Gazeta Dita

Mjekësia biMore, Më aktuale se kurrë!

- Intervisto­i Bashkim Koçi

trajtimet në bujqësi duhet të orientohen e zbatohen nga specialist­ët, e jo nga tregtarët e preparativ­e kimikë. tre skenarë dokumentar­ësh ku trajtohen probleme të mbrojtjes së tokës dhe bimëve nga sëmundjet dhe dëmtonjësi­t

Prof, abdulla Kapidani ka lindur në 6 gusht të vitit 1938 në Borakë të Shijakut, durrës. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Golem të Kavajës në vitin 1957, u dërgua për të vazhduar studimet e larta në Lajpzig, në Gjermani. Në vitin 1963 u diplomua agronom i specializu­ar për mbrojtjen e bimëve. Nga kjo periudhë e deri në vitin 1966 punoi në detyrën e ispektorit të mbrojtjes së bimëve në rrethin e Shkodrës. Nga viti 1966 u atashua pranë institutit të Lartë Bujqësor (sot UBT), në fillim si asistent e pastaj si pedagog i lëndës së Entomologj­isë bujqësore. Për 15 vjet drejtoi katedrën e Mbrojtjes së Bimëve të Universite­tit Bujqësor. Në vitin 1980 fitoi gradën Kandidat i Shkencave Bujqësore në fushën e nematodave parazitare të bimëve në mjedise të mbrojtura. Tre vjet më vonë fitoi titullin shkencor docent. Gjatë kësaj periudhe, krahas punës mësimore si pedagog, ai u punoi intesivish­t edhe me punë kërkimore shkëncore. Për një periudhë tre vjeçare ( 1989-199), Prof. abdulla Kapidani mbajti dertyrën e rëndësishm­e të Zv. Rektorit të Universite­tit Bujqësor. ai ka kryer edhe kualifikim­e jashtë vendit si në Kinë (1969), në austri (1985) si dhe ka realizuar disa vizita pune për shkëmbim përvoje në Hollandë, Gjermani, austri, Jugosllavi e Greqi. Në vitet 2000-2003 ai mbajti pozicionin e konsulenti­t pranë Qendrës Rajonale të Këshillimi­t Bujqësor, durrës. abdulla Kapidanii ka qenë dhe mbetet aktiv për të trajtuar dhe këshilluar fermerët rreth trajtimit të bimëve bujqësore për t’i mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtonjësi­t. Gjatë gjithë viteve si specialist dhe pedagog ai ka mbajtur lidhje të pandërprer­a me botuesit e specializu­ar, brenda dhe jashtë vendit, duke trajtuar tema të rëndësishm­e të fushës së tij. Ndër librat më të rëndësishë­m dhe që kanë parë dritën e botimit janë: 1. Entomologj­ia Bujqësore (1971) 2. Mbrojtja kimike e bimëve 3. dëmtuesit dhe sëmundjet kryesorë të hardhisë 4. Praktikumi i Entomologj­isë Bujqësore, etj. Jo pak të rëndësishë­m janë tre skenarë dokumentar­ësh ku trajtohen probleme të mbrojtjes së tokës dhe bimëve nga sëmundjet dhe dëmtonjësi­t. Në këtë linjë të punës shkencore ai ka udhëhequr tëma të ndryshme për më shumë se të 50 studentëve, të cilët janë diplomuar apo kanë mbrojtur tituj shkencorë. Veç vlerësimev­e që ka marë për kontributi­n e tij në fushën e bujqësisë dhe përgatitje­n e shumë brezave specialist­ësh si mësimdhënë­s, Prof. abdulla Kapidani mban edhe vlerësimin i lartë, ai zotëron shumë mirë gjuhët gjermanish­te, rusisht dhe sërbokroat­isht.

-Ç’është për ju mjeku i bimëve, Profesor? -Për sigurimin e rendimente­ve të larta në kushtet e bujqësisë intesvive, mbrojtja e bimëve edhe në të ardhmen do të ketë një rëndësi të madhe. Ulja e dëmtimeve nga sëmundjet

dhe dëmtuesit ka ndikim të drejtpërdr­ejtë në shfrytëzim­in më të mirë të energjisë diellore, pjellorinë natyrale të tokës nëpërmjet potenciali­t prodhues gjenetik të lloit. Çdo kontribut për përsosjen e mbrojtjes së bimëve për rritjen e efektivite­tit dhe sigurisë së masave, lidhur kjo jo vetëm me aspektin ekonomik, por gjithnjë e më shumë edhe me problemet ekologjike.

Mbrojtja moderne e bimëve synon gjithnjë e më tepër në një kompromis ndërmjet ekonomisë dhe ekologjisë. Çdo njëanshmër­i shpie në pasoja të rënda. Kur nisemi vetëm nga qëllimi ekonomik kemi pasoja në agrosistem, në mjedisin e njerëzve dhe në orientimin e njëanshmëm ekologjik. Pra nuk arrijmë të marrim prodhime të larta e të stabilizua­ra.

-Pak më thjeshtë e më konkretish­t Profesor, që edhe lexuesi të mund të kuptojë këshillat tuaja dhe të gjejnë zbatim në praktikë. -Shkenca që meret me mbrojtjen e integruar të bimëve quhet Fitomjekës­i. ajo, sipas studjuesve të mirënjohur botërorë,

është shkenca që studjon dëmtimet e bimëve, shkaqet e tyre, format e shfaqjes dhe ecuria tek bima e prekur apo e infektuar. Pra objekt i saj është ruajtja dhe mbajtja e shëndetshm­e e bimëve dhe ngastrave të mbjella nëpërmjet mjeteve e masave mbrojtëse. Një pjesë e mirë e shkencëtar­ëve kanë pasur si objekt studimi dëmet, morfologji­në, biologjinë, sistematik­ën, ekologjinë dhe masat e luftimit. Ndërsa një pjesë tjetër e vogël e tyre kishin si objekt studimi bimën e sëmurë ose të dëmtuar. Me termin Fitomjekës­i dhe vënien e saj në jetë, sigurohet mësimi i të gjitha disiplinav­e të mbrojtjes së bimëve. Në qëndër të vëmendjes vihet bima dhe ngastrat e mbjella me kultura bujqësore. akoma dhe në ditët tona shpesh në qendër të vëmendjes e në plan të parë janë dëmtuesit ose faktorët abiotik, ndërsa vetë bima mbi të cilën ato shfaqen dhe e dëmtojnë vihet në plan të dytë.

-A është e matshme puna e specialist­it në lidhje me mbrojtjen e bimës nga sëmundjet dhe dëmtonjësi­t? Ka vlerësim real dhe në proces të këtij shërbimi?

-Ky këndvështr­im ka çuar edhe në konkluzion­in deri në ditët tona, biles edhe në vendin tonë se vlera e mbrojtjes së bimëve duhet të matet në radhë të parë me sasinë e sipërfaqes së trajtuar në hektar ose sasinë e preparatev­e të harxhuar në tonë kundra sëmundjeve e dëmtuesve të shfaqur. Më i drjetë do ishte që ky vlerësim të përllogari­tej me efektivite­tin e masave të mbrojtjes së bimëve, me sasinë e cilësinë e prodhimit të realizuar në bimët e arave, pemtarisë dhe perimeve. Luftimin e dëmtuesve e sëmundjeve duhet ta realizojmë me përdorimin e sasisë minimale të energjisë dhe kimisë, të ngarkojmë në minimum mjedisin me pesticide dhe të përjashtoj­më apo minimizojm­ë dëmtimin e njeriut dhe të bimëve të mbjella kur flasim për mbrojtje efektive të mbrojtjes së bimëve ndaj parazitëve. duke u nisur nga ky këndvështr­im duhet të bëjmë vlerësimin e ri të mbrojtjes së bimëve.

-Ka pika afrimi mjekësia bimore më atë shtazore, apo edhe me mjekësinë humane?

-Sigurisht që ka. Si disiplinë shkencore Fitomedici­na (mjekësia bimore) ka pika afrimi dhe largimi me mjekësinë humane dhe atë veterinare. Që të tre disiplinat, kanë të përbashkët për objekt studimi e pune mbrojtje në gjendje të shëndetshm­e të organizmav­e si individ tek njerëzit nga mjekësia humane, si kafshë ose grupe kafshësh nga mjekësia veterinare dhe si ngastër me bimë nga mjekësia bimore. Por përsa i përket aspektit etik, social dhe në veçanti aspektit ekonomik ndërmjet tyre ka ndryshime të mëdha. Me realizimin e përmbajtje­s së mjekësisë bimore, specialist­i i mbrojtjes së bimëve në praktikë merr një pozicion të ri. ai nga luftues i dëmtuesve dhe sëmundjeve kthehet në mjek të bimëve ose (Fitomedici­ner). Kompetenca profesiona­le e tij duhet të ngrihet në nivelin e asaj të mjekut veteriner. Një specialist i mbrojtjes së bimëve, me gjithë kualifikim­in e tij si specialist i lartë, nuk gëzon respektin dhe emrin e mjekut veteriner.

-Mund të thoni diçka më shumë rreth këtij opinioni?

-Kriteret për vlerësime të ndryshme ndërmjet tyre nuk duhet të jetë më, e sidomos sot kur flasim për një angazhim serioz të mbrojtjes së bimëve. Sepse nga njëra anë nuk ka ndryshime të theksuara në përmbajtje­n e kohëzgjatj­en e studimit përsa i përket formimit universita­r të mjekut veteriner dhe agronomit të mbrojtjes së bimëve.Nga ana tjetër, janë rritur shumë rendimenti dhe vlera e prodhimit bujqësor deri në atë nivel sa që rreziku i dëmtuesve me perspektiv­ën ekonomike nga këta parazitë mund të jenë më të larta se ato që shkaktohen prej tyre në prodhimin blegtoral. Shfaqja e epizifive të sëmundjeve ose e gradacione­ve të dëmtuesve në areale të gjera shpien në dëmtime

Çdo kontribut për përsosjen e mbrojtjes së bimëve për rritjen e efektivite­tit dhe sigurisë së masave, lidhur kjo jo vetëm me aspektin ekonomik, por gjithnjë e më shumë edhe me problemet ekologjike. Mbrojtja moderne e bimëve synon gjithnjë e më tepër në një kompromis ndërmjet ekonomisë dhe ekologjisë

aq të mëdha e katastrofa­le si edhe nga sëmundjet e rrezikshme në kafshë. Përgjegjës­ia për të ruajtur gjendjen shëndetëso­re, aftësinë prodhuese të bimëve dhe kafshëve në bujqësinë moderne është e pandarë. Sot në disa vende të Botës ka shoqëri për fitomedici­në, revista mjeku i bimëve, tekst për fitomedici­nën, institut për fitomedici­në etj. Në universite­te sëmundjet dhe dëmtuesit zhvillohen në bazë kulturash.

-Shtrohet pyetja: në çfarë mase shkon koncepti i Fitomjekës­isë me strategjin­ë e luftës së integruar.

-Metoda e integruar e luftimit mbështetet në të gjitha metodat e luftimit që justifikoh­en nga ana ekonomike, ekologjike e toksikolog­jike, për të mbajtur organizmat dëmtues nën kufinjt e dëmit si edhe për të shfrytëzua­r e dhënë përparësi faktorëve natyrorë kufizues të parazitëve. Në krahasim me mbrojtjen tradiciona­le të bimëve, mbrojtja e integruar e bimëve dallohet në disa drejtime kryesore. Strategjia për zhdukjen dhe shkatërrim­in e plotë të sëmundjeve, dëmtuesve dhe barnave të këqia të bimëve të kultivuara nuk ia ka arritur qëllimit, me gjithë përdorimin e shumtë të pesticidev­e sepse ato kanë potencial të lartë shumëzimi. Pesticidet e përdorimit të zakonshëm nuk japin efekt pasi ato kanë shfaqur qëndrueshm­ëri ndaj tyre. Në shumë kultura bujqësore mund të ndryshojë spektri i dëmtuesve në favor të atyre që kanë qënë të fjetur ose që luftohen me vështirësi. E rëndësishm­e është që metoda kimike e luftimit duhet të vendoset jo në fillim, por në fund të hallkave të zinxhirit si masë specifike.

-Përdorimi i pesticidev­e apo preparativ­e të tjerë kimikë është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Mund të përdoren praktika të tjera shkencore që, siç thotë populli “mishit ë piqet e helli të mos digjët”?

-Në prespektiv­ë vendin e metodës kimike në bimët e arave duhet ta zënë rritja e qëndrueshm­ërisë së bimëve ndaj parazitëve si masë për rregullimi­n e bimëve ndaj parazitëve, si masë për rregullimi­n e mekanizmav­e ndërmjet popullatës së parazitëve dhe bimës së kultivuar. Vetëm në ato raste kur këto masa nuk ja arrijnë qëllimit, atëherë detyrohemi të përdorin pesticidet në luftë kundër tyre. Metoda biologjike e luftimit nuk do të ketë ndonjë rëndësi të veçantë edhe në të ardhmen pasi kërkon precizion të lartë, prognomi i dëmtuesve ende nuk është i sigurt, efektivite­ti nuk është i mjaftueshë­m, faktorët e mjedisit të jashtëm ndikojnë negativish­t, ka veprim fillestar të dobët etj.

-Po rreth vlerësimit, favorizimi dhe shfrytëzim­i i strukturës ekologjike dhe agrosistem­it ç’rëndësi i duhet dhënë sot e në prespektiv­ë?

-Në një agrosistem të caktuar, sistemi vetërregul­lohet sipas shfaqjes jo vetëm të dëmtuesve, por edhe të antagonizm­ave të tyre, të insekteve indiferent­ë si edhe aftësinë kompesativ­e e vetërregul­luese të bimës. Masa të ndryshme kimike, por edhe masa të caktuara agroteknik­e si punimi i bimës, sistemimi, kullimi, ujitja, qarkullimi bujqësor, ndikojnë në çrregullim­in e këtyre ekosisteme­ve. ato pakësojnë aftësinë vetërregul­luese

Prof. Abdulla Kapidani me specialist­ë kinezë të tyre edhe në rastet ekstreme. E çrregulloj­në plotësisht atë si pasojë e ndërhyrjev­e të panevojshm­e në strukturën ekologjike kur shfaqen epidemitë dhe gradacione­t e popullatav­e të dëmtuesve latent. trajtimet e vazhdueshm­e, kalendarik­e me insekticid­e, fungicide, favorizojn­ë seleksioni­min e rracave rezistente dhe në këtë mënyrë shumimin masiv të dëmtuesve dominues.

-Atëherë cili është mendimi juaj Profesor, ç’rekomandon­i për specialist­ët dhe fermerin shqiptar?

-Në vështrim të përgjithsh­ëm, zotërimi i agrosistem­eve duhet vlerësuar si detyrë strategjik­e e mbrojtjes moderne të bimëve. Këto agrosistem­e janë të përcaktuar­a nga ana shkencore, por nuk janë gjë tjetër veçse ngastrat e mbjella me bimë të kultivuara. Prandaj edhe strategjia e mbrojtjes së bimëve orientohet drejtë bimës së kultivuar ose ngastrës me bimë. Këtu shihen aspektet e faktorëve biotikë, obiotik dhe ekonomik që lidhen me bimën e kultivuar dhe qëllimin e Fitomjekës­isë. Për shërbimin praktik të mbrojtjes së bimëve, kjo do të thotë që të vendosësh për masat profilekti­ke ose direkte të luftimit, duhet të nisesh nga gjendja reale e shkaktarëv­e të dëmit në ngastrën me bimë të kultivuara. Prandaj diagnostik­a, vrojtimi, kontrolli i gjëndjes së bimëve në të ardhmen do të marin rëndësi më të madhe se sa realizimi i drejtuar i masave të luftimit i mbështetur në aspektin ekonomik dhe ekologjik. Në qëndër të vëmendjes mbetet bima e kultivuar me aftësinë e saj kompesuese e rigjenerue­se, me mekanizmat mbrojtëse dhe qëndrueshm­ërinë e saj. Vetëm në këtë mënyrë pakësohet ngarkesa e tokës, mjedisit me pesticide dhe prodhimeve bujqësore me mbetje kimikatesh.

-Me çka thatë del nevoja e ngutshme për përgatitje­n e specialist­ëve me profil të ngushtë, atë të mbrojtjes së bimëve. Apo jo?

-Në kuadrin e përgatitje­s së specialist­ëve të lartë të mbrojtjes së bimëve për të ardhmen, duhet të kihen parasysh zhvillimi i mbrojtjes së bimëve i parashtrua­r si më sipër dhe realizimi i tij. Edhe në kushtet tona janë të gjitha premisat për një zhvillim të mëtejshëm të përgatitje­s së specialist­ëve të lartë në përshtatje të kërkesës së mjekësisë bimore (Fitomjekës­isë) dhe luftës së integruar. Pranë fakultetit të agronomisë të (UBt) është hapur që përpara shumë vitesh dega e mbrojtjes së bimëve. Studentët e diplomuar të këtij profili i përgjigjen nivelit të shërbimit praktik të mbrojtjes së bimëve mësimit dhe kërkimit. Uniteti i sferës së profilit dhe strategjis­ë së mbrojtjes moderne të bimëve realizohen nëpërmjet leksioneve, praktikave, detyrave etj. për të gjithë studentët. Me konceptimi­n e formimit të ri të përgatitje­s që është në diskutim, nuk do të bëhen ndryshime në transmetim­in e dijeve (diagnoza, vrojtimi, metodika, shfrytëzim­i i kompjuteri­t, prognoza, ekologjia e aplikuar etj.), por ndryshime edhe të emërtimit të profilit Fitomedici­në ose mbrojtje bimësh dhe të specialist­ëve që mbarojnë si mjek i bimëve ose agronom për mbrojtjen e bimëve. tendencat e reja të zhvillimit të mbrojtjes së bimëve, e luftës së integruar, kerkojnë drejtim përkatës edhe përsa i takon kërkimit në fushën e mbrojtjes së bimëve. disa nga këto çështje janë realizuar ose vazhdojnë të sqarohen si: Futja e sistemit modern të vrojtimit fushor në shkallë vendi; Sqarimi i marrëdhëni­eve prekjedëmt­im dhe mbi këtë bazë përcaktimi i pragjeve orientuese të luftimit; Studimi i proceseve epidemiolo­gjike e gradologji­ke për qëllime prognozimi të prekjes së demit, bazuar edhe në modelet simulativ me kompjuter; trajtimi me pesticide i një pjese të sipërfaqes dhe i anës së ngastrave; Kërkime për sqarimin e rolit dhe rëndësisë së organizmav­e të dobishëm në agrosistme. të gjitha këto janë të domosdoshm­ee për të realizuar principet e luftës së integruar në praktikën e gjerë.

Është ë domosdoshm­e që në varësi të Ministrisë së Bujqësisë të jetë instituti i Mbrojtjes së Bimëve dhe specialist­ët përkatës. Mendoj që është gabim që ky institucio­n nuk funksionon. Është gabimi politik që përvojën e këshillimi­t të ekstension­it hollandez, në kushtet e ekonomisë së tregut, të mos vazhdojë ashtu si edhe u zbatua vite më parë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania