Gazeta Dita

Dje, 841 raste të reja dhe 6 humbje jete si pasojë e Covid

SHIFRAT

-

Rritja e numrit të testimeve të kryera tek rastet e dyshuara ka çuar në një rritje të ndjeshme të infektimev­e me koronaviru­s përgjatë 24 orëve të shkuara në vend. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar gjatë ditës së djeshme 841 infektime të reja ditore, teksa janë regjistrua­r edhe 6 humbje jete. Lidhur me gjurmimin e rasteve të reja bëhet e ditur se gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin janë kryer 3739 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 841 qytetarë, në këto bashki: 342 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Sarandë, 42 në Gjirokastë­r, 34 në Fier, 31 në Durrës, 24 në Lushnje, 22 në Shkodër, 19 në Elbasan, nga 15 qytetarë në Krujë, Kavajë, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Pogradec, Lezhë, 10 në Kuçovë, nga 9 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Mallakastë­r, nga 8 qytetarë në Kamëz, Patos, Delvinë, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Himarë, Vorë, Kurbin, Kukës, 6 në Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Roskovec, Pukë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Korçë, Peqin, Përrenjas, nga 3 qytetarë në Kolonjë, Devoll, Selenicë, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Mirditë, Shijak, Mat, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Maliq, Dibër, Tropojë.

Janë 11,894 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 54 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç”, bën me dije Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Po gjatë kësaj kohe bëhet e ditur se janë shëruar edhe 1547 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Po ashtu edhe vendosja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient të mbyllur, teksa duhet të shmangni grumbullim­et dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania