Gazeta Dita

Dje, 3 viktima dhe 604 raste të reja me Covid-19

-

Bien infektimet me koronaviru­s. Ministria e Shëndetësi­së bën me dije se përgjatë ditës së djeshme janë shënuar 3 humbje jete dhe

604 raste të reja infektimi në vend. Sipas të dhënave, përgjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me 604 qytetarë, në këto bashki: 222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastë­r, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastë­r, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Përrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë. Fatmirësis­ht vijon të jetë i lartë numri i të shëruarve. Autoritete­t shëndetëso­re sqarojnë se dje janë shëruar edhe 1505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë

Janë 10,636 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitale po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-76 vjeç”, raportoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, teksa u bëri apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania