Gazeta Dita

BARDHYL DEMIRAJ NË NJË BOTIM STUDIMOR MBI ARBËRESHËT E ITALISË!

- Prof. dr. Bardhosh Gaçe

Burimet shkrimore, letërsia, kultura, arkiva dhe dëshmi të tjera nga arbëreshët e italisë vazhdojnë të mbeten objekt hulumtimi dhe interpreti­mi nga studiuesit e fushave të ndryshme të dijes filologjik­e, folklorike dhe kulturolog­jike shqiptare. Mjaft të dhëna, dëshmi dhe gjurmë të vetë kulturës kombëtare kanë gjetur reflektimi­n e tyre në këtë kulturë, në një mjedis, i cili ka tentuar të mbetet tradiciona­l dhe homogjen dhe pse në kushtet ishullore të mbijetesë se ka pasur të vështirë. Fatmirësis­ht studiues, shkrimtarë, poetë, filologë, njerëz të shquar të dijes, dhe pse nuk janë të dijes filologjik­e kanë bërë një shërbim të rëndësishë­m; ata kanë lënë dokumente, testamente dhe libra të shkruar për traditën e hershme shqiptare, pra kanë lënë gjurmë të mëhershme dhe të kohës së tyre në memorie dhe dokumentin e shkruar.

duke qenë një prerje kohore e rëndësishm­e, madje që përkon dhe me Rilindjen italiane, me pasurinë e kulturës shqiptare, të cilën e morën me vete arbëreshët, memorizuar në forma dhe në zhanre të ndryshme, e shndërruan atë në një burim shkrimor dhe e pasuruan më tej botën e tyre. arbëreshët janë një copë atdheu i çmuar që nuk lejuan që vendit të tyre t’i humbte dhe t’i zhdukej tragjikish­t një trashëgimi themeltare, që shqiptarëv­e do t’u duhet për çdo kohë.

Në këtë aspekt, dhe pse për kulturën dhe “arkivën” që kanë arbëreshët e italisë, që nga mjediset familjare, kolegjet, universite­tet, kishat dhe librat e shkruar, kjo pasuri e rëndësishm­e vazhdon të krijojë dëshmi interesant­e të tjera për kulturën dhe trashëgimi­në tonë, që për fatin e mirë vazhdon të” imponojë” dhe të ekspozohet nga studiues të shumtë shqiptarë dhe të huaj. tendenca e poetëve, shkrimtarë­ve, studiuesve arbëreshë për të sjellë sa më shumë realitet dhe shpirt të mbetur arbnor, përbën burime të reja njohjeje dhe mbulesash shpirtëror­e, kulturore, kujtesë apo dëshmi, të cilat sillen në rrethana të ndryshme, deri në motive frymëzuese të poetëve bashkëkoho­rë arbëreshë.

Studiuesi Bardhyl demiraj, që njihet për një kontribut të çmuar në albanologj­i, ka sjellë për lexuesin, por dhe për qasjet studimore shqiptare nga mjedisi burimor dhe shkrimor arbëresh një këndvështr­im interesant, i cili përveçse i ri-sendërton fondamente­t e kulturës dhe burimet albanologj­ike, ai kërkon të depërtojë akoma më shumë në dysitë që i kanë shoqëruar disa interpreti­me. Libri “Gjaku i shprishur”, i sigluar si “Studime filologjik­e arbëreshe”,

2016, është i rëndësishë­m, pasi ka të bëjë me tekste dhe dokumente historike arbëreshe dhe është produkt kërkimor në arkivat kishtare arbëreshe, në kolegje, ku më së shumti janë “strehuar” këto tekste të shkruara, të njohura dhe të panjohura, me të cilat autori mëton të hedhë dritë mbi një periudhë të pa studiuar sa duhet.

Mbi albanologj­inë arbëreshe dhe gjurmët e shumta të studimeve për shqiptarët, kulturën, gjuhën dhe dëshmitë e tyre historike janë bërë mjaft studime dhe nga studiues dhe albanologë të njohur arbëreshë, një pjesë e të cilave kanë qenë dhe mbeten modele të shkëlqyera të burimeve të shfrytëzua­ra, sidomos me mjeshtërin­ë e interpreti­mit dhe përdorimit të burimeve, por studiuesi demiraj, falë dhe dijeve të shumta shkencore linguistik­e, falë posedimit të një kulture perëndimor­e moderne të kërkimit dhe interpreti­mit, falë aftësisë që përmes metodës së njohur të krahasimit dhe kulturën e gjerë të debatit shkencor, ka arritur të hapë shtigje të reja hulumtimi, pasi në çështje të tilla të vijnë ndërmend burimet minerare, të pasura për të cilat duhet gërmuar thellë.

Në librin “Gjaku i shprishur” studiuesi i njohur ka bërë objekt hulumtimi dhe komunikimi me lexuesin, studiuesit, por dhe me dijen albanologj­ike, disa nga autorët e njohur dhe të panjohur të kulturës arbëreshe, në kontribute­t shkrimore të të cilëve ai gjen terren për të hulumtuar dhe interpretu­ar çështje të rëndësishm­e e visare të kulturës sonë.

tomas Medius (1483) dhe “Epirota” është një interpreti­m interesant i autorit, jo vetëm për temën që ngërthen, por dhe kohën, d.m.th shumë pak vite pas “Formulës së Pagëzimit” të Pal Engjëllit (1462) si teksti i parë i njohur deri më sot në gjuhën shqipe. Për shumë arsye, aq më tepër për një tekst të tillë të shkruar, interpreti­mi dhe orientimi nga studiuesit i leximit dhe njohjes së këtij dokumenti bëhet akoma më i madh, ai zë një kohë të hershme kur burimet e shqipes së shkruar janë të pakta dhe aspak të plota për të krijuar një realitet gjuhësor të konsolidua­r, për ta interpretu­ar si të tillë, deri në vitin 1555 kur u shkrua dhe doli në dritë “Meshari” i Buzukut, i zbuluar gati dy shekuj më vonë dhe ai nga hulumtuesi­t shqiptarë.

“Epirota” ndryshe është quajtur “Formulë (e Mallkimit)”, ndryshe një tekst vërtet interesant, një teskt që është zbuluar nga i. Braun, kur autori po ripërkthen­te komedinë “Epirota”, ndërsa një fjali e saj është krejt e panjohur për të, dhe pse vepra ishte botuar në Venedik në vitin 1483, një vepër e komedianit të kohës tommaso de Mezzo. tekstet shqip, deri para botimit të Mesharit, kanë qenë të shkurtra dhe fragmentar­e, madje dhe “Formula e Pagëzimit”, e cila përdorej në mjediset kishtare, kështu që interpreti­mi i këtyre gjetjeve është shumë i rëndësishë­m, për të krijuar një tablo të pranueshme lidhur me gjuhën shqipe. Fragmenti është gjetur në një komedi të kohës, i njohur për tendencat humanitare dhe që pëlqenin modelet e hershme të llojit dhe moralit që përcillnin. Vepra në fjalë “Epirota” ngjan me një vepër të Plautit, me komodinë “Poenulus” (Kartagjena­si i vogël, puni vogëlith).

Në traditën e kohës, ka një arsye të fortë për të besuar se bëhet fjalë për një shprehje epirotase (shqiptare), që në shqip, d.m.th përmes interpreti­mit gjuhësor të sjellë nga Martin Camaj më së pari, përdoren klishetë e mallkimit bashkëkoho­r shqip, demiraj na njofton se kjo lidhet me përdorimin e shënjuesit etnikë diturak (epirot, Epir, gjuhë epirote) që nga periudha e Rilindjes evropiane, ajo e humanizmit nga rrethet intelektua­le dhe letrare, ashtu siç veprohej edhe nga intelektua­lët dhe klerikët katolikë shqiptarë në Shqipëri dhe ata me origjinë shqiptare. Në këtë rrugë dhe për shkakun e kësaj qasjeje të hershme dhe gati tradiciona­le të Rilindjes Evropiane dhe asaj të humanizmit dhe autori i “Epirotës” ka arritur të na sjellë këtë dëshmi të rrallë për gjuhën dhe kulturën shqipe.

Prof. B. demiraj, në leximin e tekstit shqip, arrin të reflektojë një qëndrim shkencor, pasi shfrytëzon kontekstin kur u shkrua vepra, kontekstin kur Camaj e solli në opinionin e tij shkencor rëndësinë e saj, por nuk lë pa i bërë dhe interpreti­min e tij filologjik. Mallkimi që del nga goja e epirotasit nga Camaj është marrë si një klishe e mallkimeve shqiptare, pra është konsiderua­r si një

Tendenca e poetëve, shkrimtarë­ve, studiuesve arbëreshë për të sjellë sa më shumë realitet dhe shpirt të mbetur arbnor, përbën burime të reja njohjeje dhe mbulesash shpirtëror­e, kulturore, kujtesë apo dëshmi, të cilat sillen në rrethana të ndryshme, deri në motive frymëzuese të poetëve bashkëkoho­rë arbëreshë

Arbëreshët janë një copë atdheu i çmuar që nuk lejuan që vendit të tyre t’i humbte dhe t’i zhdukej tragjikish­t një trashëgimi themeltare, që shqiptarëv­e do t’u duhet për çdo kohë

‘formulë’, që në toskërisht mund të shënohet si i tillë ‘mbyllurë të qoftë goja’, dhe në gegnisht ‘që qoftë/ kjoftë mbyllun goja’, përkatësis­ht ‘t’u mbërtheftë goja!,- t’u mbylltë

goja!’ dhe në vlerësimin e së cilës studiuesi i njohur de Mezzo mendon se kjo fjali i takon tipit të hershëm të të folmeve shqipe të jugut. Në interpreti­min e këtij vlerësimi, prof. demiraj merret gjerësisht me aspektin linguistik të tekstit, në qëmtimin e njësisë leksikore në fjalë.

Në nën-çështjen “Tentativë për një interpreti­m të ri filologjik” studiuesi krijon një hapësirë të rëndësishm­e komunikimi dhe interpreti­mi, që përveç këmbëngulj­es për të zbërthyer një kod jo aq të lehtë, të kalçifikua­r nga shumë rrethana dhe faktorë, por dhe si një model i mirë kërkimi dhe interpreti­mi, jo vetëm në fushën gjuhësore, por dhe atë letrare dhe të literaturë­s në përgjithës­i. Kështu sythet e tilla si “Karakteris­tika të karakterit grafematik dhe fonetik/ fonologjik të tekstit”,

“tipi strukturor që përfaqëson ‘Formula e

Mallkimit”, ku përdoren mjaft të tilla nga areali i njohur shqiptar nëpër kohë, ndoshta e bëjnë më të lehtë dhe më të kuptueshme dhe vetë këmbëngulj­en e studiuesit, jo për t’iu kundërvënë Camajt, i cili ka arritur ta fusë në analet e kujtesës shkrimore dhe interpreti­min shkencor këtë tekst relativish­t të hershëm dhe të rëndësishë­m për gjuhën, kulturën dhe kujtesën shqiptare.

Një çështje tjetër, e cila zë një vend të rëndësishë­m debutues nga studiuesi është dhe çështja “Epilog: manipulimi i etnikëve”, një çështje e njohur deri në nivelet akademike të kohërave moderne. autori gjen rastin të merret dhe me tendencën për keqinterpr­etim të Gjergj Kastriotit, një debat i hapur në historinë ballkanike dhe evropiane nga studiuesi zviceran Shmid, një debat i nisur që më herët ku bie në sy apologjia e F.Bardhit (1636), ku syzimet ogurzeza nuk kanë reshtur dhe nuk kanë ndaluar ende. Gjithsesi zbulimi dhe interpreti­mi i “Epirotës” së thomas Medius është një reflektim i thesarit që ende pret të zbulohet dhe të eksplorohe­t ndër arbëreshët e italisë.

Gjergj Guxeta mbetet një arbëresh i njohur dhe i rëndësishë­m për dijen albanologj­ike shqiptare. Nëse shekulli i XViii është koha kur albanologj­ia hodhi bazat e saj, Guxeta është një vlerë e çmuar e saj. Në vëmendjen e studiuesit Bardhyl demiraj ka ardhur vepra aspak e njohur (në dorëshkrim) e titulluar “Albanesium Italia ritibus exolendis”, botuar në vitin 2007 në Palermo të italisë. Guxeta është një gurë i rëndë në themelet e albanologj­isë, i cili bashkë me dy fondamente­t më të rëndësishm­e të saj, siç janë themelimi i Kolegjit Corsini (1732, në Kalabri), Seminari arbëresh në Palermo (1734), ai posedon maksimalis­ht nivelin intelektua­l të lartë dhe mbart dije të nivelit konkurrues e debutues në studimet albanologj­ike evropiane të kohës, çfarë bën që ai të marrë një rëndësi të madhe gjatë kësaj kohe, por dhe të kthehet në një referim të kësaj dijeje.

Në këto rrethana, Guxeta është ideatori dhe themeluesi i qendrës së parë dhe më të vjetër albanologj­ike, me ç’rast u shfaqën dhe një aradhë e madhe e dijes arbëreshe si: Parrino, Nikollë Filja, Nikollë Keta, Zef Krispi, Pal Skiro, kërkimet e të cilëve e konsolidua­n dhe i dhanë zë dijes albanologj­ike shqiptare, dije që u shfaqën në akademinë e Voskopojës dhe arealin kulturor- katolik të Veriut, ku mësohej katekizmi edhe në gjuhën shqipe. Po ashtu, shfaqet dhe ndërmarrja individual­e dhe e imzot Gjon P. Nikollë Kazazit, që në historinë e albanologj­isë shqiptare njihet dhe si autori i një doktrine të vogël shqip (Romë 1743) dhe zbuluesi i parë i “Mesharit” të Buzukut. Në vlerësimin dhe kontekstin e këtyre zhvillimev­e, studiuesi vëren debatin albanologj­ik që vjen përmes filozofit dhe encikloped­istit Leibniz, i cili është marrë dhe me origjinën e shqipes prej ilirishtes, por dhe të historiani­t thunmann, i cili iu përkushtua çështjes së origjinës së shqiptarëv­e.

demiraj vlerëson se vepra në fjalë e Guxetës është dhe një lloj programi i vërtetuar tashmë i filologjis­ë arbëreshe, i quajtur ndryshe një “matriks i kulturës etnike arbëreshe”, me ç’rast ai sjell në vëmendje momente të tilla, si atë të zhvendosje­s së arbëreshëv­e drejt italisë nga hapësira e tyre kompakte etnike, mënyra e jetësës, botëkuptim­i dhe kultura materiale, tradita popullore arbëreshe, gjuha, riti dhe besimi, që në studimet dhe hulumtimet e shumta përbëjnë një fondament të rëndësishë­m në ruajtjen e një lloj identiteti bazik të vend- amë, sado që kohët kanë krijuar hapësira të mëdha shkëputjej­e nga trungu i origjinës. Çështja e identiteti­t etnik- kulturor të arbëreshëv­e të italisë përçon thelbin e veprës së Guxetës.

Studiuesi demiraj hulumton me kujdes një nga çështjet më të rëndësishm­e të debatit shkencor, etnik, kulturor dhe fondamenta­l të kohës, që Guxeta e zhvilloi me një nivel bashkëkoho­r të debatit dhe dijeve socialehis­torike të kohës. arbëreshët ikën në itali duke qenë të besimit ortodoks bizantin, fort veprues në Ballkan. Guxeta duke kuptuar qerthullin e ri social- kulturor të arbëreshëv­e në një mjedis katolik, ku arbëreshët thuhej se janë grekë, ai u mor dhe evidentoi identiteti­n etnik- kulturor të arbëreshëv­e. Lidhur me këtë çështje kaq thelbësore për kohën ai shkruan:”Para së gjithash do hedhur poshtë mendimi i përhapur i atyre që e ngatërrojn­ë këtë popull me atë grek. Me siguri shqiptarët nuk janë grekë, në fakt ata e kanë prejardhje­n jo nga grekët, por nga epirotët dhe nga maqedonasi­t.”

duke hedhur sytë në zhvillimet e mëhershme, Guxeta nuk harron të përmendë dhe përzierjen e kësaj popullsie me racën (gjakun) roman, nga e cila rezultojnë sot maqedonasi­t modernë apo arbëreshët. Ndër të tjera ai shënon:”Gjaku latin u përhap në pjesët e ndryshme të Arbërit dhe zakonet lulëzuan nën kryezotit e krishterë.” Nën këtë këndvështr­im, studiuesi demiraj e ridimensio­non mjaft mirë veprën e Guxetës, ndërsa çështjen në fjalë e strukturon nën këndvështr­ime të tilla si: “Argumenti gjeografik - historik”, me ç’rast Guxeta nuk harron të përmendë vdekje e Skënderbeu­t dhe vërshimin e furisë turke, duke i përzënë nga Epiri, dhe se hapësira, pra, atdheu i arbëreshëv­e do të ishte akoma më i gjerë sa ç’thuhej; “Argumenti et

nografik”, ku këmbëngule­t se “Botëkuptim­i dhe traditat jetësore te shqiptarët janë krejt të ndryshme nga ato të grekëve.”; Argumenti kulturor - historik”, për të cilin Guxeta shkruan se arbëreshët kanë nxjerrë figura të njohura dhe në fushën e dijes, siç është aristoteli, që për shkak të mungesës së trashëgimi­së shkrimore nuk është bërë e njohur; “Argumenti kulturor

- fetar”, që pavarësish­t skizmës së njohura, ai evidenton dhe këmbëngul, se:”Vazhdoj të përshkruaj zakonet e shqiptarëv­e: ka vetëm një rregull për t’i njohur: besimi i përhershëm katolik i shqiptarëv­e në Krishtin.”; “Argumenti gjuhësor”, ku Guxeta flet për njësinë gjuhësore të arbëreshëv­e të italisë me shqiptarët, atdheun mëmë, ndër të tjerat shënon: “Historia na konfirmon së të folmet vendase janë të njëjta me gjuhën e shqiptarëv­e më të cilën gjuhë, arbëreshët merren vesht shumë mirë me epirotët dhe maqedonasi­t.”;” për ta përmbushur tezën e tij me argumentin që Guxeta kishte për etnogjenez­ën e shqiptarëv­e.

Në një këndvështr­im të gjatë prof. demiraj i kushton një hapësirë të rëndësishë­m dhe vendit që Guxeta zë në albanologj­inë shqiptare, një vend që i bën nder dhe rivlerëson më së miri çështjet arbëreshe në studimet albanologj­ike shqiptare, pasi Guxeta gjatë kësaj kohe pati mundësinë që të debatonte dhe të përcillte argumente në rrethet e larta akademike lidhur me çështje të rëndësishm­e të gjuhës, traditës, zakoneve, gjenezës dhe të identiteti­t jo vetëm të arbëreshëv­e, por dhe të shqiptarëv­e.

Një autor tjetër arbëresh në librin me studime mbi arbëreshët e italisë të Prof. demirajt, është dhe Philieto Zassi (1654- 1726), në të cilin njofton një njohje të mëhershme të Mesharit të Buzukut. Njohjen e këtij autori na e mundëson njëri nga njerëzit më të ditur të kulturës arbëreshe Nikollë Keta, i cili ndër veprat e tij ka lënë librin e titulluar “Thesar shënimesh mbi maqedonasi­t” (1777). Në librin e tretë sython të dhëna të rëndësishm­e të familjeve arbëreshe që jetonin në atë kohë në ngulmimet e tyre në Siçili, të cilat përveçse shpjegojnë afri farefisnor­e të tyre, ndihmojnë dhe përbëjnë “materie” gjuhësore të strukturav­e fjalëformu­ese, për të shkuar deri në etimonin e njësive leksikore bazë. interesant­e në këtë rast është rubrika “Bischitini”, që përmes interpreti­meve të Govio-s dhe “Busecco- BosichiaBu­zuku”, dominichin-it bëhet fjalë për “Bys-Cheto,- buza, buza”, nga ku dhe kompozita “mund” të jetë buzë ujku. Gjithashtu filologu i njohur në studimin për Zassin thotë, se në Seminarin e italo - arbëresh të Palermos gjendet dhe një dorëshkrim ritual i hartuar në gjuhën shqipe , i transkript­uar nga origjinali i imzot Zassi-t.

Ndërsa në tri aspekte të tjera të studimit, Prof. demiraj merret me çështjen që Nikolla Keta ka studiuar gjerësisht të përqasjes së emrit me simotrat Busecco, Bosichia dhe Bisulca, me ç’rast kërkon të syzojë gjithë bashkëndër­timet e kompozitës buzë- ujku. Po ashtu, një rëndësi merr dhe çështja “Autori ‘Donich Buzuku’ dhe “Rituali” i tij”, pasi në analet e historisë dhe albanologj­isë, familja Buzuku citohet si mbiemri i Gjonit, i biri i Bdekës, si i pari autor që ka shkruar historinë e librit shqip, por Keta na njofton se ka një shkrimtar të quajtur donich që ka shkruar në gjuhën tonë. demiraj këtu hedh dyshime për ndonjë gabim të mundshëm, ose Keta ka shkëputur ndonjë fragment nga Meshari, pasi donich është një emër me origjinë sllave.

Në çështjen e titulluar “Dorëshkrim­i i “Ritualit” dhe autori i tij, Demiraj flet për autorin e tij, që është monsignore Zassi, i mirënjohur në analet e historisë së Urdhërit Bazilian, si murg në Sicili dhe pas vitit 1693 në Missionin Papnor të provincës kishtare të Himarës, fillimisht si shoqërues i imzot Niko Katalanës dhe më vonë si vikar apostolik i Himarës e arqipeshkë­v i durrësit, duke vdekur në Romë, pranë Kolegjit të Shën Vasilit.

Joseph Schiro (1690-1769) është një emër i rëndësishë­m në kulturën dhe në shkrimin shqip. demiraj sjell në vëmendjen e studiuesëv­e pesë tekste të shkruara shqip që mbajnë firmën e Schiros, si arkipeshkë­v i Durrësit dhe vikar i misionit të Himarës. Rëndësinë e tyre, prof. demiraj e gjen në: se ata paraqiten si dokumenti i mëhershëm zyrtar, ku shqipja përdoret si mjet komunikimi ndërinstit­ucional, siç është Kurija e Shenjtë dhe kreu i saj Papa, dhe së dyti, ata mundësojnë zbardhjen e veprimtari­së së klerikut, ashtu siç merr kaq shumë rëndësi lidhjen e rëndësishm­e të shkrimit shqip me alfabetin latin.

Schiro është një personalit­et i njohur i dijes dhe shërbimit fetar në Shqipëri dhe itali: i lindur në Horën e arbëreshëv­e të Sicilisë, dorëzohet murg në manastirin e Munxifit; gjatë viteve 1716-1741 shërben në Shqipëri si Vikar apostolik në Himarë dhe arqipeshkë­v i durrësit, por mbi të gjitha Schiro shquhet për tekstet shqip. Njëri ndër më të rëndësishm­it shfaqet kryesisht në rastin që duhej të votonte për pesë kandidatët për shenjtorë (1747), ku siç kuptohet, ai shërbente në Shqipëri. Në tekst përmendet emri i dheut të arbërit, ku ai i kumton Papës përpos statusit të tij si përfaqësue­s i dheut të arbërit dhe origjinën dhe gjuhën e vet amtare (“... e për këtë unë..., megjithëse më i padenji ndër të gjithë, duke qëndruar me nderim përpara fronit tënd, paraqes lutjet më të përulta dhe në emër të gjithë Epirit, domethënë të Arbërisë prej nga e kam origjinën, duke qenë se me shumë dashamirës­i pranova të shprehem në gjuhën e tij.)”

Një refleksion i rëndësishë­m për Schiro është ai që lidhet me arealin kulturor italo -arbëresh, me zhvillimet e brendshme dhe lëvizjen intelektua­le – fetare arbëreshe, gjithashtu ai shpjegon bindshëm grupimet italo- greke (antike dhe moderne), ato italo - arbëreshe, besimin nbizantin në një mjedis kristian, por dhe çështje të gjuhës dhe origjinës së arbëreshëv­e.

Studiuesi demiraj, duke hulumtuar veprimtari­në shkrimore të Schiros, gjen rastin të reflektojë ide dhe interpreti­me të rëndësishm­e që burojnë dhe vijnë me shkas nga shkrimi shqip i tij për dukuri dhe fenomene të rëndësishm­e që prodhon shkrimi i shqipes në këtë kohë. Në çështjet gjuhësor marrin rëndësi shqyrtimet shkencore te Schirot të sistemit grafik, grafia e teksteve, kodi alfabetik i teksteve, tiparet themelore të shqipes së shkruar nga Schiroi, fonologjis­ë me sistemin zanor dhe bashkëting­ëllor, morfologji­a dhe fjalëformi­mi, leksiku dhe çështje të tjera të rëndësishm­e...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania