Gazeta Dita

KUR ISHIM NJË HERË ME SHOKUN ENVER…

-

Shqipëri-moj qyqe, kaq keq ç’të dënoi, u djegtë në Ferr, kush të shkatërroi! Bëre mirë që shkule, me rrënjë komunizmin, sa ai të zhduku, analfabeti­zmin! Poshtë Komunizmi, që në ballë e vinim, se ai na bëri, elektrifik­imin! Poshtë dhe më poshtë, në hon e greminë, se falas për ty, kishte shëndetësi­në! Se qe kaq i poshtër, fare nuk e dinim, se falas ta bënte, të gjithë arsimimin! Turp të ketë që hapi, cep më cep spitalet, dhe malet bashkoi, për hidrocentr­alet! Turp e turp të ketë, që shokun Sali, e shkuli nga shpellat, ta bënte njeri. Turp e turp të ketë, Enver “zabërhani”, me atë ushtri, që dridhej Ballkani! S’di si e duruam, vërtetë “maskaranë”, që e mbushi vendin, plot me aropllanë! Turp e turp të kenë, gjithë ata zorzopa, që e mbushën vendin, me tanke e topa! Neve mjaft i kishim, pushkë e bajoneta, Enver “faqeziu”, pruri dhe raketa! Pruri dhe raketa, armë bashkëkoho­re, edhe ca nëndetëse, me armë bërthamore! Ai paska qenë, një “idiot” vërtet, hapte një minierë, ngrinte një qytet! Gjithë Kuksin e vjetër, e mbyti “jeziti”, sa hap e mbyll sytë, Kuksin e Ri ngriti! Turp të ketë vërtet, turp të ketë-or mik, se këto të liga, i bën një armik! Një armik i madh, për gjithë Shqipërinë, mund të ndalojë drogën, edhe kurvërinë! Turp-o turp i madh, përjetë do t’i mbetet, që i ngriti radhë, universite­tet! Me studentë e nxënës, ngriti dy qytete, dhe një majë thoi, nuk mori për vete! Turp të ketë që mbushi, depo të mëdha, se nga ato depo, ende hanë këta! Me dhjetëra tunele, për ne kish vulosur, këta shit e vidh, e s’paskan të sosur! Përse për Enverin, këta nxjerrin vrer? Se s’bëjnë dot vezën, e shokut Enver! Ende në fushata, premtojnë të tërë, ato që Enveri, me kohë i kish bërë! Tri punë Enveri, Rilindja premtoi, dhe zgjedhjet-pa mund, fuqishëm fitoi! Kohën e Enverit, të gjithën s’e dua, se mëndja akoma, s’më ka ikur mua! Ishte diktaturë, kishte dhe zinxhira, por po ta gjykojmë, kish më shumë të mira. Enveri e thoshte, dhe jo prej inatit: “Rroftë diktatura, e Proletaria­tit!” Për të parë se ç’ishte, atëherë jeta, kush është serioz, i vë ca piketa. Nëse do tamam, t’i bësh vlerësimet, duhet që patjetër, të bësh krahasimet. Nuk mund të gjykoj, si një maskara, kur e di çfarë gjeti, kur e di çfarë la! Tetëqind mijë e mori, Shqipërinë tonë, dhe shumë shpejt u bëmë, ne katër milionë.

Rritje popullsisë, me gati pesë herë, është një mrekulli, e shokut Enver.

Popullsia është, tregues kryesor, se këtu pushteti, ka qenë popullor.

Sot brezi i ri, duhet që ta dijë, se vdekja foshnjore, s’qe as një për mijë.

Ju them kritizerëv­e, të zbresin nga kali, se njeriu ishte, krye kapitali!

Ka vështirë ta thotë, tufa me idiotë, se këtu ka pasur, siguri të plotë!

Siguri të plotë, edhe absolute, kush rrojti aherë, s’thotë dot: “Kot ja fute!”

Dhe mund ta shikoni, vetëm nga kronika, sa njerëz në ditë, humb sot Republika!

Vetëm për një javë, këtu rruga vret, sa s’u vranë aherë, në dyzetë vjet! Ndaj po u them sot, gojëve të liga, nuk flitet me pordhë, po me statistika. Vërtet Shqipëria, u bë pa zinxhirë, por vallë a u bë, një vend më i mirë?! S’u bë më i mirë, vendi i të parëve, se e kanë braktisur, gjysma e shqiptarëv­e! Sot me mijëra ikin, në vende të tjera, ngjan sikur këtu, të ketë rënë kolera! Enveri ka ikur, tridhjetë vjet më parë, asnjë mrekulli, këtu nuk ka ngjarë! Këtë që do them, nuk e them nga vapa: Vendi s’shkoi përpara, por ka bërë prapa! 10 Gusht 2016

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania