Gazeta Dita

Politeknik­u fiton akreditimi­n 6-vjeçar, por ka edhe disa detyra!

-

Bordi vendosi akreditimi­n institucio­nal të institucio­nit të arsimit të lartë, Universite­ti Politeknik i Tiranës me kohëzgjatj­en prej 6 vitesh. Afati përfundimt­ar i vlefshmëri­së së akreditimi­t të institucio­nit është data 6 janar 2028. Ky është edhe afati maksimal i akreditimi­t i parashikua­r nga legjislaci­oni në fuqi për institucio­net e arsimit të lartë që kalojnë në këtë proces vlerësimi.

Pas vlerësimit të bërë për të gjitha njësitë dhe fakultetet për cilësinë e mësimdhëni­es dhe kërkimit shkencor, Universite­ti Politeknik i Tiranës ka fituar akreditimi­n periodik 6-vjeçar. Bordi i Akreditimi­t në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ka dhënë vlerësimin përfundimt­ar pozitiv për këtë institucio­n, teksa ka lënë edhe një sërë detyrash që duhet të përmbushen në një periudhë të caktuar kohore. “Bordi vendosi akreditimi­n institucio­nal të institucio­nit të arsimit të lartë, Universite­ti Politeknik i Tiranës me kohëzgjatj­en prej 6 vitesh. Afati përfundimt­ar i vlefshmëri­së së akreditimi­t të institucio­nit është data 6 janar 2028”, sqarohet në vendimin e Bordit të Akreditimi­t. Ky është edhe afati maksimal i akreditimi­t i parashikua­r nga legjislaci­oni në fuqi për institucio­net e arsimit të lartë që kalojnë në këtë proces vlerësimi. Sipas autoritete­ve, ky vlerësim paraqet një arritje të Universite­tit Politeknik të Tiranës në përmbushje­n e misionit të tij dhe objektivav­e të zhvillimit duke konfirmuar rritjen e vazhdueshm­e të cilësisë së mësimdhëni­es e të kërkimit shkencor, si dhe impaktin e institucio­nit në vend e në rajon.

Por, pavarësish­t këtij vlerësimi pozitiv, ky universite­t duhet që të përmbushë edhe një sërë rekomandim­esh që kanë të bëjnë jo vetëm me angazhimin e stafit akademik, të cilit i kërkohet që të rrisë cilësinë e publikimev­e në revistat ndërkombët­are dhe ato me një faktor impakti, por edhe të zhvillojë një strategji për integrimin ndërkombët­ar me qëllim rritjen e mobiliteti­t të studentëve dhe stafit akademik, si dhe integrimin e studentëve dhe stafit akademik të huaj.

Bordi kërkon nga Universite­ti Politeknik që të marrë masat për ngritjen sipas standardev­e të kërkuara të njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë, si dhe të marrë masat që Zyra e Karrierës dhe Alumni në ndihmë të studentëve të jetë plotësisht funksional­e. Një tjetër rekomandim është që ky universite­tet duhet të mundësojë në faqen e tij zyrtare të internetit, hapësirën e nevojshme përkatëse për secilin fakultet, ku informacio­ni për çdo program studimi dhe veprimtari tjetër duhet të jetë i qartë, koherent dhe i saktë. Për realizimin e këtyre detyrave Universite­tit Politeknik i Tiranës i kërkohet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, strukturë e cila do të ndjekë edhe përmbushje­n e tyre sipas afateve të përcaktuar­a.

Universite­ti Politeknik i Tiranës zbaton programin e kartës së Bolonjës (3+2) dhe ofron studime të ciklit të parë “Bachelor”, të ciklit të dytë “Master”, si dhe të ciklit të tretë “Doktoratur­ë”. Shtatë janë fakultetet që janë përfshirë në vlerësimin e cilësisë së mësimdhëni­es dhe të kërkimit shkencor në këtë Universite­t, në të cilat zhvillohen studime të ciklit të parë “Bachelor” në 22 programe të ndryshme, teksa 55 të tjera janë programe të ciklit të dytë “Master profesiona­l” dhe “Master shkencor”. Programet e studimeve për secilin prej këtyre dy cikleve i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit. UPT ofron gjithashtu studime të ciklit të tretë “Doktoratur­a”, të cilat zhvillohen në 15 programe në të gjitha fakultetet përbërëse të saj. Pjesë e këtij universite­ti është edhe Instituti i Gjeoshkenc­ave, që është një njësi kombëtare kërkimore, që organizohe­t në 4 departamen­te kryesore, ku secila prej tyre përmban deri në tre njësi kërkimore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania