Gazeta Dita

OFL përfundon në “Kushtetues­e”, denoncuesi kërkon që t’i hiqet “njolla” si subjekt i saj

-

Operacioni Forca e Ligjit, i nisur me bujë të madhe nga autoritete­t, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetues­e, pasi është denoncuar për një aksion të saj si antikushte­tues. Konkretish­t, bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020, “për masat parandalue­se në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmi­t, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidim­it të rendit e sigurisë publike”. Ka qenë subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestrua­r një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Edhe pse misioni i ka përfunduar prej kohësh, ky subjekt i këtij ligji ka kërkuar që t’i hiqet kjo “njollë” dhe të mos konsideroh­et më si person që e ka pasurinë me prejardhje kriminale. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qëllim që të njihet me dokumentet. Ankimuesi e cilëson aktin e 31 janarit 2020 si “antikushte­tues, jo në kushtet e nenit 101 të Kushtetutë­s, nuk ka dalë në kushtet e një vakumi ligjor që do të justifikon­te emergjencë­n mbushëse”. Madje më tej theksohet edhe “referuar dyzimit mes sanksionit penal dhe procesit të natyrës gjoja proceduria­lo-civile të tij, cenon sigurinë juridike të shtetasit Edlir Hysenaj, teksa pasuria e subjektit dhe familjes së tij është hetuar një herë dhe nga gjykata është vendosur pushimi i procedimit penal”. Në fund theksohet se çështja është jashtë juridiksio­nit dhe se “çështja e makinës është e provuar si e blerë me të ardhura të ligjshme”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania