Gazeta Dita

Meta thotë se ka “denoncuar” ambasadore­n Yuri Kim në Shtëpinë e Bardhë

-

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar në Shtëpinë e Bardhë, ambasadore­n e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Kjo është zbuluar nga vetë presidenti Meta teksa u përgjigjej pyetjeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetues­e.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot në faqen zyrtare të Presidencë­s përgjigjet mbi 72 pyetjet që anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e i drejtuan atij gjatë shqyrtimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.

Kujtojmë se diplomatja amerikane ka qenë në fokus të akuzave të kreut të shtetit, ku shpesh herë e ka quajtur si të korruptuar, apo të njëanshme.

Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësue­sve të misioneve diplomatik­e bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritet­it tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

Përgjigja: (…)Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombët­ar për sjelljet apo aktet e tij.

Presidenti, shqetësime­t e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëv­e të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizata­t që ata përfaqësoj­në.

Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetenca­t e asnjë përfaqësie diplomatik­e dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidenti­t, duke marrë hapur anën e mazhorancë­s në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetues­e”.

Por çfarë thoshte gjatë fushatës për ambasadore­n Yuri Kim?

“Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me

mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Frrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës”, u shpreh Meta në një intervistë televizive përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania