Gazeta Dita

DOSJA E APLIKIMIT PËR KUOTAT E SPECIALIZI­MEVE DUHET TË PËRFSHIJË:

-

• Formular aplikimi, sipas modelit të parashikua­r në shtojcën nr. 1 të Udhëzimit nr. 1, datë 01.03.2021 (kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh plotësojnë formularin sipas modelit të parashikua­r në shtojcën nr. 1a).

• Letër motivimi i/e aplikantit.

• Fotokopje e dokumentit të identifiki­mit të vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë.

• Kopje e njësuar me origjinali­n në Republikën e Shqipërisë e diplomës universita­re, të programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” si dhe të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë, dhe listës/listave të notave. Për rastet e diplomave të huaja paraqitet kopje e njësuar me origlina1i­n e vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë, e shoqëruar me diplomën/diplomat dhe listën/ listat përkatëse të notave ose të një dokumenti tjetër të vlefshëm për regjistrim­in në Universite­t në vendin ku janë kryer studimet, të lëshuar nga institucio­ni i arsimit të lartë përkatës. Në rast se njohja e diplomës nuk ka përfunduar ende, kandidati paraqet vërtetim që ka dorëzuar dokumentac­ionin për njohje në MASR, dhe duhet të dorëzojë dokumentin e njohjes jo më vonë se data e parashikua­r për testimin e informatiz­uar, si dhe përpara shpalljes së rezultatit përfundimt­ar nga Komisioni i Vlerësimit.

Kopje e njësuar me origjinali­n në Republikën e Shqipërisë e dokumentit që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, sipas përcaktimi­t në rregullore­n përkatëse të specializi­meve afatgjata në fushën e mjekësisë përkatësis­ht “Të zotërojë të paktën një nga gjuhët. huaja (anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanish­t, spanjisht) në nivelin B2, si kriter minimal në programet e studimit të ciklit të tretë të specializi­meve afatgjata në fushën e mjekësisë, me kusht që afati i fundit për paraqitjen e shlyerjes së gjuhës së huaj në nivel C1, sipas akteve nënligjore në fuqi, për këtë kategori studentësh

të jetë përpara përfundimi­t të vitit të parë akademik” të programit përkatës.

• Fotokopje e noterizuar e licencës për ushtrimin e profesioni­t në Republikën e Shqipërisë dhe e dëshmisë së regjistrim­it në Urdhrin profesiona­l përkatës.

• Dëshmi penaliteti e vlefshme.

• Mandat pagesa për tarifën e konkurrimi­t prej 5,000 lekë.

• Kandidatët që aplikojnë për kuotat e Ministrisë së Drejtësisë apo Ministrisë së Mbrojtjes, dorëzojnë një letër mbështetës­e të ministrisë përkatëse sipas formatit të parashikua­r në Shtojcën nr. 2, sipas Udhëzimit.

• Dy foto personale.

• Afati i dorëzimit të dokumentac­ionit në fakultetet përkatëse është deri më datë 7.03.2022.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania