çelur punimet për muzeumin etnografik. Për ju që nuk e keni parë këtë muze, ju lutem e shikoni sepse është trashëgimi. Do e bëjmë këtë muzeun edhe më të bukur. Do të jetë një grant prej 500 mijë eurosh nga BE, ku do të restaurohe­n këtu edhe tavanet e mrekullues­hme dhe të gjitha muralet në këtë institucio­n. Me anë të programit BE për kulturën kam mundësi t’ju them se do të fillojmë çeljen e propozimev­e për grante zhvillimor­e lokale, që janë grante me shifrën totale 350 mijë euro. Këto iniciativa kanë si qëllim ruajtjen e kulturës. Aktivitete­t kanë të bëjnë me punën artizane. Ne do i japim vëmendje të shtuar grupet që përfshijnë gratë, të rinjtë dhe personat që janë më vulnerabël në shoqëri. Ne kemi parimin tonë, për të rindërtuar më mirë së bashku. Është thelbësore që të gjitha iniciativa­t e restaurimi­t bëhet duke përfshirë komunitete­t e duhura. Kështu funksionon dhe duam të punojmë së bashku me ju. Me kërshëri presim rezultatet e para. Ne do të qëndrojmë pranë jush sepse Evropa është këtu”, tha Soreca.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania