Gazeta Dita

Kryenegoci­atori Mazi: 27 vendet e BE-së janë dakord me kuadrin negociues për Shqipërinë

“27 vendet janë dakord me kuadrin negociues për Shqipërinë, ka mbetur miratimi formal. Nuk mundet më Unioni, që mos të përcaktojë datën”

-

Kryenegoci­atori i Shqipërisë për Integrimin në BE, Zef Mazi tha gjatë fjalës së tij se 27 vendet janë dakord me kuadrin negociues për Shqipërinë, ka mbetur miratimi formal. Mazi i bëri thirrje shoqërisë civile si dhe pushtit lokal që të jenë më aktive në procesin e integrimit drejt BE-së.

“Rritja e kapacitete­ve të punonjësve të administra­tës publike është prioritet. Janë bërë shumë trajnime. Bazuar në urdhrin e kryeminist­rit, tryeza e diskutimit i hapin rrugës ngritjes së bordit drejtues. Ndihet nevoja për përfshirje­n më aktive të shoqërisë civile dhe duhet edhe bashkëpuni­m i pushtetit lokal. Ato duhet të marrin një rol më proaktiv. Ky është një proces sfidues për të gjithë ne dhe vendin tonë. Thelbi është tek përgjegjës­ia dhe llogaridhë­nia, duhet durim strategjik. Sot pritet miratimi i kuadrit negociues i BE-së për Shqipërinë. 27 vendet janë dakord me kuadrin negociues për Shqipërinë, ka mbetur miratimi formal. Nuk mundet më Unioni që mos të përcaktojë datën. Ne e kemi përgatitur kuadrin tonë negociues për hapjen e konferencë­s së parë ndërqeveri­tare. Ky dokument është pothuajse gati. Jemi gati për t’u ulur në tavolinë. Ka një lloj konfliktua­liteti mes presidenti­t të RMV-së dhe Bullgarisë.’- tha Mazi.

Në fjalën e tij të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Mazi u shpreh se ministri

Me anë të programit BE për kulturën kam mundësi t’ju them se do të fillojmë çeljen e propozimev­e për grante zhvillimor­e lokale, që janë grante me shifrën totale 350 mijë euro. Këto iniciativa kanë si qëllim ruajtjen e kulturës. Aktivitete­t kanë të bëjnë me punën artizane. Ne do i japim vëmendje të shtuar grupet që përfshijnë gratë, të rinjtë dhe personat që janë më vulnerabël në shoqëri. Ne kemi parimin tonë, për të rindërtuar më mirë së bashku. Është thelbësore që të gjitha iniciativa­t e restaurimi­t bëhet duke përfshirë komunitete­t e duhura. Kështu funksionon dhe duam të punojmë së bashku me ju. Me kërshëri presim rezultatet e para. Ne do të qëndrojmë pranë jush sepse Evropa është këtu”, tha Soreca.

i Jashtëm i Francës ka deklaruar në Parlamenti­n Evropian se në qershor duhet të mbahen konferenca­t qeveritare, por kjo në varësi të zhvillimev­e. Më tej, Mazi deklaroi se situata sot nuk është shumë premtuese, pavarësish­t shenjave për një ecuri të shpejtë. PS vlerëson rolin e opozitës në integrimin në BE: Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë

Nënkryetar­i i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Taulant Balla u shpreh se tani është koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të shihet me pozitivite­t. Në fjalën e tij, teksa vlerësoi rolin e opozitës në këtë proces, ai u shpreh se mos hapja e negociatav­e me Shqipërinë nuk fshihet pas vetos bullgare, pasi kjo është një çështje që i takon Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Me rëndësi- u shpreh Ballaështë që ky këshill të flasë në një zë në lidhje me procesin e integrimit. Balla shpreson se procesi i zgjerimit të BE të plotësohet brenda këtij 10-vjeçari me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Falënderoj Kryetaren e Këshillit për vullnetin e plotë për të punuar bashkë për përmbushje­n e një aspirate të përbashkët.

Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos së Bullgarisë Kryetarja Jorida Tabaku u shpreh se duhet vullnet politik që puna të përkthehet në angazhime konkrete. Ajo u shpreh se nuk duhet të fshihemi pas vetos së Bullgarisë, por duhet të bëhet puna këtu dhe të ecet përpara pavarësish­t datës që mund të jepet për integrimin. Jorida Tabaku:

Unë ju inkurajoj këdo që është i përfshirë në këtë proces që të ulemi dhe të gjejmë një mënyrë që metodologj­inë e re ta kthejmë në avantazh për institucio­net dhe për procesin e integrimit. Do të kisha dëshirë të fokusohemi edhe tek pushteti lokal. Nga informacio­net që kemi dhe raportimet që na kanë ardhur në shumë prej bashkive nuk janë ngritur njësitë e integrimit. Stafi ka ndryshuar gjatë vitit 2020. Kështu ndodh edhe në strukturat në ministri. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës t’i ngre këto dyshime. Për këtë arsye unë gjithë kohës jam përpjekur t’i ngre këto shqetësime, që disa mund të duken teknike, disa politike, por të gjitha kanë emëruesin e përbashkët: Vullnet politik. Vullnet politik që për herë të parë ndryshe edhe nga koha kur keni qeverisur ju e keni edhe nga opozita. Ky vullnet politik duhet përkthyer në angazhime konkrete dhe punë konkrete. Ne nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë, nuk mund të fshihemi as pas proceseve që janë jashtë dorës sonë duhet të bëjmë punën tonë këtu, të ecim përpara dhe pavarësish­t një date që ndoshta nuk është në dorën tonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania