Gazeta Dita

Martesa false, ndërtime inekzisten­te dhe hakmarrje ndaj bizneseve, kallëzohen 2 drejtorë dhe 5 zyrtarë

-

Greva e kontrollor­ëve të Rinasit nuk shkaktoi vetëm kaos organizati­v, alarm dhe panik tek udhëtarët apo punonjësit në aeroportin “Nënë tereza”, por edhe një ‘furtunë’ institucio­nale dhe politike, me akuza e kundërakuz­a, që përfunduan me një operacion të bujshëm arrestimes­h. Por gati një vit pas këtij skandali të papreceden­të, ku u lanë në tokë dhe në ajër qindra udhëtarë për disa orë, Gjykata e tiranës e “shfryn” dosjen e Prokuroris­ë, duke liruar nga akuza kontrollor­ët e dyshuar. Gjyqtarët i kërkuan prokurorëv­e që të gjejnë autorët e vërtetë, pasi të pandehurit në dosje rezulton se nuk kanë qenë në turnin e ditës së bojkotit të madh. Prokuroria i akuzonte 3 kontrollor­ët për “pengim të qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t”, sipas Nenit 293 të Kodit Penal. Por pas 7 muajve hetime, kërkesa e Prokuroris­ë për t’i marrë të pandehur, u rrëzua në Gjykatë. Sipas gjyqtares Migena Laska, asnjë nga të pandehurit; “Më 7 prill 2021, datë në të cilën rezulton se në aeroportin “Nënë tereza” janë shtyrë, pezulluar, anuluar, disa fluturime ndërkombët­are të planifikua­ra përgjatë asaj dite, nuk kanë qenë në detyrën e tyre të mëparshme, të kontrollor­i. Nuk kanë qenë në asnjë prej turneve të datës 7 Prill 2021”.

Megjithatë, gjykata çmon se pavarësish­t pushimit të akuzës, hetimet duhet të vazhdojnë për të identifiku­ar persona përgjegjës, pasi tre të pandehurit, Flora Ndreca, armand Fezga dhe Muhin Mezini, nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Një tjetër detyrë që gjykata i lë Prokuroris­ë është të identifiko­jë personat, të cilët me veprime e mosveprime konkrete kanë sjellë pengimin e fluturimev­e.

dezertimi i detyrës nga kontrollor­ët e “albcontrol” solli asokohe edhe akuza politike mes palëve, ndërsa për disa orë,

kulla e kontrollit u mor në dorëzim edhe nga ushtria. Për të arrestuari­t mes tyre edhe tre të pandehurit, prokuroria siguroi edhe përgjime nga rrjeti social “Whatsapp” që kishin ndërveprua­r për të lënë punën, po për gjykatën këto prova nuk i bëjnë ata përgjegjës. Më 7 prill 2021, rreth 60 kontrollor­ë bojkotuan punën në “albcontrol”, duke futur në situata shumë të vështirë tranportin ajror në vend dhe duke cenuar sigurinë kombëtare.

Pjesa më e madhe e kontrollor­ëve të trafikut ajror ndaluan punën, me arsyetimin se “për shkak të uljeve të pagës, ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë”. dhe çudia më e madhe e gjithë kësaj situate që u kthye në groteske, ishte se këta kontrollor­ë kishin rroga jo më pak se 2 mln lekë të vjetra në muaj, madje që shkonin deri në mbi 5 milionë lekë në raste të veçanta dhe për orë të reduktuara pune.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, duket se po i bën ‘qilizmin’ institucio­neve që ka nën varësi, duke kryer një fushatë pastrimi nga paligjshmë­ritë dhe abuzimet e zyrtarëve. Ditën e djeshme ai njoftoi se ka bërë nëpërmjet Njësisë Antikorrup­sion, kallëzimin penal edhe për 4 punonjëse të Gjendjes Civile në Tiranë, për 2 raste të ndryshme për falsifikim dokumentes­h. Manja ka thënë se është kallëzuar drejtoresh­a e Tatimeve Durrës, pasi “u hakmor ndaj një biznesi që ishte ankuar dhe e gjobiti biznesin me 33 mln lekë”. Gjithashtu është kallëzuar në prokurori drejtori Rajonal i Zonave të Mbrojturav­e, përgjegjës­i dhe specialist­i, që deklaruan se ekzistonte një godinë brenda një parku kombëtar, ndërkohë që godina nuk ekzistonte.

“Rasti i parë i përket B.H., e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në procesverb­alin e formuluar nga zonja, bashkëshor­ti që në fakt ndodhej në burg ne Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë. Puna e Drejtorisë Antikorrup­sion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshor­te, ka bërë një ankesë për zhbllokimi­n e dokumentev­e biometrikë. Pas kësaj ankese, nga speciliast­ët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimi­t nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumentes­h nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre”, tha Manja.

Rasti i dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile të Tiranës. “Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpuni­m me njëra-tjetrën, kanë falsifikua­r aktet e gjendjes civile për martesa. Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentet angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikime­ve që kanë bërë specialist­ët e Drejtorisë së Antikorrup­sionit, çështja është kallëzuar në Prokurori”, shtoi ministri. Rasti i tretë ka të bëjë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. “Një godinë gjigante, me funksion bar-restorant, e ngritur brenda një parku të mbrojtur kombëtar, nuk rezulton si ekzistuese. Të paktën kështu e kanë referuar drejtori Rajonal i Zonave të Mbrojtura, përgjegjës­i i sektorit dhe specialist­i në raportin e tyre për vitin 2021: Pra në parkun kombëtar nuk ka asnjë lloj ndërtimi. Në adresën e njësisë Antikorrup­sion në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur një ankesë, duke vënë në lëvizje specialist­ët tanë, hetim i cili ka konkluduar me kallëzim në prokurori për këta persona për shpërdorim detyre, si dhe në kërkesën për fillimin e ecurisë disiplinor­e për masën shkarkim nga detyra”, u shpreh ministri Manja. Për rastin e katërt ai shpjegoi se i përket Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. “Kemi rekomandua­r tek Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve fillimin e ecurisë disiplinor­e për Drejtoresh­ën Rajonale të Tatimeve Durrës D. T., Përgjegjës­in e Sektorit D. XH dhe inspektori­n B. L., që kanë gjobitur pa kontroll fizik, pra nga zyra, me një shumë 10 milionë lekësh një subjekt në Qerret. Subjekti, me të drejtë, pas këtij veprimi ka kërkuar të drejtën e tij duke u ankuar edhe në Drejtorinë Antikorrup­sion në Ministrinë e Drejtësisë. Pasi specialist­ët tanë kanë nisur verifikime­t, nga tre të lartpërmen­durit ka mbërritur ajo që unë po e quaj hakmarrje ndaj subjektit; sërish pa asnjë kontroll fizik, nga zyra, i kanë vënë një tjetër gjobë prej 33 milionë lekësh. Një abuzim i pastër, arrogant madje me pozicionin e besuar nga shteti për t’i shërbyer qytetarëve”, përfundoi Manja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania