Gazeta Dita

Ish-kryebashki­aku Fatos Tushe mbetet në qeli, Gjykata e Lartë i rrëzon përfundimi­sht kërkesën për lirim

-

Gjykata e Lartë refuzoi dje përfundimi­sht lirimin e ish-kryebashki­akut të Lushnjës, Fatos Tushe, i arrestuar në muajin korrik të vitit të kaluar për tenderin e kanalit të vaditjes dhe korrupsion, bashkë me 10 zyrtarë të tjerë. Ky vendim i shuan përfundimi­sht shpresat ish-zyrtarit të lartë vendor socialist për zbutje të masës, teksa SPAK ka në proces mbylljeje hetimin e dosjes dhe mund ta dorëzojë së shpejti për proces. Tre gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, e rrëzuan rekursin e Fatos Tushes, duke vlerësuar se nuk ka ndryshuar asgjë nga aktet e dosjes penale, edhe pse ish-kryebashki­aku disa herë ka paraqitur raporte dhe ankesa për probleme shëndetëso­re. Kujtojmë se më 28 korrik të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ishkreun e Bashkisë së Lushnjës, që dje u konfirmua edhe nga shkalla e tretë. Tushe u arrestua më 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorim­it të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabiliti­min e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Në pranga ranë edhe biznesmenë­t me lidhje miqësie mes tyre dhe që këmbyen tenderin, Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburanti­n e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorë­t të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashki­aku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave, pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë. Bëri ankimim në Kushtetues­e, por u tërhoq në momentin e fundit dhe vendimi mbeti në fuqi, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohësh­me në Bashkinë Lushnjë, që do mbahen më 6 mars.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania