Gazeta Dita

Belgjika nuk tërhiqet, zbulon organizatë­n shqipfolës­e të trafiku të drogës e parave, të përfshirë dhe zyrtarë

-

Belgjika nuk tërhiqet nga investigim­i dhe zbardhja e plotë e dosjes “toyota Yaris”, që autoritete­t ligjzbatue­se shqiptare e ‘lanë rrugës’. tre prokurorë kanë zbarkuar prej ditësh në tiranë, teksa dje dëshmoi edhe kryedemokr­ati Lulzim Basha, për herë të dytë pas vitit 2020. 3 prokurorë, 2 oficerë dhe një shef policie nga Belgjika, janë takuar me prokurorë të SPaK dhe të prokuroris­ë tiranë, pikërisht për zbardhjen e kësaj dosjeje, por edhe lidhur me hetimet për një grup kriminal të trafikut të drogës, të cilët pastrojnë paratë në Shqipëri. Ky grup shqipfolës i trafikut të drogës, është në qendër të hetimeve dhe pastron paratë e aktivitet kriminal, ku në të janë të përfshirë edhe zyrtarë, por ende nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë çështje. duket se belgët kanë zbuluar ‘kutinë e pandorës’ në këtë çështje dhe kanë gjetur emra të tjerë me peshë të përfshirë në rrjet, në një skemë të vjetër trafikimi dhe me dëme në ligjzbatim­in e vendit të tyre. Nuk jepen detaje nga hetimet e dosjes në Belgjikë, pasi sjellja profesiona­le është strikte nga prokurorët, duke mos publikuar më shumë se ç’duhet. Në Belgjikë janë nën akuzë të paktën 12 shqiptarë të tjerë për këtë çështje

dhe dyshohet se ka më shumë të implikuar, deri edhe zyrtarë shteti. Si u shfry në Shqipëri dosja “Toyota”. U gjetën 3,4 mln euro cash, por Vladi u gjykua vetëm për mosdeklari­m parash

Elvis Vladi është ndër të vetmit të dënuar nga Gjykata e tiranës me 1 vit e 6 muaj burg, për gjetjen e 3.4 milionë euro në Portin e durrësit, brenda një makine «toyota Yaris» në vitin 2018. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg. Çështja e nisur me bujë të madhe, është sfumuar në gjykim, ku Elvis Vladi u dënua për veprat e mosdeklari­mit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal”. Kujtojmë se kjo çështje në fillim u përdor si një ‹kal beteje› nga opozita shqiptare për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, taulant Balla. Por i rrezikuar për t›u marrë i pandehur si dekonspiru­es i operacioni­t, Kryetari i Pd-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit. ai bëri një denoncim në një fjalë në Kuvend, dy ditë para se të bllokohesh­in në portin e durrësit automjetet që vinin nga Belgjika,

në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh. Çfarë ndodhi me të akuzuarit e tjerë, si doli gjermani ‘pronar’ i parave!

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “toyota Yaris” në portin e durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-itali-Shqipëri. Menjëherë në vendngjarj­e policia arrestoi pronarin e kompanisë së transporti­t Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi alban Mollaymeri­n, biznesmeni­n që ka porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë.

Një shtetas gjerman pretendoi se ishin paratë e tij dhe se i kishte sjellë për të hapur biznes në Shqipëri por SPaK dhe GJKKO nuk ia pranuan duke e konsiderua­r të pabesueshë­m.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania