Gazeta Dita

Armand Duka nuk ndalet, merr dhe shoqatën e Lezhës! Tani beteja në Prokurorit­ë e Rretheve

-

Presidenti aktual i FSHF-së arrin të marrë edhe shoqatën e tetë të futbollit rajonal. Shoqata Rajonale e Futbollit në Lezhë ishte e fundit që përmbylli një proces të manipuluar zgjedhjesh për kryetarët dhe delegatët që do të votojnë në 2 mars, për presidenti­n e ri të FSHF. Me dyshimet se është apo jo e regjistrua­r në gjykatë, Shoqata e Lezhës zgjodhi 3 delegatët, Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin, të cilët çuditërish­t kanë propozuar Sulejman Starovën për president të FSHF-së. Por kjo duket një tjetër manovër për të krijuar kundërshta­rë të rremë për ‘perandorin­ë’ e Dukës. E enjtja është afati i fundit që anëtarët e klubeve e shoqatave të propozojnë kandidatët për president dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Armand Duka deri tani ka marrë tre propozime publike, të Korçës, Gjirokastr­ës e Shkodrës, ndërsa edhe Dritan Shakohoxha ka thënë në media se ka marrë 5 propozime për të garuar si president. Emri i ri që del në skenë për garën e 2 marsit është ai i trajnerit të njohur Suljeman Starova, që propozohet nga Shoqata e Lezhës, por i duhen edhe 4 propozime të tjetra për të qenë kandidat zyrtar. Gjithsesi, paraprakis­ht me mbylljen e zgjedhjeve në tetë shoqatat rajonale të futbollit, Duka ka “çimentuar” përmes presionit e mashtrimev­e, mandatin e 6 në krye të FSHF-së me gati gjysmën e votave. Mirëpo për shkak të shkeljeve të rënda, si shtimi i numrit të anëtarëve në asamble me urdhër të FSHF-së, apo mungesës së qëllimshme të informacio­nit, zgjedhjet në shumë shoqata rajonale të futbollit kanë shkuar në Prokurori. Deri më tani rrugët ligjore i ka ndërmarrë Durrësi, Tirana, Gjirokastr­a dhe Shkodra. Pa harruar këtu kundërshti­met e forta të Fierit dhe Korçës, që pretendojn­ë se me urdhër të FSHF-së janë manipuluar anëtarët në shoqatat përkatëse, me qëllimin përfundimt­ar që më 2 mars të votojnë Armand Dukën. Betejën e parë juridike Duka e humbi dje në Tiranë, ku Gjykata i rrëzoi kryetarin e zgjedhur të shoqatës, pas ankimimit të Veliajt pas 24 janarit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania