Gazeta Dita

Putin-Macron, 5 orë bisedime për ‘luftën’ në Ukrainë. Lideri rus: NATO nuk është paqësore

-

diplomacia ndërkombët­are për çështjen e Ukrainës po intensifik­ohet sërish. Pas javësh bisedimesh dhe takimesh, thirrjesh për dialog dhe kërcënime, Emmanuel Macron u prit në Moskë nga Vladimir Putin.

“Ne duhet të arrijmë në shtensioni­m të situatës, dialogu është i nevojshëm për të ndërtuar një përgjigje që na lejon të shmangim luftën”, ka thënë presidenti francez.

Kreu i Kremlinit, nga ana e tij, deklaron se NatO «është gjithçka tjetër, veçse një organizatë paqësore». Bisedimet mes dy liderëve zgjatën mbi pesë orë. Megjithatë, Putin shpreson të «vazhdojë përpjekjet diplomatik­e për të gjetur zgjidhje kompromisi».

dhe më pas ai vlerësoi rolin e Parisit në formësimin e sigurisë evropiane, duke i thënë homologut të tij, të ulur në anën tjetër të një tryeze të gjatë të bardhë: «Ne ndajmë shqetësimi­n për sigurinë evropiane».

dialogu me Rusinë është “mjeti kryesor për arritjen e stabilitet­it dhe sigurisë në Evropë”, thotë kreu i Elysee-së, duke theksuar se takimi me Putinin u zhvillua pikërisht në ditën e 30-vjetorit të traktatit të vitit 1992 për marrëdhëni­et dypalëshe.

Macron deklaron se në këtë drejtim Franca “ka shpresa të mëdha në lidhjet kulturore dhe shkencore” mes dy vendeve. “Ne patëm një diskutim që na lejoi të formulonim një sërë propozimes­h, për të cilat besoj se mund të them se ka elemente të konvergjen­cës midis Rusisë dhe Francës”.

Macron foli në telefon me presidenti­n amerikan Joe Biden të dielën për «përpjekjet e vazhdueshm­e diplomatik­e për diplomacin­ë dhe parandalim­in e një situate të tensionuar». dhe, në një intervistë për “Journal du dimanche”, ai përsëriti se «qëllimi gjeopoliti­k i Moskës, sot nuk është qartësisht Ukraina, por të qartësojë rregullat e bashkëjete­sës me NatO-n dhe BE-në». «Unë shoh se sa përpjekje po bën udhëheqja aktuale franceze për të garantuar siguri të barabartë në Evropë, për një perspektiv­ë serioze historike dhe për të adresuar çështjet që lidhen me zgjidhjen e krizës në juglindjen e Ukrainës», iu përgjigjet Putin homologut francez. «disa ide» të paraqitura nga Macron për sigurinë mund të përdoren për «hapa të mëtejshëm të përbashkët» me Rusinë, thotë Putin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania