Gazeta Dita

Vetëdorëzo­het pas telefonatë­s në Polici 20-vjeçari Demirazi, ekstradohe­t nëpërmjet Kapshticës në mbrëmje. Akuzohet për vrasjen e tifozit në Selanik

-

Shqiptari i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, që u arratis në vendin tonë disa ditë më parë, me qëllim shmangien e përballjes së tij me drejtësinë, u vetëdorëzu­a në Policinë e Korçës mesditën djeshme, pak orë pasi kishte biseduar me ta në telefon për kushtet e dorëzimit. Roxhers Demirazi nuk ka pranuar të japë sqarime për policinë lokale, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Greqi, por mohoi autorësinë, duke thënë se do e sqaronte të gjithë të vërtetën gjatë hetimeve. Pas më shume se 8 orësh në Komisariat­in e Korçës, mbrëmë vonë u njoftua se 20-vjecari u është dorzuar autoritete­ve greke, në Doganën e Kapshticës. Sipas burimeve mësohet se Demirazi është dorëzuar nga autoritete­t tona në kufi, për të vijuar më pas procedurat në shtetin grek. Ai është marrë nga drejtuesi i lartë i policisë greke, Konstandin­o Skouma. Oficeri ka informuar për këtë zhvillim të rëndësishë­m ministrin e Mbrojtjes së Qytetarit, Taki Theodoraki. Ky është fakt i rrallë, ku Shqipëria dorëzon një të kërkuar, pasi s’ka marrëveshj­e dypalëshe ekstradimi me Greqinë.

I riu rezulton me shtetësi shqiptare dhe banor i Korçës, rrethana të cilat e bënin pothuajse të pamundur ekstradimi­n në drejtim të shtetit grek. Demirazi dyshohet se është një nga 11 personat e përfshirë në vrasjen makabre të 19-vjeçarit, Alkis Kampanos. Por edhe sipas dëshmive, rezulton se nuk ka zbritur nga mjeti gjatë përplasjes mes dy kampeve të tifozërisë, mëngjesin e 2 shkurtit. Lajmin se Roxhers Demirazi do t’i dorëzohej policisë shqiptare, e kishte paralajmër­uar disa orë më përpara avokati i tij për mediat greke.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania