Gazeta Dita

META U VETËHOQ QYSH PARA DY VITESH NGA FUNKSIONI I TIJ KUSHTETUES

-

Si zakonisht, do të vazhdojnë pa fund debatet teorike për shkaqet që e çuan atë drejt aktit të daljes në opozitë politike pas atij 25 Prilli të hidhur. Çdo shqiptar e kupton lehtësisht, nëse dëshiron ta bëjë,se komentet,sidomos tendencioz­e nuk vlejnë,përveç tentativav­e me qëllime të caktuara. Kurrë nuk e kam menduar se një udhëheqës shteti të humbë edhe logjikën më elementare në një komunikim publik. Po jap një shembull tipik të gënjeshtrë­s së trashë. Ne jemi shqiptarë e me mentalitet të tillë edhe kur jemi në pushtet, në kërkim të tij apo kur jemi popull. Kam parasysh disa nivele modeste logjikimi, por herë herë mjaft praktike. Meta akuzon pamëshirsh­ëm kryetaren familjare të partisë, për gabimin fatal të braktisjes së votimeve lokale e dorëzimit vullnetar të pushtetit lokal kundërshta­rit. E pikërisht këtë hata e paska kryer bash bashkëshor­tja e tij, në kundërshti­m me direktivat e burrit. Sikur Meta të ishte norvegjez e ne që dëgjojmë këtë dokër po ashtu, përsëri do të na dukej episodi një “papreceden­cë” globale. Mendo tani se si vetë Iliri prej Skrapari e ne prej Shqipërie, mos ta etiketojmë aty për aty si një rrenë groteske e aspak të denjë as për një”me rob shpie”,e jo më për një emblemë ekuilibras­h të gjithanshm­e duke përfshirë edhe vetëdinjit­etin. Aq më skifoze bëhet kur justifikoh­et se nuk ka qenë në Shqipëri në kohën e vendimit fatal, e se zonja e shtëpisë së tij, i mohoi qenësinë, a thua se zoti president ishte në një galaktikë tjetër nga “Rruga e qumështit”. Kjo gënjeshtër rruge që me pak art krijues do të ishte më e ngrënshme, tregon një disekuilib­ër mental të theksuar. Pastaj po të kemi parasysh thirrjet e tij për të rrëmbyer sopata e sfurqe e për t’i nxjerrë zorrët e njëri tjetrit, ai nuk meriton të jetë as kryetar komune e jo president vendi. Më i rëndë e psikopatik ishte justifikim­i i tij se i ka përmendur si vegla pune e jo vrastare,kur ai edhe ne e dimë se sopata çan dru por edhe kokë njeriu. Aq më shumë kur thirrja e tij ishte me një shqipe të pastër e plot vendosmëri prej revolucion­ari të hershëm(dikurshëm). Dhashë këto dy raste që i kam dëgjuar me veshët e mi. Sa për të tjera shpërthime emocionale të tij, as që do t’i duhet t’u shtohen më, që një figure publike, që mos duket më mes qytetarëve. Vetëm me thirrjet për luftë e revolucion­e, ashtu si plaku gërnjar i rithemelim­it të një partie fantazmë, kjo dyshe dobësie reciproke, do të ishte mjaft larg kohës që jetojmë. Këto figura dekadente veçse i venë një njollë turpi vetë Shqipërisë. Të dy “non grata”, njëri aktual e tjetri kandidat, përpëliten në grahma (frymëmarrj­et e fundit) duke shkaktuar lloj-lloj tensionesh krejtësish­t të panevojshm­e e mjaft të dëmshme për avancimin shqiptar drejt Europës. Askush nuk ua mohon përpjekjet për të kapur pushtet, por jo çdo mjet justifikon qëllimin. Ata duhet të kuptojnë, ose më mirë e kuptojnë por u ka zënë rrota bishtin, se sa pa vlerë e bile sa sabotuese janë për ditët që presim të gjithë,sidomos rinia serioze e këtij vendi. Sa më shpejt të ndodhë kjo aq më shumë ravijëzohe­t rruga që na duhet të ecim. Të shpresosh është bukur,por ajo lëviz bashkë me zhgënjimin. Berisha e Meta janë zhgënjim i gjallë e nuk kanë asnjë lidhje me shpresën. Sigurisht nuk ka aspak logjikë që të hyjnizoj Bashën, Ramën, Makronin apo Bajden, por e keqja dhe e mira kanë një limit, si çdo ndjesi a vepër. Gjithmonë në pikëpyetje, por me optimizëm brenda saj, ajo (shpresa) do të gjejë simbolin e saj. Shqiptarët janë popull vital, e do të dinë të mbijetojnë edhe pa ata të dy. Bile edhe pas dy a dyqind të tjerëve që do të vijnë. E kanë bërë prej mijëra vjetësh.

Profeti

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania