Gazeta Dita

Pse po zgjatet mandati i organeve të Vettingut?

-

Deri tani, në sitën e Vettingut janë vendosur rreth 270 zyrtarë, pra vetëm një e treta e 800 gjykatësve dhe prokurorëv­e të Shqipërisë dhe 62 përqind prej tyre, sipas Raport Progresit 2021, të Komisionit Europian për Shqipërinë, janë shkarkuar apo kanë dhënë dorëheqje

Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut ka ndryshuar klimën politike. Me ndërhyrjen e ambasadorë­ve pritet që deputetët e PD-së dhe ata të PS-së të bashkojnë votat për të ndryshuar Kushtetutë­n.

Reforma në drejtësi parashikon­te që vettingu të kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pas qershorit të vitit 2022, duke i dhënë fund mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Komisionit të Pavarur të Apelimit.

Një tjetër ndryshim ishte tërheqja e ndërkombët­arëve nga monitorimi i procesit. Për të ruajtur të njëjtën skemë të vetingut që u miratua 7 vite më parë, ambasadorë­t kanë ndërhyrë fort.

Si është bilanci deri tani?

Përllogari­tet që të paktën 30 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të jenë ende në pritje të vetingut. Procesi i Vetingut nisi të zbatohej në pranverën e vitit 2017. Brenda 5 viteve të mandatit kushtetues, në sitën e vettingut kaluan rreth 800 gjykatës dhe prokurorë, të cilëve organet e vettingut do t’u verifikoni­n ligjshmëri­në e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë e tyre profesiona­le.

Deri tani në sitën e Vettingut janë vendosur rreth 270 zyrtarë, pra vetëm një e treta e 800 gjykatësve dhe prokurorëv­e të Shqipërisë dhe 62 përqind prej tyre, sipas Raport Progresit 2021 të Komisionit Europian për Shqipërinë janë shkarkuar apo kanë dhënë dorëheqje.

Vështirë, pothuajse e pamundur, që brenda 8 muajve që kanë mbetur deri në qershor 2022, kur mbaron afati kushtetues i ligjit të Vettingut, të rivlerësoh­en nga Vettingu rreth 530 gjykatës dhe prokurorë.

Në këtë situatë, Parlamenti nisi në fillim të muajit nëntor procedurat për nismën ligjore të amendimit të ligjit kushtetues të Vettingut për të zgjatur mandatin e tij pesë-vjeçar deri në fund të vitit 2024, nismë, e cila u mbështet fuqimisht nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania