Gazeta Dita

Spak e mori të pandehur, pezullohet nga detyra ardian hajdari, anëtari i kpa-së

-

Pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi dy akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe deklarimit të rremë të pasurisë, Këshilli i Gjyqtarëve voton pezullimin deri në fund të procesit gjyqësor. U denoncua në vitin 2020, në të njëjtën kohë me Luan Dacin dhe po nga të njëjtët magjistrat­ë. Daci u dënua me 6 muaj burg, i konvertuar në shërbim prove, për falsifikim. Hajdari akuzohet se ka falsifikua­r vjetërsinë në punë dhe fshehur detyrimet tatimore

Pezullohet nga funksionet anëtari i dytë i Komisionit të Posaçëm të apelimit, që njihet ndryshe edhe si shkalla e dytë e Vettingut. Pak ditë pasi u mor i pandehur nga SPaK, ardian Hajdari është larguar nga detyra, deri në fund të hetimeve, ashtu siç e kërkon formati i ri i rregullore­s për drejtësinë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Gjyqtarëve. Hajdari duket se po ndjek të njëjtin ‘fat’ si kolegu i tij, Luan daci, i cili e humbi betejën me drejtësinë në të gjitha shkallët, pas dy vitesh procese gjyqësore, ku në fund u dënua me formë të prerë me 1 vit shërbim prove, për falsifikim dokumentes­h.

Spak ka të njëjtën akuzë edhe për ardian Hajdarin, i cili i ka rrëzuar argumentet e Prokuroris­ë. Magjistrat­i tashmë i pandehur, do kërkojë pafajësinë në procesin që pritet të nisë në shkallën e parë të GJKKO-së. Pak ditë më parë, SPaK mori të pandehur anëtarin e KPa-së, duke i komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistrat­ët antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla. Po të njëjtën kohë që u denoncua edhe Luan daci, teksa ky i fundit u hetua më shpejtë nga prokurorët dhe dërgua për proces. Sipas SPaK, Hajdari dyshohet se ka futur në CV dhe dokumente, vitet që punoi si jurist në një ndërmarrje private, që të rriste vjetërsinë që kërkohej për t’u bërë anëtar i KPa-së. Gjithashtu edhe për fshehjen e të ardhurave dhe mospagesën e detyrimeve financiare.

daci u akuzua nga prokurorët denoncues, që kishte votuar t’i shkarkonte në KPa me vendim të prerë, se gënjeu Komisionin ad-Hoc të Kuvendit gjatë përzgjedhj­es së kandidatur­ave, duke fshehur shkarkimin e vitit 1997 nga KLd-ja, me kërkesë të Ministrisë së drejtësisë, për paaftësi në detyrë, gjatë kohës që ishte gjyqtar në tiranë. Në fund të procesit, daci u dënua me 6 muaj burg dhe largim nga funksionet.

Por ish-magjistrat­i refuzoi ta linte detyrën, edhe kur vendimi u bë i formës së prerë. Mirëpo ashtu sikurse Gjykata e Lartë, edhe ajo Kushtetues­e nuk e ndryshoi vendimin, teksa daci u detyrua në fund ta linte zyrën, pasi edhe KPa mori një vendim përfundimt­ar në mbledhje, me raport-evidentimi. daci ka lajmëruar ndjekjen e procesit deri në Gjykatën e Strasburgu­t. Pavarësish­t se denoncuan dy magjistrat­ët e KPa-së, për njërin prej të cilëve akuzat u konfirmuan me

prova, magjistrat­ët e shkarkuar nga Vettingu nuk u rikthyen më në sistem. ata e kërkuan prishjen e vendimit të KPa-së, referuar precedentë­ve të dy anëtarëve që votuan për shkarkimin e tyre, por nisma nuk pati sukses. Vendimet e marra nga KPa u konsiderua­n “të vulosura”. tani në Kolegjin e Posaçëm të apelimit kanë mbetur vetëm 5 anëtarë, duke qenë se sipas ligjit, ardian Hajdari u pezullua nga detyra dhe nuk merr dot më vendime deri në mbylljen e procesit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania