Gazeta Dita

Kryeprokur­ori Çela dhe ministri Manja takohen për fatin e Drejtësisë: Përshtatje propozimit për hartën gjyqësore, lidhje më e fortë për çështjet e letër-porosive

-

Harta e re gjyqësore ka shkaktuar jo vetëm pakënaqësi të qytetarëve, por edhe kritika dhe mosdakordë­si nga ekspertët juridikë, kryesisht Dhomat e Avokatëve në të gjithë vendin.

Ata kërkojnë rishikimin e planit të qeverisë dhe organeve të reja të drejtësisë, për të mos i munduar qytetarët në ecejake pa fund në procese penale, administra­tive dhe civile. Për këtë shkak, dje janë takuar dy nga zyrtarët më të lartë të institucio­neve. Prokurori i Përgjithsh­ëm, Olsian Çela dhe ministri e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas një takimi që patën sot në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, mendojnë se nevojitet një ripërshtat­je e propozimit për hartën e re gjyqësore. Ata diskutuan në parim për hartën e re gjyqësore, e cila është në fazën e konsultime­ve me grupet e interesit dhe vlerësuan domosdoshm­ërinë për përshtatje­n e saj me nevojat që ka sot sistemi i Prokuroris­ë. Në takim, Manja dhe Çela diskutuan edhe çështjet që lidhen me koordinimi­n e punës mes dy institucio­neve, në prag të përgatitje­s së rekomandim­eve prioritare të Këshillit të Ministrave, në luftën kundër kriminalit­etit për vitin 2022.

Drejtuesit e dy institucio­neve ranë dakord të bashkërend­ojnë punën, për ndërlidhje­n e sistemeve të marrëdhëni­eve juridiksio­nale me jashtme, të cilat operojnë Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithsh­me, sa i takon ekzekutimi­t të letër-porosive, për pastrimin e produkteve të veprës penale. Harta e re gjyqësore është menduar me një total prej 16 gjykatash në vend, nga rreth 40 që ishin. Konkretish­t mendohet të lihen vetëm 12 gjykata rrethi, 2 Gjykata Apeli dhe 2 Gjykata Administra­tive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania